Një i panjohur sulmon Riberi në dhomat e zhveshjes së Bajern

13 Shkurt 2013, 18:59Sport TEMA

Një episod i pabesueshëm ka ndodhur brenda ambienteve të klubit të Bajern Mynih gjatë ditës së djeshme, pasi një i panjohur ka kërcënuar Frank Riberi. Personi në fjalë, i cili mendohet se është një bashkëkombës i francezit, ka arritur të futet pa probleme deri në dhomat e zhveshjeve të ekipit gjerman pas stërvitjes së djeshme dhe sipas gazetës “L’Equipe”, mes tij dhe futbollistit ka pasur edhe një përleshje fizike, e ndërprerë vetëm nga ndërhyrja e policisë.

Agresori, sipas gazetës gjermane “Bild”, është i njëjti person që pak ditë më parë u paraqit në qendrën sportive të bavarezëve duke mbajtur me vete një qen luftimesh (që cilësohet i jashtëligjshëm në Gjermani) dhe duke pretenduar se pronari i kafshës ishte Riberi. Por në atë rast, ai u ndal nga forcat e sigurisë të klubit.

Tashmë Bajern ka hapur një hetim për të kuptuar se si personi në fjalë ka kaluar rojet e sigurisë dhe ka arritur të futet pa asnjë problem në ambientet e brendshme të klubit duke vënën në rrezik jetën e lojtarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje