Ferguson: E mallkova gabimisht Evran për golin e Ronaldos

14 Shkurt 2013, 14:51Sport TEMA

“Ju e dini se unë mund t’i kritikoj ata tani, lidhur me paraqitjen që patën kundër Junaited. Mirëpo unë mendoj se ia dolën mirë dhe bënë punë të mirë. Mysafirët erdhën këtu për t’u mbrojtur, ata erdhën këtu për të mos pësuar gola, ata nuk luajtën për të fituar, mirëpo Junaited është një skuadër që në sulm ka lojtarë të rëndësishëm dhe me potencial të madh, që mund të shënojnë gol dhe të krijojnë shanse nga hiçi”, deklaroi Hoze Murinjo pas ndeshjes me Junaited.

“Pas këtij takimi unë them shanset janë 50-50. Ne besojmë se atje mund të shënojmë dhe fitojmë. Gjithçka mbetet e hapur” deklaroi Murinjo.

“Është një terren i vështirë Bernabeu , rekordi i tyre në shtëpi është i jashtëzakonshëm. Pjesa e parë ishte pak ca dëshpëruese, me mënyrën se sa thellë u mbrojtëm ne, fakt ky që i mundësoi Realit shumë mundësi nga krosime dhe gjuajtjet direkte. Mirëpo për fat të mirë De Gea ishte fantastik. Ai priti 3-4 gola”, tha Ferguson.

Sa i përket raundit të dytë, ndeshjes së kthimit , Fergi deklaroi se gjasat për kualifikim i kanë të dyja ekipet, gjersa shtoi se Reali është një nga skuadrat më të mira në Evropë kur luan jashtë fushe.

“Jemi takuar me Ronaldon dhe kemi biseduar në dhomat e zhveshjes . Ai kishte 6 vjet të mira me ne. Goli i tij … nuk di se si ta përshkruaj. Kur shënoi mallokva Partice Evrën, i cili ishte duke shoqëruar Ronaldon , por kur e shikova golin në ritransmetim u ndjeva pak i marrë për atë që mendova për Evra”, tha Ferguson.

Ndeshja e kthimit Mançester Junaited – Real Madrid zhvillohet më 5 Mars.

1 komente në “Ferguson: E mallkova gabimisht Evran për golin e Ronaldos”

  1. Pilo Lala says:

    Jepi, se po tregon qe je njeriu me strategjik i futbollit sot.
    Te mbash Manchester ne krye per 26 vjet, eshte mrekulli.
    Dhe kete mrekulli di ta beje vetem Fergusson.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje