Riberi: Bajerni, po aq i mirë sa Reali e Barça

6 Shkurt 2013, 12:13Sport TEMA

Ylli francez i Bajern Mynih, Frank Riberi, vlerëson se skuadra bavareze është po aq e mirë sa gjigantët e futbollit, Real Madridi e Barcelona. Ai thotë se dëshmi për këtë është se klubi ka sjellë në postin e trajnerit Pep Guardiolën. Ky i fundit do të marrë drejtimin e Bajernit nga vera e këtij viti.

“Guardiola është Guardiolë. Ardhja e tij tregon se Bajerni nuk është vetëm një klub çfarëdo. Nëse angazhon Guardiolën, atëherë tregon se je në nivel më të lartë. Bajerni është një prej tri skuadrave më të mira në botë, përkrah Realit e Barçës”, ka thënë Riberi për “L’Equipe” të mërkurën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje