Cana dhe Bogdani: Nuk duam mercenarë në kombëtare

6 Shkurt 2013, 16:00Sport TEMA

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka kërkuar më tepër respekt ndaj fanellës kuqezi, duke theksuar se ajo nuk duhet përdorur si trampolinë. Në konferencën e djeshme për shtyp në resort “Tropikal”, ku kuqezinjtë janë grumbulluar prej tri ditësh për ndeshjen e sotme miqësore ndaj Gjeorgjisë, nuk e ka anashkaluar çështjen e refuzimit të përfaqësueses shqiptare. Rasti më i fundit është ai i Mërgim Brahimit, i cili refuzoi ftesën kuqezi duke zgjedhur Zvicrën.

“Për sa i përket refuzimit nga disa lojtarë, mendoj se të gjithë e dinë mendimin tim. Një njeri duhet të bëjë zgjedhjen e tij personale dhe në interes të tij. Për mendimin tim, nëse një lojtar do të vijë në Kombëtare, duhet ta ndiejë këtë fanellë dhe jo thjesht ta përdorë si trampolinë për karrierën e tij. Çdo futbollist që do të preferojë të behet pjesë e ekipit kombëtar është i mirëpritur, ndërsa të dyshimtit të mos vijnë fare”, – ka theksuar kapiteni.

Cana nuk ka lënë pa folur edhe në lidhje me zgjedhjen e tij personale për të luajtur për Kombëtaren shqiptare, duke thene: “Nëse nuk do të luaja për përfaqësuesen kuqezi, nuk do të luaja me asnjë kombëtare tjetër”.

Edhe sulmuesi Erjon Bogdani është i prerë përsa u përket atyre që refuzojnë të luajnë për Kombëtaren shqiptare. I pyetur në konferencën për shtyp lidhur me largimin e Mërgim Brahimit te Zvicra, sulmuesi ka pohuar se lojtarë të tillë më mirë të mos jenë pjesë e kuqezinjve, pasi ata nuk e ndjejnë peshën e kësaj fanelle.

“Të veshësh fanellën e Kombëtares është një nder për çdo futbollist. Prandaj mendoj se ata që e refuzojnë Kombëtaren, nuk bëjnë mirë. Këtë e them nga eksperienca ime pasi, pavarësisht se jam pjesë e Kombëtares prej një kohe shumë të gjatë, sa herë që e vesh këtë fanellë ndjej një emocion tejet të veçantë. Unë mendoj se kush ka dëshirë për të luajtur dhe bërë pjesë në ekipin kombëtar duket të përpiqet, sepse dyert janë gjithmonë ta hapura, por edhe neve na intereson të vijnë në skuadër talente të reja që do t’i shërbenin skuadrës. Unë, si një lojtar më i pjekur u bëj thirrje të gjithëve lojtarëve, të cilët refuzojnë Kombëtaren, që të mendohen mirë përpara se të veprojnë, pasi gjëja më e bukur për çdo futbollist është të përfaqësojë vendin e vet. Pikë së pari dua t’ju them se, nëse nuk e ndiejnë veten shqiptarë, më mirë mos të bëhen pjesë e skuadrës. Lojtarët luajnë për flamur dhe, nëse këtë nuk e ndiejnë, më mirë të mos e pranojnë. Neve na duhen lojtarë që të japin jetën për këtë fanellë”, – përfundoi Bogdani.

20 komente në “Cana dhe Bogdani: Nuk duam mercenarë në kombëtare”

  1. kombi says:

    bravo cana te tille lojtare na duhen si juve, jo gjakprishur.

  2. Toni says:

    O lorik po na e shpif se ngele lart e posht duke na fol per patriotizem sa spo na behet me ardhe me ne shqiperi se na duket vetja te tepert . Leri llafet lart e posht dhe beni punen tuaj se na je bere si sala njelloj.sikur vetem ju jeni kuq e zi ne ngelem faqezi

  3. leka says:

    Pse paska kombetare Shqiperia,nuk e perfaqeson ate Turqia.

  4. xxxx says:

    Leka po ti me mama nga “vorio epiri” ha ha ha ha ha mjaft o kkkk me ket humor kinez nuk u rritet nje here ju te janulles po m… te vegjel mbetet perhere endrra te keqija shikoni me Turqine ha ha ha ha ha

  5. islam paqja says:

    Mos i ofendoni turqit se rebelojne vellezerit!

  6. Besi says:

    Mercenaret jeni ju, se cunat e rinj nuk jane ndyer akoma dhe keni veshtiresi t’i manipuloni. Keni frike edhe te humbisni monopolin e trukimit te ndeshjeve me ne krye baronin Duka.

  7. Greku serb says:

    Shif kta. Bojn si patriots por perveten e tyne paret duke punu per klubet e huja I nxjerrin.madje edhe dashnoret e sotme dhe grate e ardhshme te huja I kan.Dhe fmijt dihet ca do dalin.gjysmagjela si bicim zogollesh.rrac bastRdesh. Une njof plot cecen te ik jasht,qe pasi rrejten dhe u shkrujten since kosovar.Moren pasportat europjane,dhe pasandaj moren edhe grat polake,ceke,ruse te lituanis a letonis,kur fare mir mund t,merrnin shqiptare see ishin me pasosha europjane ne xhep.kan bo edhe fmijt qe s,flasin shqip,por po tu shkojsh ne banes mbajn flamurin kuqezi mbi faqe t,murit.patriota leshi e preshi,si maloku zog.

  8. Bard says:

    Sa u mangjelleva kur lexova kete:”Neve na duhen lojtarë që të japin jetën për këtë fanellë”, – përfundoi Bogdani.Po c’jete jepni ju mo, ju e turperoni ate fanelle sa here e vishni, jo rastesisht kemi kombetaren me kembethyer ne Evrope, dhe jo rastesisht lojtaret e vertete refuzojne te luajne me ju, se po plakeni ne kombetare e si hapni askujt rruge, megjithese s’dini me be nje gjujtje te hajrit. Keni edhe fytyre e na tregoni krenari. Krenarine tregojeni duke fituar, jo duke na turperuar sa here zbritni ne fushe. Krenari thote, ç’krenari [email protected]…te dhjere por krenare i kane thene dikur kesaj…

  9. Taulant/Tirane says:

    Kjo gazete eshte bere streha e komentuesve tradhtare, antishqiptare dhe komplet injorante.
    Bravo Lorik je nje embleme e popullit tone.Mos u dekurajo nga debila si Toni apo Leka.Jemi krenar me ty dhe lusim qe te kete sa me shume patriote si ty .
    O Toni ,o debil i lindur..cfare duhet te thote ai kur ai mendon pikerisht ashtu?Te mos flase apo te thote te kunderten?Mendohuni dy seconda para se te shkruani se nuk u be qameti.Mos vuani nga mania per te qene “origjinal”

    1. Bono says:

      O Toli ti mesa dukesh eksitohesh kur shikon keta pseudo patriotet tane me ne krye Canen, qe nuk bejne dot 2 pasime dhe qe u mbarojne fasulet qe ne minuten e 30. Shiko futboll o Taulant dhe mos na bej si ekspert i lindur. Te pakten une e kam te sigurte fitoren se sa here qe luan Shqiperia e luaj kunder. Te pakten bejme ndonje leke me keta zorraxhinjte tane qe na perfaqesojne nen logon e nacionalizmit. Burra kurva

  10. Taotao peqin says:

    Ik er deb… Se shumica e shqiptarve tradhtare jane,si shef sesi shiten ke t,hujt,si patatet n,pazar…..ata qe Jan patriots te sakt quhen traps ose tradhtare.

  11. Erjon says:

    Nuk gjendet e drejta e shqiptareve. Te shajne edhe kur vertete thua dicka per vendin tend. Kane mesuar nga udheheqesi yne S.Berisha, qeerren me jetet private te te tjereve. C’ju duhet me ke martohen. Edhe ti shqiptar koketrash qe je nga fshati me internet te vjedhur, mund te martohesh ne qytet :p. Pike e zeze. Popull llafazan e dembel…

  12. argenti says:

    hahahaha sa kam qesh hahahaha

    1. tourkofagos says:

      ..arapi mou kur ti qesh une ta ngjesh.. yyyyt mounopano hahahahaaa!!!

  13. Taulant says:

    O Bard(apo bastard),
    po pse o vella kur bien ne dashuri me nje femer nuk duhet ta marrin se eshtee huaj????
    O KOMUNISTA TE PANDERQSHEM!
    Po pse prandaje mori Bogdani dhe Cana(e ka ende dashnore) italiane,per interes?Mblidhi dhite o mik!

  14. Shqip4ever says:

    Turgos ty Cana dhe Bogdani ta fusin kepen deri ne kerthize shpirt, mos ha shume o papak.

  15. Toni says:

    O taulanti i vogel a e gjete motren.Une i them lorik te flasi per futbollin se per ate esht investuar por mesa shof ti tani pret nga loriku duet me sabianin me kengen e fundit per patriotizem e flamur ne mbyllje te karrires dhe e gjitha kjo per ca si puna jote

  16. TOTILA says:

    Nuk eshte problem PATRIOTIZMI ,FUTBOLLI .Nuk dua qe te bej POLITIKE ne kete blog .Por edhe sot (((sido qe nuk e pashe ndeshjen se nuk me terhiqte ))),ne u mundem .Kam mendimin se kaq jane aftesite tona ,ky eshte kufiri yne .Edhe sikur trajnerin me te mire te sjellim qe te TRAJNOJE kombetaren tone prape tek vendi i trete DHE i katert do te shkojme ne grupin me 5 skuadra. SHikoni si eshte I ZOTI ashtu behet dhe DAVAJA thote nje fjale e urte popullore . Le te vazhdojme te “PERZEME TOPAT ,KEMBE PER KEMBE ” qe hidhen ne kete blog per diskutim .Kjo po ,eshte pune . Eshte problem ,mentaliteti ,teknike ,taktike ,fizike ,te cilat ne i kemi pasur dhe do i kemi me pakice ,sepse ne nuk duam dhe nuk dime te punojme ,ne cdo fushe te jetes .

  17. Taulant says:

    Futbolli lidhet me kombetaren…per ate flet ai.
    Eshte nje patriot per tu marre shembull nga te gjithe ju gjakprishurit.

    Sa per moter kerkova…dhe gjeta nje te dikujt tjeter…ty te ka humbur gje motra?

  18. grekturkfak says:

    Sa legena ka qe kur nuk luajn dot me, i rafin valvolat dhe i çahet marmida,futbolli do stervitje,gjunje e bythe per te vrapuar,per disiplinen spo flasim se ne e kemi difekt gjenetik nga komshinjt e turku bashk ,per te mos then qe eshte loja per bastet e ardheshme….Ekonomi tregu…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje