Baloteli regjistron incidentin e parë si kuqezi

7 Shkurt 2013, 19:41Sport TEMA

Mario Balotelit i ka mjaftuar vetëm një javë për regjistruar incidentin e tij të parë si futbollist i Milanit, një nga ato ngjarje që e bënë të famshëm në Angli. Sulmuesi i përfaqësueses italiane është zënë me policinë rrugore në aeroportin e Linates, ku kishte shkuar për të pritur të dashurën e tij, Neguesha.

Sipas asaj që raporton agjencia e lajmeve “ANSA”, Baloteli kishte parkuar gabim makinën e tij, ndërsa priste që e dashura të dilte nga aeroporti. Policia rrugore i ka kërkuar që të largohet dhe ai fillimisht është bindur, por duke u kthyer në të njëjtin vend pas pak minutash.

Atëherë dy policët e rrugores i kanë vënë gjobë, ndërsa ka filluar një debat i mirëfilltë me të, ku janë përfshirë edhe dy karabinierë që po kalonin aty. Pasi situata u qetësua, Baloteli ka marrë dy gjoba pasi makina e tij përveç të tjerave nuk ka pasur dokumentuat e nevojshëm të qarkullimit në Itali.

Por pasi lajmi është shfaqur në mediat italiani, ka reaguar menjëherë klubi i Milanit që ka përgënjeshtruar gjithçka me një deklaratë për shtyp. Sipas saj, forcat e rendit kanë ushtruar një kontroll “rutinë” në makinën e sulmuesit dhe nuk ka pasur asnjë zënkë, ndërsa lojtari është paraqitur si rregullisht në stërvitje.

5 komente në “Baloteli regjistron incidentin e parë si kuqezi”

  1. Genti Tr e Re says:

    Ky eshte lojtari me idiot qe me kane zene syte. Me idiot edhe se sa Cocoli i Dinamos
    Ka lezet … ?

  2. saliheqenefi says:

    sa inat i keni italionet,ata jane vllaznit tane

  3. pazari i ri says:

    gabeli nuk ndrysho ne i here,gabel ngelet

    1. dhipitomson says:

      O zarpa jeri!!!! Recfa jeben jektu it?

  4. e says:

    Në aeroportin e Linates eshte nje kaos per parkim, Rinasi eshte lule…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje