Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, ka qenë gjatë kësaj jave në Nju Jork, ku është takuar me trajnerin e skuadrës, Tito Vilanova, aktualisht në fazë rikuperimi pas një operacioni për heqjen e një tumori. Objektivi i këtij takimi, ku ishte i pranishëm edhe sekretari teknik Albert Valentin dhe koordinatori futbollistik Narcis Hulia, ka qenë përcaktimi i strategjisë për sezonin ardhshëm, duke filluar nga merkato, sipas prioriteteve të skuadrës katalanase.
Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, objektivi kryesor i merkatos është për përforcimin e mbrojtjes, ku lojtari që u pëlqen më shumë katalanasve është 25 vjeçari brazilian David Luiz, i cili shihet si një pasardhës i denjë i Karles Pujol. Por katalanasit duket do ta kenë të vështirë të marrin futbollistin e Çelsit, për të cilin londinezët do të kërkojnë një çmim edhe më të lartë se 21 milion paund që paguan në vitin 2011 për ta transferuar nga Benfika.
Ndërkohë, çështja e Neimar është edhe më e komplikuar, pasi nuk dihet ende nëse braziliani do të pranojë të transferohet këtë verë në Evropë apo jo. Për këtë arsye, gjatë takimit është vendosur që të kontaktohet sa më shpejt Santos dhe lojtari për të marrë një përgjigje përfundimtare, pasi në rast se ai do të vazhdojë të insistojë për të qëndruar në Brazil, atëherë do të shihet një sulmues tjetër si përforcim i merkatos.
Kushdo që të jetë sulmuesi i ardhshëm i katalanasve, duket se vendin atij do t’ia lërë të lirë David Vija, i cili pritet t’i japë lamtumirën skuadrës në fund të këtij sezoni me destinacion Arsenalin. Këtë transferim e ka aprovuar edhe Vilanova, për sa kohë që drejtuesit i sjellin një sulmues tjetër cilësor në sezonin e ardhshëm.
Kam mendimin se NEYMARI ,ne se vjen tek BARCELONA ,ASAJ NUK I NDREQ PUNE POR JA PRISH BALLANCAT qe deri tani jane ne PERFEKSION . Ne te kunderten do te ishte NEYMAR qe do te perfitonte nga ky transferim DHE DO TE RRITEJ si lojtar dhe personalitet ,perndryshe cdo destinacion tjeter i NEYMARIT ,pervec BARCELONES , do te rezultonte VETVRASJE e TIJ dhe do te perfundonte ne BRAZIL shume me shpejt se PATOKU-PATO apo RICARDO KAKA .