De Biasi gjen si justifikim lodhjen

7 Shkurt 2013, 11:05Sport TEMA

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Xhani De Biasi, ka fajësuar lodhjen e disa lojtarëve që janë në fazën përgatitore me klubet e tyre si dhe mungesat e futbollistëve të rëndësishëm për humbjen e pësuar përballë Gjeorgjisë në “Qemal Stafa”.

“Shpresoja të bënim një ndeshje më të mirë, por ndikuan shumë mungesat dhe gjendja fizike e futbollistëve të grumbulluar. Sipas meje, kjo miqësore nuk pasqyron mundësitë reale të ndeshjeve të fundit. Skuadra kishte probleme të shumta fizike, përveç faktit që gaboi shumë”, pranoi ai.

“Kanë kaluar tre muaj nga ndeshja e fundit dhe gjendja e futbollistëve nuk është e njëjtë. Pastaj, thirra lojtarë nga Zvicra e Ukraina, që janë mbrapa me përgatitjet. Nëse shihni golin e dytë, ai ka ardhur si rezultat i një lodhjeje fizike nga ana jonë, ndërsa i pari erdhi për shkak të një gabimi që nisi që në mesfushë dhe ata na kapën në kundërsulm. Gjithsesi, qe një ndeshje nga e cila mua më pëlqyen disa gjëra”, ishin fjalët e De Biasit në përfundim të takimit.

Por justifikimi i trajnerit italian duket absurd po të shohësh se futbollistët shqiptarë që nuk kanë filluar ende aktivitetin me klubet e tyre janë shumë pak, edhe po të krahasohen më ata të Gjeorgjisë, të cilët aktivizohen në kampionatin vendas apo atë rus, që fillon vetëm në muajin mars.

Edhe justifikimi i mungesave bie në kontrast me atë që kishte thënë vetëm pak ditë më parë se tashmë kishte një listë prej 35 futbollistësh të vlefshëm për kombëtaren që mund të luanin në eliminatoret e Botërorit 2014.

4 komente në “De Biasi gjen si justifikim lodhjen”

  1. basti says:

    nje ndeshje u shit dhe kjo miqsore,pun e madhe.Heres tjeter na i thoni dhe ne te marim ndonje lek se ka vajtur atje ku smban me.

  2. Horri i Bulevardit says:

    De Biazi nuk duhet te justifikohet me lodhjen e lojtareve, se ne fakt nuk eshte faji i tij qe lojtaret qe luajne ne kampionatin shqiptar, jane thjesht gladiatore dhe piajnece klubesh, qe futbollin e kane thjesht nje pasion qe i eshte imponuar nga prinderit, per tu bere dikushi ne jete.
    Shikoni kampionatin shqiptar dhe mund te imagjinoni se si do te jete kombetarja e formuar nga keta futbolliste.
    Ju them me bindje te plote se edhe lagjet kur luanim futboll para viteve 90-te, kane patur shume me teper respekt per futbollin dhe shume me teper talent dhe korrektese, ishte ai 100-leksh i vene bast, qe bente qe ne shikuesit e zakonshem, te shihnim lojra te tilla qe ne kapionatin shqiptar te futbollit te sotem, as mund ti enderrojme.
    Nuk eshte faji jot zoti De Biazi, qe kampionati shqiptar i futbollit, ka degraduar ne kete menyre dhe si pasoje edhe lojtaret qe ti kerkon te kesh ne kombetare, sjane te sigurte per nje projekt afatgjate.
    Gjithmone ne kete kohe do te jesh i detyruar ti drejtosh syte nga lojtaret qe luajne jashte Shqiperise, qofte edhe ne kategori te ulta, se te pakten bejne stervitje me rregull.
    Te uroj te kesh sukses, por mos merr persiper fajin qe ne fakt e kane drejtuesit me te larte te fubollit.

  3. FLORIOL says:

    Futbolli shqiptar ka hyre ne krize,i mungojne lojtaret cilesor.
    Deri tani jemi furnizuar me lojtare kosovare te para viteve 90-te,qe i jane pergjigjur boshelleqeve te ketyre viteve ne Shqiperi.
    Nga fillimi i viteve 90 dhe deri me sot,nuk ka investim per ritjen cilesore ne sportin e futbollit.Ç’te mbjellesh do korresh.
    Duka vetem veze e zoga di te shtoj,kete e ka bere “shume mire”.

  4. Guxhua says:

    Nuk ishte lodhja por cilesia e dobet e lojtareve. Vetem Cana,Rroshi dhe Bogdaniishin Ok. Deri diku Lila,Agolli dhe Vila. Te tjeret as qe duhet te thiren fare me ate qe treguan. Per mua Bakaj te gjithe lojtaret qe luajne ne Shqiperi dhe ai qe luan me Empolin jane kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje