Ksabi Alonso: Murinjo është ndryshe nga të tjerët

9 Shkurt 2013, 11:59Sport TEMA

Mesfushori i Real Madrid, Ksabi Alonso, insiston se Zhoze Murinjo vazhdon të jetë “special”, ndonëse në këtë sezon madrilenët kanë zhgënjyer në kampionat dhe thuajse nuk kanë shfaqur asnjëherë formën e sezonit të kaluar ku dominuan në Spanjë duke thyer rekorde të njëpasnjëshme.

Alonso është i sigurt se trajneri portugez është në gjendje të drejtojë ekipin drejt sukseseve të tjera, ndërsa insiston se skuadra vazhdon të mbështetë fuqimisht teknikun që është kritikuar hapur dhe tashmë duket se nuk ka mbështetjen e tifozëve.

“Po, absolutisht”, ishte përgjigja e tij kur u pyet nëse mendonte se Murinjo ishte ende “special”. “E sheh qartësisht se Murinjo ka diçka ndryshe. Mënyra se si komunikon me lojtarët është ndryshe. Edhe mënyra se si i mbështet ato është ndryshe”.

“Kjo është arsyeja pse dëshiron ta mbështesësh, pse dëshiron të luash dhe luftosh për të në fushën e lojës. Lojtarët i besojnë atij”, ishin fjalët e mesfushorit spanjoll, një prej lojtarëve më të besuar të Murinjos në radhët e ekipit katalanas.

2 komente në “Ksabi Alonso: Murinjo është ndryshe nga të tjerët”

  1. totila says:

    XABI ALONSO eshte njelloj si PEPE ,FYTTRE E NDYRE ,KAFSHE ,KRIMINEL KASAP NE FUTBOLL. E KAM THENE QE NE FILLIM ai eshte ne klanin e PORTUGEZEVE ,KUNDER I9KER KASIJASIT.

  2. vora says:

    totila leshi!lexo dhe ndonje lajme nga gazetat spanjolle dhe pastaj fol per kasijan,ai eshte nje bastard qe e shiti lekuren shume lire.nuk dalin sekretet e klubit neper ekrane qe te behet e famshme baxhella e kasijas.spanjollet jane si greket e shesin bythen per 5 aspra.alonso eshte lojtar 100% profesionist

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje