Samuel Eto’o ka lëshuar një deklaratë “bombë”, duke akuzuar publikisht Federatën e Futbollit të Kamerunit se po përpiqet që ta vrasë, për shkak se prej më shumë se një viti ai akuzon korrupsionin dhe keqmenaxhimin e futbollit në vendlindjen e tij.
Sulmuesi, që aktualisht gjendet te Anzhi në Rusi, nuk ka ngurruar që në video-intervistën e tij të dhënë nëpërmjet internetit për revistën vendase “Je Wande”, të bëjë të ditur se ka marrë kërcënime për vdekje.
“Drejtuesit e Federatës së Kamerunit po bëjnë atentat kundër jetës time, duan të më vrasin. Tani jetoj me një grup truprojash dhe një prej tyre fle para derës sime. Nuk e bëj për snobizëm, por për sigurinë time”, tha sulmuesi në këtë intervistë të tij.
“Sot e kësaj dite, nuk vesh fanellat që më jep federata kur jam në kombëtare, por i kërkoj direkt nga kompania “Puma”, të ndryshme nga shokët e mi të skuadrës, për të evituar që të hedhin helm në materialin që mbaj në trup”, ishte deklarata e bujshme e Eto’o i cili më pas ka akuzuar përsëri për paaftësi dhe korrupsion drejtuesit e Federatës së Futbollit në vendlindjen e tij.
“Janë disa zotërinj që duan të vazhdojnë të menaxhojnë paratë e ne futbollistëve dhe i lejojnë vetes luksin të udhëtojnë në klasin e parë, të jetojnë në shtëpi të bukura, të nisin makina të bukura, duke menduar se po e bëjnë këtë me djersën e ballit. Në realitet, këta persona mendojnë vetëm si të mbushin xhepat e tyre. Çdo person brenda Federatës dëshiron vetëm të fitojë më shumë dhe të mbushë xhepat. Çdo person brenda FECAFOOT (Federata Kamerunase e Futbollit), dëshiron vetëm të fitojë sa më shumë para”, tha Eto’o në këtë intervistë të tij tronditëse.
Ik ore trap, merr ato 20 milion euro ne vit e kris bythen
http://fashionguests.blogspot.com/2013/02/ro-and-her-family.html
Nuk harroni cdo lloj bythziu pa nxjerr dhe harroni Alfred Zijain e Flamurtarit te Vlores, qe u nda nga jeta keto dite.
Futbollist qe dha kontributin e vet ne shkelqimin e atij Flamurtari, qe na beri te gjitheve krenar si shqiptare.
Dikush qe e ka njohur nga afer, dikush qe ka punuar me te, te shkruaje nje shkrim per kete futbollist, qe u nda nga jeta shume i ri.
O Horri, vertet ka vdekur Fred Zijai?
Po me vjen shume keq, ngushellime familjes!
Alfred Zijai ishte “armik”,sepse ishte i djathte ndaj nuk ka vend te kjo fletushke e kuqe.
..ktu ne SHQIPERI eshte me keq se ne KAMERUN..,dhe nuk ka dale ndonje BURRE si ETTO-ja..,qe ti denoncoje!?..