Shefi i sigurisë në FIFA: Ja se si trukohen ndeshjet në Shqipëri

13 Shkurt 2013, 11:10Sport TEMA

Kris Eaton, shefi i sigurisë në FIFA ka zbuluar dje për herë të parë për Fox News metodën më tradicionale se si trukohen  ndeshjet në Shqipëri, Ballkan dhe Rusi.

“Në fillim u bëhet presion lojtarëve që bashkëpunojnë për çështjen e basteve, në të kundërt ata i kërcënojnë me shkatërrim karriere”.

Më pas ai tregon mënyrën se si fiksohet një takim. “Është  “chairman-to-chairman method” (metoda president me president), e cila është shumë e përhapur në Shqipëri, Rusi dhe vendet e Ballkanit. Kështu fiksohen ndeshjet e futbollit. Dhe këtë nuk e themi vetëm ne si FIFA, UEFA, po një raport i quajtur “Forrest’s sports corruption report”, i cili prej më shumë se dy vitesh është kryer në shumë vende të Azisë  dhe të Europës”, shprehet Eaton.

Ndonëse Shqipëria ka kampionatin më të dobët të futbollit, agjencia sportive “SportRadar”, që analizon ndeshjet e trukuara në Europë, ka publikuar një raport kohë më parë, ku vlerësohet se në Shqipëri janë fiksuar rezultatet e 97 ndeshjeve. Pas Shqipërisë vjen Italia me 70 ndeshje.

Megjithatë, nga “Sport Radar” nuk është bërë e ditur se për cilat ndeshje bëhet fjalë.

Para disa ditësh është konfirmuar fakti se ndeshjet e luajtura  në Europa League e Champions League në vitin 2009 kanë qenë pjesë e basteve. Bëhet fjalë për takimin ku Tirana u mposht 4:0 nga skuadra Stabaek e Norvegjisë, për turin paraeliminator të Champions-it dhe për Vllazninë, e cila dyshohet se ka trukuar dy ndeshjet në Europa League ndaj Rapidit të Vjenës. Shkodranët u mposhtën 3-0 në Shqipëri dhe 5-0 në Vjenë, gjë e cila solli  dyshime të forta për trukim rezultati, shkruhet në gazetën Shekulli.

3 komente në “Shefi i sigurisë në FIFA: Ja se si trukohen ndeshjet në Shqipëri”

  1. Kush voton Berishën është bajgë says:

    Cfare mendimi ka per kete ish Presidenti i Tiranes, ish Presidenti i Shqiperise, Drejtori i Ndermarrjes “Firoma e Re Demokratike” shpk, Bamir Topi?
    Meqe ka rene fjala, vazhdon akoma sponsorizimi i FRD-se nga ish Presidenti i Tiranes per periudhen qe po flet shkrimi, Refik Halili?

    Po Cim Hajdari cfare mendon?

    Po mire, vete Bamiri, si largpames qe eshte a nuk i bente ndonjecik pershtypje qe Tirana pallohej ne ate fare feje? ?
    Apo duke hesht na bente ne te kuptonim qe ndeshjet e Tiranes po shiteshin?

    A Bamir, Bamir lideri ! ?

    1. arjani says:

      C fare ke me Bamirin ti mor PALLE! C lidhje ka Presidenti i Republikes me alabaket si puna jote qe merren me dallavera?
      Ik or idiot!

  2. Artani says:

    Keta fanatiket idiote te PD-se dhe Saliut jan aq te terorizuar nga Bamir Topi sa s dine se c budallalleqe te sajojne e tja veshin atij.hahahah…….
    I forte dole Bamir.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje