Ylli i Santos, Neimar, ka lëshuar një deklaratë që ka hapur skenare të reja për të ardhmen e tij, pasi ka bërë të qartë se Bajern Mynih mund të ishte një nga destinacionit e mundshme.
Klubi bavarez ka fituar prestigj ndërkombëtar më të madh që nga momenti kur lajmëroi se Pep Guardiola do të drejtonte ekipin në sezonin e ardhshëm dhe Neimar i është bashkuar lojtarëve që duan të punojnë me trajnerin katalanas.
“Të gjitha kampionatet janë interesante, përfshirë Bundesligën”, tha ai për “SID”. “Bajern është një klub i madh me lojtarë të jashtëzakonshëm. Të luaj për Bajern është diçka e rëndësishme dhe mund ta imagjinoj veten duke e bërë një gjë të tillë. Nuk ka asgjë që flet kundër këtij opsioni. Shvajnshtajger është një nga lojtarët më të mirë që kam parë. Janë bazat që e bëjnë atë të fortë, pozicionimi, pasimi dhe prania në fushë”, tha 21 vjeçari.
“Kam ëndërruar të luaj në Evropë që kur isha fëmija por është e rëndësishme që të ndjehem mirë dhe të përshtatem me pjesën tjetër të skuadrës. Transferimi nuk do të jetë medoemos në Spanjë”, tha ai.
Por ndërsa futbollisti bënte këto deklarata, presidenti i Santos, Ribeiro, ka hedhur poshtë të gjitha zërat për një ofertë me “çek të bardhë” nga Mançester Siti për yllin e skuadrës së tij.
“Po i paraprij me përgjigjen time çdo oferte që mund të vijë, përgjigja është jo. Neimar do të qëndrojë te Santos deri në vitin 2014 dhe shpresoj që të vazhdojë këtu edhe më gjatë. Ai na kushton ne një shumë relativisht modeste po të shohësh talentin që ka. Prania e tij përkthehet në fitime të pabesueshme, si për shembull numri i fansave tanë që është rritur me 20% në dy vitet e fundit”, tha ai.
ASNJEHERE NE ASNJE KOHE FUTBOLLISTET MERCENARE BRAZILIANE NUK kane shkelqyer tek ekipet gjermane te pakten per 40 vjet .Dhe AE DINI PSE .Futbolli gjerman eshte stoik ,skematik ,kurse BRAZILIANET JANE PRAGMATISTE .Po dhe une kete NEYMARIN E DIJA SIKUR ISHTE I MADH NE brazil .Ekipi i neymarit ESHTE I SHTATI NE KLASIFIKIM si dhe NEYMARI VETE ESHTE NE VENDIN E PESTE SI GOL-SHENUES !!!Pastaj GUARDIOLA NUK DO RRIJE ME SHUME SE 3 VJET SE DO DESHTOJ NE CHAMPIONS LEAGUE SEPSE DHE GUARDIOLA DO TE NGRERE EKIP SI REALI I MADRIDIT DHE NEYMARI DO TE PERFUNDOJE SI SHUMICA E BRAZILIANEVE SI PATO–PATOKU apo KAKARDHIA -KAKA . Le te shohim se cdo te ndodhe .E kam perseritur qe GUARTDIOLA DO KETE MBI KOKE CEKANIN PA BISHT BECKENBAUER qe nuk do njeri qe t’ia kaloje ,packa se e peson BAYERNI ,por GUARDIOLA QENKA DRITESHKURTER.
Totila, Elber ka shkelqyer ne bundeslige mdaje edhe fitues ne champions me bayern, po ashtu dhe paolo sergio por jo ne lartesine e elber. Po ashtu dhe ze roberto ka shkelqyer si me leverkusen dhe me bayern keshtu qe nuk eshte cudi te shkelqeje dhe neymari.
Sa per Beckenbayer ai nuk ka asnje funksion tek bayerni. Keshtu qe ska lidhje. Kur i dhen dor te lire van galit qe solli kellira nga kampionati hollandez,guardiola e ka driten jeshile me sjell dhe neymar.
Bundesliga nuk eshte me si me perpara, ka ngritje ne cilesi,manaxhim,infrastukture etj dhe personalisht une e vej paralel me premier ligen dhe primera divizion.
TOTILA
Ke do kohe qe ke filluar te na tregosh perralla. Kam filluar ta humb respektin edhe per ate qe te vleresoja, memorjen ne vite per futbollin.
Mos fol budallalliqe or ti.
Die totila ka kohe qe ska me memorje sepse ka rreshqit (e fillon me pelen kalon te krujfi e mbaron duke share prasin),kurse Bobi ka te drejte per ate qe shkruan ata ben hajer ne gjermani.Pastaj gjermanet nuk blejne me shuma te medha.Para ca ditesh ishte nje lajm se benci si sponsor i bajernit mund te paguaje klauzolen e Mesit(250000ml)?????
Une komentova sipas mendjes sime dhe nuk dua qe tu imponohem ju. Mendimin tuaj une e mar ne konsiderate per te replikuar ,por pa u ofenduar . Mua zakonisht me kane dale parashikimet se e shikoj FUTBOLLIN NE PERSPEKTIVE . NUK besoj qe te zhgenjehem as kete radhe .Une nuk dua qe te ofendoj futbolin GJERMAN QE ME SE SHUMTI NE NAZIONAL-MANSCHAFT ,NDER VITE ESHTE perfaqesuar nga BAYERNI ashtu qe sa here eshte mire JUVENTUSI jane mire dhe AZURRET. Por me duhet qe te pohoj se ,pamvaresisht TITUJVE QE KA MARE NAZIONAL-MANSCHAFTI pas 1974 ,qysh atehere nuk ka njeri te afte te nderroj me marshet E MAKINES SE RENDE GJERMANE . Une gjykoj se i di shume mire prapaskenat qe ka bere BECKENBAUERI ME TRAJNETET ,PAS 1071.Bile ai i IMPONOHEJ DHE HELMUT SCHONENEIT SE CILI DUHET TE LUANTE DHE CILI JO .Te mendosh qe ne ate kohe AI ISHTE 25 VJEC ,KUR KISHTE TE TJERE ME TE MEDHENJE SE AI SI LOHR, LIBUTA ,SELER, SCHOELINGER e te tjere ,pa folur per moshataret e tij .Ne kete prixem une e shikoj dhe NEYMARIN ,PER TE CILIN UNE RASTESISHT ,KONTROLLOVA TE DHENAT E TIJ DHE TE EKIPIT ,DHE JANE ATO TE CILAT UNE I KAM SHKRUAR .GUARDIOLA kurre nuk do te mundet te bej ligjin tek BAYERN SE ATJE ESHTE MARESHALLI FILIP LAHM ,qe ka mbaeshtetjen e BECKENBAUERIT ,KOMPLET si dhe MATIAS SAMMER.Kjo ESHTE ANALIZA IME E IMPONUAR NGA JU .Ju FALAMINDERIT per durimin.