Legjenda e futbollit francez, Zinedin Zidan, i ka thurur elozhe Devid Bekam, përkrah të cilit ka luajtur disa vite në radhët e Real Madrid. Francezi ka folur për ish-shokun e skuadrës, i cili të mërkurën filloi stërvitjen me PSZH, duke e vlerësuar për profesionalizmin që tregon.
“Bekam është një person që vjen në stërvitje 45 minuta më herët se të tjerët dhe largohet gjysmë orë pas të tjerëve nga fusha”, tha Zidan për “Canal+”. “Ai është një profesionist i mirëfilltë. Disa lojtarë sot do të përfitonin nga niveli i tij i profesionalizmit”.
“Tani ai është 37 vjeç, ai nuk luan 90 minuta në çdo ndeshje, por mbetet në gjendje të influencojë çdo takim për ato 20-30 minuta që i rezervohen në fushë. Ky është një person që e dashuron sportin. Në moshën 37 vjeçare, pasioni i tij ekziston ende. Ai djalë ka klas”.
Trajneri i PSZH, Karlo Ançeloti, shpreson të ketë në dispozicion Bekam në dy javët e ardhshme dhe pritet që t’i japë anglezit mundësinë të debutojë që në takimin kundër Olimpik Marsejës./lajmeshqip
pa dyshim qe dejvid ka klas
capello e la ne stol te real madrid, pasi pa qe bekam vazhdnte stervitej me te njejtin ritem dhe profesionalizem, u detyrua e riktheu titullar dhe mori kampionatin
Bile Kapelo pordhaci ne fund i kerkoi falje.
Vjen shpejt se ben floken me xhel dhe iken vone se rruhet cdo 5 ore. Nuk eshte kollaj te besh reklama brekesh dhe syzesh or taj.