Venger: Duhen teste gjaku edhe në futboll

9 Shkurt 2013, 12:03Sport TEMA

Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, ka kërkuar që edhe në futboll të fillojë përdorimi i testit antidoping nëpërmjet analizave të gjakut, që të sigurohet që edhe ky sport të mos përfshihet nga mashtrimet. Policia australiane deklaroi një ditë më parë se kishte hapur hetim për përdorimin e theksuar të dopingut në futbollin e këtij vendi, ndërsa edhe në Spanjë është aluduar se Real Sociedad ka marrë substanca dopuese që 10 vite më parë.

Futbollistët aktualisht testohen për doping vetëm nëpërmjet analizave të urinës, por Venger mendon se tashmë ka ardhur koha që kontrollet të bëhen më specifike dhe më profesionale, duke ndërthurur edhe analizat e gjakut.

“A do ta mbështesja testimin nëpërmjet analizave të gjakut? Po, sigurisht. Me sinqeritet mendoj se nuk bëjmë testime aq sa duhet në futboll. Më duket shumë e vështirë ta besoj se ke 740 lojtarë që marrin pjesë në Kupën e Botës dhe në fund rezultojnë zero probleme. Në mënyrë statistikore, edhe për drogat sociale, në duhet të ngulmojmë më shumë”, tha trajneri francez.

“Kur bën kontrollin antidoping nga UEFA, ata nuk marrin gjakun, marrin vetëm urinën. Kam kërkuar shumë herë që ky rregull të ndryshojë, pasi ka raste që për testet e urinës duhet të presësh edhe deri në 2 orë pas ndeshjes, ndërsa me gjakun do të veprohej më shpejt. UEFA duket gati ta bëjë një gjë të tillë, por kanë disa probleme etike, pasi jo të gjithë janë gati t’i nënshtrohen kontrolleve të gjakut”, shpjegoi Venger, i cili më pas sulmoi edhe autoritetet gjyqësore në Spanjë që ndalojnë publikimin e emrave të përfshirë në skandalin e “Operacionit Puerto”, edhe pse mendohet se mes tyre janë shumë futbollistë.

“Ajo që më shqetëson të gjyqi i doktorit spanjoll është se e kanë nxjerrë para drejtësisë për të parë se si ka vepruar me dopingun, nuk i intereson kush i ka marrë këto substanca. Ata kanë gjetur qese gjaku, por as nuk pyesin se kujt i përkasin. Drejtësia duhet të gërmojë më shumë në këtë çështje, pasi funksionet e këtij doktori ishin të frikshme, ishte i përfshirë ne ekipin olimpik, të çiklizmit dhe atë të futbollit”, ishte kritika e Venger./lajmeshqip

1 komente në “Venger: Duhen teste gjaku edhe në futboll”

  1. filan fisteku says:

    Hahaha…kam 2vjet qe e rithem! Barcelona eshte skuadra me e droguar ne planet…. Te njejtet lojtare (11 qe jane ne formacion) luajne cdo 3dite, dhe vrapojne nga 12-15km secili cdo ndeshje!!! Spanjollet kane gjetur ndonje droge qe nuk kapet ne analiza E SIGURT…..shikoni ne ciklizem Armstrong para ca muajsh, dhe Cippolinin pardje!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje