Valdet Rama mund të jetë emri i ri i kombëtares shqiptare të futbollit, pasi ka zgjuar interesimin e trajnerit të përfaqësueses kuqezi, Xhani De Biasi. Sipas asaj që ka deklaruar vetë futbollisti për mediat kosovare, ai së shpejti do të veshë fanellën kuqezi.
“Jam i interesuar t’i bashkohem Kombëtares së Shqipërisë. E di që kam kualitetin që kërkohet për të luajtur për të. Besoj se do të isha i vlefshëm. Kam ndjekur ndeshjet e Shqipërisë dhe mendoj se do mund të luaja në disa pozicione, në krahun e majtë të mesfushës, krahun e djathtë apo edhe në mes”, ishin fjalët e mesfushorit për “Koha Ditore”.
Nuk bëhet e qartë nëse siç pretendohet ka pasur një telefonatë mes tij dhe trajnerit Xhani De Biasi, por përfaqësues të FSHF-së do të udhëtojnë shumë shpejt drejt Spanjës për ta takuar atë dhe për të filluar procedurat e pajisjes së tij me pasaportën shqiptare.
Valdet Rama është një emër që ka qarkulluar prek kohësh në FSHF por asnjëherë nuk është konkretizuar interesimi i tij, ndonëse ai ka spikatur që në moshë të re me ekipin e Volfsburg.
Në rastet kur ai është thirrur për grumbullim më përfaqësuesen U-21, dëmtimet e kanë bërë të pamundur ardhjen e tij në Shqipëri, ndaj tani, pasi u afirmua si futbollist dhe u transferua te Real Vajadolid, më në fund duket se po bëhet realitet dëshira e lojtarit për të veshur fanellën e kombëtares shqiptare të futbollit.
Jo Valdet, jo fanelën, por brekët të veshësh, se na kanë ra si kombëtare në fund të këmbëve!
http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/xhaka-vs-armand-duka.html