Vukashin Polekshiç ka hedhur poshtë të gjitha akuzat kundër tij për tentativën e manipulimit të ndeshjes së Ligës së Kampioneve, Liverpul-Debreçeni, ndërsa ka deklaruar se pezullimi dyvjeçar që iu dha nga UEFA, ishte për shkak se nuk deklaroi që kishte refuzuar tentativat e manipulimit në ndeshjen ndaj Fiorentinës në të njëjtin aktivitet.
“Kushdo që ka parë ndeshjen duhet ta dijë se ajo që thuhet është idiotësi”, tha portieri që luan me kombëtaren e Malit të Zi dhe ka 23 ndeshje me përfaqësuesen e këtij vendi.
“Në humbëm 1-0 në fushën e Liverpulit dhe unë bëra një ndeshje të mirë. Kam bërë shumë pritje, duke filluar nga jo 1 kundër 1 me Albert Riera, një ndaj gjuajtjes së Torres, një ndaj Stiven Xherard. I kujtoj të gjitha, si mund të thuhet se kam shitur ndeshjen? Takimi nuk më është dukur aspak i çuditshëm në atë natë. Nuk kishte asgjë të fshehtë. Unë thjesht isha i lumtur që luaja në “Anfild”. Ishte ndeshja me e madhe e karrierës time, pasi Liverpuli ka qenë klubi që adhuroja si fëmijë. Kam ndërruar fanellën me Pepe Reina në të dy ndeshjet dhe i kam vënë në kornizë në mur”, deklaroi 30 vjeçari.
Më pas, ai ka shpjeguar arsyen se pse është pezulluar 2 vjet nga UEFA, pasi institucioni i futbollit evropian e dënoi për shkak se nuk raportoi që persona të paidentifikuar i kishin kërkuar të manipulonte ndeshjen me Fiorentinën.
“Më telefonuan një javë apo 10 ditë para ndeshje dhe më vështirësuan shumë punën. Kisha frikë se në rast se do të gaboja, do të më akuzonin për manipulim. Nuk e di se kush më telefonoi, por i thashë se nuk bëj gjëra të tilla. Bëra gabimin që nuk e raportova një gjë të tillë”, tha portieri që tashmë është kthyer në epiqendrën e skandalit që po trondit futbollin evropian./lajmeshqip
po re po,
ke marre ndonje lek ti per te pesuar shume gola por nuk shenuan dot ata
Sport nuk eshte vetem futbolli. Shikoni cfare koshi teper te rralle beri dje Gallinari ne ndeshjen e NBA ndermjet Denver Nuggets dhe Milwaukee Bucks http://www.youtube.com/watch?v=K4RzoHphy6M