Vëmendja e të gjithë tifozëve gjatë natës së mbrëmshme ka qenë të paraqitja e Kristiano Ronaldos në ndeshjen kundër ish-skuadrës së tij dhe portugezi nuk ka zhgënjyer duke dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm sa herë që prekte topin. Ndonëse ndeshja mes Real Madrid dhe Mançester Junajtid përfundoi në barazim 1-1, me portugezin që shënoi për vendasit, ai mendon se gjithçka mbetet e hapur për sfidën e kthimit në Angli.
“Ne mund të fitojmë në “Old Traford”, pasi marrim gjithmonë iniciativën për të kërkuar fitoren. Ishte një ndeshje e luajtur mirë. Mançester Junajtid është një skuadër shumë e fortë në mbrojtje, por ne i krijuam atyre probleme. Kemi humbur disa raste për gol, por nuk shqetësohemi. Sfida është krejtësisht e hapur”, tha lojtari i cili shpjegoi vendimin e tij për të mos festuar golin që shënoi.
“Nuk desha të festoj golin në shenjë respekti, pasi kam luajtur atje për gjashtë vite. Unë u rrita atje dhe kam një dashamirësi të veçantë ndaj Mançester Junajtid”, tha Kristiano Ronaldo.
Portugezi mori elozhet e rastit edhe nga ish-trajneri i tij, Aleks Ferguson, që ka vlerësuar gjestin që kreu ai në momentin shënimit të golit si dhe sjelljen miqësore të tijën pas përfundimit të ndeshjes kur kishte shkuar për të takuar të gjithë ish-shokët e skuadrës.
“Fola me të pas ndeshjes, pasi erdhi në dhomat e zhveshjes dhe u ul për të biseduar me djemtë. Ai ka kaluar 6 vite me ne dhe jam shumë krenar se sa është përmirësuar. Unë fillimisht fajësova Evra se nuk u përpoq të ndalte gjuajtjen e tij, por pastaj pashë përsëritjen dhe mu duk vetja pak budalla. Gjuri i Kristianos është thuajse aq lart sa koka e Evra, diçka fenomenale. Nuk mendoj se ndonjë lojtar tjetër në botë mund ta bëjë një gjë të tillë, me siguri jo Mesi”, ishte batuta e trajnerit skocez.
Pjerdh ti pjerdh se lirohesh….
Une shquhem si kritikues NDONJEHERE DHE JASHTE E TIKES ,por me MOSFESTIMIN E GOLIT QE BERI DJE RONALDUA si dhe vajtjen ne dhomat e zhveshjes se M.UNITEDIT,duhet pergezuar .Ndoshta te sjellurit me xhentilence kete vit mund t’i japin dhe SATESFAKSIONIN E MUNGUAR .Megjithate jam shume SKEPTIK ,per veprimet e tij te TEJ-SKAJESHME EGOISTE.
A nuk ishte kjo fytyre e piste,qe kur lozte ne Angli,ne ndeshjen Angli-Portugali,ku u soll si kafshe e eger kundrejt anglezeve dhe vecanrisht shokut te skuadres Roni.Mbas asaj sjellje prej rrugaci te piste thashe qe nuk kane per ta pranuar me ne Angli.Por harrova qe tifozat angleze japin dhe bythen atij qe shenon gol per ekipin e tyre.
ti ore tortia po ça shkruan,po na mbush mendjen qe je kritik futbolli.po ti seke iden se ça eshte futbooli edi sindikat puntoresh se shikon 22 veta qe levizin lart e posht dhe e quan se kan dal per protesta.se na çmendet me keto komentet qe beni ketu, po haroj dhe ato qe dim per futbollin, nga keto broçkullat tuaja.