Juventusi me gjashtë shqiptarë te moshat

12 Shkurt 2013, 16:48Sport TEMA

Jo vetëm skuadrat zvicerane janë të populluara me futbollistë shqiptarë. Edhe në Itali është duke u krijuar një ‘modë’ e tillë dhe kjo, jo më pak se te kampioni i futbollit të këtij vendi, skuadra e Juventusit. ‘Zonja e Vjetër’ nga Torino numëron gjashtë shqiptarë, që nga kategoria e të rinjve deri te skuadra e parë.

Vitin e kaluar, Juventus transferoi nga Empoli talentin shqiptar, Elvis Kabashi, për afro 3 milionë euro, duke u konsideruar njëri nga talentët më me perspektivë në futbollin italian. Madje, ai u përfshi këtë vit edhe në skuadrën e parë të Antonio Kontes, mirëpo vetëm në stolin rezervë. Siç po shkojnë punët, mund të pritet debutimi i tij gjatë këtij viti me skuadrën e parë të ‘bardhezinjëve’.

Përveç Kabashit, në mesin e futbollistëve shqiptar në këtë klub është edhe mesfushori Françesko Tahiraj. Talenti 16-vjeçar, Tahiraj, luan me skuadrën U17 të Juves. “Jam pjesë e Juventusit me skuadrën deri në 17-vjeç. Punët janë duke ecur mirë për mua. Deri tani, edhe ndeshjet kanë qenë të mjaftueshme për të treguar cilësitë e mia”, deklaroi në një prononcim për gazetën ‘Tribuna’, mesfushori shqiptar.

Ai theksoi se ndihet i lumtur me faktin se janë pesë shqiptarë tani që veshin fanellën e skuadrës së madhe italiane. “Tani në skuadër jemi pesë futbollistë shqiptarë. Jemi unë, Entonio, Elvisi, Alesio, si dhe Armando. Jam i lumtur për një fakt të tillë”, u shpreh Tahiraj. Entonjo Elezaj luan si portier, po ashtu me skuadrën U17, ndërsa pjesë e Juves është edhe dyshja Alesio Mema dhe Armando Sylka.

Në verë vjen Maloku

Për të çuar në gjashtë numrin e futbollistëve shqiptarë te Juventusi, u përkujdes Elvir Maloku. Ky i fundit ka nënshkruar kontratë me skuadrën e famshme italiane, ndërsa do t’i bashkohet asaj gjatë merkatos së verës. Futbollisti 16-vjeçar u transferua te Juvja nga kroatët e Rijekës, ndërsa po kërkohej edhe nga disa skuadra të tjera evropiane. “Ai ende nuk është bashkuar me ne. Po flitet se e kanë marrë, ndërsa do të bashkohet me ne gjatë verës”, njoftoi Tahiraj për ardhjen e bashkëvendasit të tij te Juve.

5 komente në “Juventusi me gjashtë shqiptarë te moshat”

  1. tourkofagos says:

    me pak fjale,Juve do te katandiset ne skuader korrakesh………..

  2. TOTILA says:

    Keto qe shkruani ju per JUVEN qe ka lojtare shqiptare me MOSHAT ,NUK E SHTE LAJM ,se edhe ata SHQIPTARE QE LUAJNE TEK MOSHAT do te behen si XHAMADAN SHAL-QIRI ,apo GRANIT SHKEMB–XHAKA ,MEDIOKER ,PA DASHUR TE OFENDOJ ,KETA FILIZA TE RINJ. Po ne se ne do t’i perkedhelim shume tani qe jane shume te rinj ATYRE DO T’U RRITET MENDJA .LAJM eshte se sot JUVENTUSI ja HOQI CELTIKUT LLASTIKUN E BREKEVE .Une e kishja paralajmeruar qe JUVENTUSI DO T’A DEGJENERONTE LLASTIKUN ,por disa blogista ketu nuk donin t’a besonin ,pamvaresisht se une kembengul gjithmone dhe ate qe them m’a verteton koha menjehere .E kam thene dhe sot ne mengjes dhe e perseris qe do te kishja qejf nje takim per ne CEREKFINALE JUVENTUS VS REAL ,me qellim qe MURINJO LEGENI T’I PAKETONTE PLACKAT ME PERPARA SE TE PERFUNDOJE LA–LIGA . Une nuk e kuptoj akoma se si ekipe te tilla lihen nga U.E.F.A te vazhdojne ne CHAMPIONS LEAGUE DHE ELEMINOHEN TE TJERE SI CHELSEA ,apo M .CITY ,APO lihen te vazhdojne me tej SHAHTARET E DONESKUT TE QETE . NJE gje me beri pershtypje : LLASTIKU nuk gjuajti ne porten e JUVES ne pjesen e dyte asnjehere ,kur JUVENTUSI 20 MINUTAT E PJESES SE DYTE E LA LLASTIKUN TE LUAJE ,pastsj JUVENTUSI vajti 4 here ne porte dhe beri 2 GOLA .

  3. Genti says:

    Po ti o koraku i greqise,tani qe do te heqin pensioni ,do vazhdosh prap te lehesh…sa per turkofagos,turqite ju hane me gjithe lecka,e keni provuare,kur ju vune perpara si delete,dhe ju zhduken nga stambolli,plote 1milion greke.

  4. TOTILA says:

    GENTI —-je teoer i sakte ,ashtu ka ndodhur.

  5. Julian says:

    Si ka mundesi qe te gjithe Shqiptaret shkelqejne kudo qe vene dhe jo ne Shqiperi?Flas per te gjitha fushat jo vetem sportet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje