Ronaldo: Për ditëlindje dua Ligën e Kampioneve

6 Shkurt 2013, 17:39Sport TEMA

Dëshira e Kristiano Ronaldos për ditëlindjen e tij të 28-të është që në fund të këtij sezoni të fitojë trofeun më të lakmuar për klube në Evropë, Ligën e Kampioneve. Futbollisti ka pranuar se kjo është ëndrra e tij për veten dhe për klubin që po e ndjek prej shumë kohësh trofeun e 10-të dhe nuk po arrin ta fitojë atë.

“Dhurata e parë që kërkoj në të ardhmen është Liga e Kampioneve, që është shumë e veçantë edhe për Real Madrid pasi e kërkon prej shumë vitesh pa e fituar dhe e njëjta gjë mund të thuhet edhe për mua. Liga e Kampioneve është maksimumi për një futbollist dhe unë kam shumë shpresë se mund ta fitojmë në këtë vit. Tani u bënë 10 vite që luaj si profesionist dhe e di që më presin shumë sfida përpara edhe në këtë sezon, si Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampioneve, pasi kampionati e di që është i vështirë”, tha Ronaldo në një intervistë të dhënë për “AS”.

Ndonëse mediat spanjolle aludojnë se forma e rigjetur e lojtarit ka lidhje me propozimin për rinovim të kontratës së tij, me përmirësimin e ndjeshëm të rrogës, vetë portugezi nuk ka dashur të komentojë këtë temë.

“Çfarë ka ndryshuar që nga periudha kur thashë se jam i trishtuar? Kanë ndryshuar shumë gjëra, pasi bëj atë që më pëlqen, luaj futboll, ndërsa ndjehem mirë në fushë me miqtë e mi. Ka ndryshuar edhe mënyra ime për të menduar, ndaj në këtë moment ndjehem më mirë se kurrë. Rinovimi? Nuk dua të flas për këtë temë pasi tani në mendje kam vetëm të fitoj trofe me Realin në këtë sezon. Ju betohem për djalin tim se trishtimi im asnjëherë nuk kishte lidhje me çështje ekonomike”, deklaroi portugezi në intervistën e tij.

3 komente në “Ronaldo: Për ditëlindje dua Ligën e Kampioneve”

  1. TOTILA says:

    Do fitosh te semes tende ,QURRAVEC,BASHIBOZUK,MERCENAR .Pamvaresisht ngritjes se rroges RONALDA TRISTA ,do iki bashke me MURINJON ,sepse zot i vehtes se tij eshte vetem MURINJUA . Pse si do thote RONALDA ,QE UNE NUK DO TE FITOJ,JO se ai nuk mund te justifikoje rrogen qe merr.

  2. argenti says:

    nje cope M… me M te madhe do fitosh o kryetari i shoqates se pederasteve….kthehu ne Angli se atje sapo kane miratuar ligjin e gay-ve,mbase do gjesh ndonje kurve si vetja andej

  3. paemer says:

    Keta qe prishin gojen ne nje lajm te tille jane losers. Shikoni ore punentuaj, ky eshte miliarder dhe i ka me djerse. Po ti more argent ca je, apo ndonje kosovar qe rri me benevreke gjith diten?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje