Futbollisti i Mançester Junaited, Rajan Gigs, edhe pse 40 vjeç, ende po vazhdon të thyejë rekorde në Premier Ligën angleze. Gigs ka arritur që të thyejë rekordin e tij personal sa i përket shënimit të golave në çdo sezon deri më tani në Premier Ligë.
Uellsiani kishte debutuar për Mançester Junaited para 23 viteve si 17 vjeçar dhe qysh nga ai vit ai ka arritur të shënojë në çdo sezon të Premier Ligës. 40 vjeçari këtë rekord e vazhdoi edhe për sezonin 2012-2013, pasi ka shënuar dje në ballafaqimin kundër Evertonit golin e pare të “djajve të kuq” në minute e pestë të takimit.