Karlo Ançeloti nuk ka kursyer kritikat ndaj gjyqtarëve pas fitores 2-1 të PSZH në Ligën e Kampioneve, për dy episode që sipas tij i kanë dhënë mundësinë Valencias të qëndrojë në garë dhe të rrezikojë kualifikimin e parisienëve.
“Ndërhyrja e Ibrahimoviç është një faull normal, nuk e kuptoj se si mund të jepet kështu një karton i kuq. Kjo është shumë e pabesueshme për mua. Edhe goli i anuluar i Verratit ishte i rregullt, nuk kishte pozicion jashtë loje”, tha trajneri italian për episodin që do të çonte ndeshjen në rezultatin 3-0 për skuadrën e tij.
“Skuadra në fushën e lojës u shpreh shumë mirë, duke bërë gjëra të rëndësishme si nga ana mbrojtëse, ashtu edhe në aspektin sulmues. Jam shumë i lumtur për atë që djemtë arritën të shprehin në fushën e lojës ndaj një skuadre të mirë si Valencia.”.
“Por edhe në ndeshjen e kthimit duhet shumë kujdes, ishte një mëkat që pësuam golin e Rami në minutën e fundit dhe më pas erdhi karton i kuq i Ibrahimoviç”, tha ai për sulmuesin suedez që do të mungojë në sfidën e dytë, ashtu si mesfushori Verrati të cilit iu bënë dy kartonë të verdhë pas atij që mori mbrëmë.
viçi i shkeli me taka kembet e te dy kundershtareve
u fut me qellim te keq,per ti demtuar
anceloti mund te jete cfardo –por jo -tranjer-..nderhyrja e– ibrahimo–vicit–ndaj dy lojtarve te valencias ishte–masakrim–..gjyqtari veproi ne menyre te drejte-ne dheniene kartonit te kuq per te-(ibrahim-o-vicin)–…
Idjoti boshnjak beri nderhyrje me qellim me te dy spanollet,dhe UEFA duhet ta pezulloj me shume,ndoshta me 3 ndeshje.