Benitez: Tifozët nuk më duan se shkëlqeva me Liverpulin

12 Shkurt 2013, 19:12Sport TEMA

Rafael Benitez ka pranuar se ai nuk është në gjendje që të ndryshojë opinionin që kanë disa tifozë të Çelsit ndaj tij. Trajneri spanjoll nuk është shumë popullor në “Stamford Brixh”, sidomos për faktin se rezultatet e pritura prej tij pas shkarkimit të Roberto Di Mateo, nuk kanë ardhur.

“Nuk mund ta ndryshoj perceptimin që kanë njerëzit ndaj meje për shkak se isha i suksesshëm ne Liverpulin përballë Çelsit”, tha ai për “The Mirror”.

“Mendova se kur do ta vija këtu, duke fituar ndeshje, do të bëhej më e lehtë. Por nëse nuk fiton gjithmonë, unë e kuptoj që tifozët mërziten disi dhe unë jam i mërzitur për këtë situatë gjithashtu”, tha trajneri spanjoll.

“Por në çdo klub, në cilëndo rrethanë, do të ketë gjithmonë njerëz që nuk e mendojnë njëlloj si ti. Në futbollin anglez ka 60 milion trajnerë. Në Spanjë ka 40 milion trajnerë. Të gjithë kanë një opinion të tyrin”, tha Benitez.

“Realiteti është se ne jemi një skuadër në tranzicion. Prioriteti është të përfundojmë mes 3-4 vendeve të para. Pas saj, kemi dy trofe të tjerë që mund të mundohemi të fitojmë si Kupa FA dhe Europa League”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje