Menaxheri i Totenhemit, Andre Vijas-Boas, nuk ka dyshime për nivelin e Gareth Bej pas dy golave të tij në fitoren 2-1 ndaj Lionit në Europa League.
Bejl ka shënuar shtatë gola në pesë ndeshjet e fundit për klubin dhe vendin, duke nxitur sërish deklaratat se ai është në mesin e më të mirëve në botë.
“A është Bejl në nivel me Kristiano Ronaldon? Po, ai po kalon nëpër një moment të shkëlqyeshëm individual”.
“Mendoj se ju duhet ta vëreni këtë. Ai është duke shënuar shumë gola për ekipin dhe mendoj se ky është sezoni më i mirë golashënues i tij te Totenhrmi. Ju mund ta shihni se lojtari kënaqet me futbollin e tij”.
“Kur këto gjëra ndodhin, lojtarët individual ruajnë motivimin e lartë dhe ata janë të aftë të ndihmojnë ekipin të arrijë objektivat”, ka thënë Vijas-Boas pas fitores së mbrëmshme.