Venger: Mesi nuk e meritoi “Topin e Artë”

6 Shkurt 2013, 12:38Sport TEMA

Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, ka thënë se Lionel Mesi nuk e meritonte fitimin e “Topit të Artë” këtë vit. Venger ka pranuar se e adhuron lojën e Mesit, por sipas tij, argjentinasi nuk fitoi asgjë sezonin që lamë pas dhe ky trofe duhej t’i jepet njërit prej Kristiano Ronaldos dhe Andres Iniestas.

“Për mua Mesi sigurisht që është lojtari më i mirë që kam parë, por besoj se këtë vit ai vërtet është shpërblyer për atë çfarë ka bërë individualisht, se sa për atë çfarë ka fituar me ekipin e tij. Është e qartë se ai nuk ka qenë në një ekip që ka fituar gjithçka.

Ai nuk e fitoi Ligën e Kampionëve, ai nuk e fitoi Ligën e Spanjës, dhe ai nuk fitoi asgjë me vendin e tij, por individualisht është e vërtetë se ka qenë një vit i jashtëzakonshëm, të shënosh 91 gola.

Besoj se ai është shpërblyer për këtë, por për mua, duke qenë se unë jam tifoz i sportit kolektiv, mendoj se njerëz si Kasijas, Ronaldo – të cilët fituan kampionatin – dhe në veçanti Iniesta, e merituan më shumë. Ai gjithmonë është numër dy ose tre, por ai fitoi kampionatin Evropian me Spanjën – ai mund ta kishte merituar këtë vit”, ka thënë Venger për Arsenal.com.

5 komente në “Venger: Mesi nuk e meritoi “Topin e Artë””

  1. argenti says:

    Pjerdh o Venger pjerdh se lirohesh jo per gje…

  2. Horri i Bulevardit says:

    Po cfare te bejsh o Vegner, kjo nuk eshte ne doren tende, nxirr edhe ti nje Mesi qe te konkuroje Mesin e Barcelones dhe po qe me i mire edhe ne do ta mbeshtesim, deri sa ske nje Mesi, rri aty dhe mos ha shume, se renia fillon tek zilia dhe ti si duket po e shef qe je ne renie dhe kerkon te mbahesh me thashetheme kafeneje, shko futi nj birre dhe mos u ndij.

  3. tricisolda says:

    TOTILA!!!!! C’thote ky Vengeri keshtu????

  4. epic says:

    Po ndoshta thote te verteten. pse e kapni me vengerin ai as nuk foli per nei lojtar te skuadres se vet. Mos genjeu kur tha qe nuk fitoi gje??? nuk fitoi pra asgje. qe keshtu Iniesta do ishte me mire. edhe pse e di qe Mesi pa Xavi dhe Iniesta nuk do luante kaq mire se do ta kishte bere nje gje te tille edhe me Argjentinen. mos mendoni se jam tifoz i spanjes se nuk jam qe keshtu po flas pa tifozllek.

  5. epic says:

    Po ndoshta thote te verteten. pse e kapni me vengerin ai as nuk foli per nei lojtar te skuadres se vet. Mos genjeu kur tha qe nuk fitoi gje??? nuk fitoi pra asgje. qe keshtu Iniesta do ishte me mire. edhe pse e di qe Mesi pa Xavi dhe Iniesta nuk do luante kaq mire se do ta kishte bere nje gje te tille edhe me Argjentinen. mos mendoni se jam tifoz i spanjes se nuk jam qe keshtu po flas pa tifozllek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje