Devid Bekam, i cili pritet të debutojë me fanellën e PSZH në fundjavën e ardhshme, ka kaluar shumën e 1 miliard paund nga shitjet e fanellave dhe këpucëve sportive që mbajnë emrin e tij, ndërsa klubi francez pret që të përfitojë rreth 15 milion paund nga marketingu vetëm në 5 muajt që ka nënshkruar me futbollistin anglez.
Sipas përllogaritjeve të bërë nga ekonomistët e klubit, pritet që deri në fund të sezonit të shiten mbi 150 mijë fanella me emrin e Bekam, të cilat kanë vlerën 95 paund secila. Edhe pse çmimi është relativisht i lartë, klubi ka bërë të ditur se që nga momenti kur ka firmosur me lojtarin, disa mijëra prej tyre janë shitur dhe është urdhëruar prodhimi i të tjerave për të përballuar kërkesën e lartë.
Bekam ka një marrëveshje që zgjat prej shumë vitesh me kompaninë gjermane të materialeve sportive “Adidas”, zyrtarë të së cilës pretendojnë se emri i tij ka sjellë në shitjen e rreth 10 milion fanellave gjatë karrierës 20 vjeçare në futbollin profesionist. Rreth 5 milion fanella të tij janë të konfirmuara si të shitura nga Mançester Junajtid dhe Real Madrid. Shifrat zyrtare të dala nga MLS tregojnë se rreth 1.5 milion fanella janë shitur te LA Galaksi gjatë periudhës kur ai ka qenë pjesë e këtij klubi. Ndërkohë, ai është imazhi i këpucës “Predator” të kësaj kompanie, duke ndihmuar të shiten disa miliona palë, për të kaluar totalin e 1 miliard paund xhiro vetëm falë materialeve sportive.
Bekam fiton shuma marramendëse nga të ardhurat e marketingut dhe të drejtat e imazhit. Vetëm në vitin 2011 ai siguroi 13.3 milion paund.
Po ik o Dejv se ke marr fund je bere artist reklamash dhe asgje tjeter
Qe kur iku te Reali Malokut ashtu u be, vitin e par lozi pak pastaj filloj neper revista.
Mercenar futbolli e dhin futbollin fare me para.