Jarmolenko, objektivi i radhës i Murinjos

8 Shkurt 2013, 12:29Sport TEMA

Andri Jarmolenko është sulmuesi që Zhoze Murinjo ka piketuar si përforcimin e ardhshëm të Real Madrid. Trajneri portugez ka dërguar asistentët e tij, Aitor Karanka dhe Rui Faria në stadiumin e Seviljes, ku është zhvilluar ndeshja miqësore mes Ukrainës dhe Norvegjisë dhe ku 23 vjeçari shkëlqeu me lojën e tij.

Dy asistentët e Murinjos u vunë re në shkallët e stadiumit duke mbajtur shënime për lojtarin i cili ishte protagonisti absolut i ndeshjes duke nisur aksionin e golit të parë dhe duke shënuar vetë të dytin në suksesin 2-0 të Ukrainës. Të dy u larguan vetëm në momentin kur trajneri i Ukrainës e zëvendësoi atë në pjesën e dytë të ndeshjes.

Dinamo Kiev ka një kontratë deri në vitin 2015 me futbollistin, dhe sipas asaj që është mësuar, ai vlerësohet 22 milion euro, shifër e cila i është konfirmuar Milanit, skuadrës që është interesuar për gjatë verës së kaluar.

Menaxheri i tij, Mikhail Gulordava, ka bërë të ditur se vetëm për një shumë të tillë ai mund të lëvizje nga Dinamo Kiev.

“Pronari i Dinamos, Igor Surkhis, ishte ai që hodhi poshtë çdo ofertë të Milanit. Ai është shumë i pasur dhe nuk e sheh të nevojshme të shesë lojtarë. Çdo ofertë që bëhet, duhet të jetë shumë tërheqëse”, tha ai.

1 komente në “Jarmolenko, objektivi i radhës i Murinjos”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Respekt dhe nderim per nje nga yjet e futbollit vlonjat, Alfred Zijai, i cili u nda nga jeta nga nje semundje e rende.
    Alfred Zijai ish futbollist i Flamurtarit te Vores, ne kohet e arta, kur barazonte me Barcelonen, kur fitonte ne mes te Beogradit me golin e shkelqyer te Kushtes, me Partizanin e Beogradit, ishte nje lojtar cilesor dhe shume kontribues ne lojen e Flamurtarit.
    NDERIM dhe RESPEKT, ketij djali te Vlores, qe u nda nga jeta ne moshen e tij me te mire.
    Ngushellime familjes, i perjetshem qofte kujtimi i ketij djaloshi te mire te Vlores dhe te Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje