Venger: Nëse mundim Bajernin, mund të fitojmë Champions

15 Shkurt 2013, 17:55Sport TEMA

Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, mendon se ekipi i tij do të fitojë besimin e duhur për të fituar Ligën e Kampioneve, nëse arrin të kalojë Bajern Mynih në sfidën që i ka vënë përballë në 16 më të mret e turneut.

“Të martën na pret një ndeshje e madhe përballë Bajernit. Nëse arrijmë t’i kalojmë, atëherë pse nuk duhet të vazhdojmë dhe ta fitojmë këtë trofe?”, u shpreh Venger. “Në fillim të duket edhe se të fitosh Kupën FA është gjëja më e lehtë në botë, por asnjëherë nuk e di se sa e vështirë është. Nëse e krahason me kampionatin, kuptohet se kemi më shumë shanse, pasi në kampionat jemi shumë mbrapa”, tha trajneri francez para ndeshjes që skuadra e tij luan kundër Bllekbërn në Kupën FA.

Ndonëse ndeshja me Bajernin mund të cilësohet një pikë shumë e rëndësishme e sezonit, Venger nuk dëshiron që të heqë dorë nga Kupa FA dhe shpreson që të zgjidhë më parë sfidën me Bllekbërnin për të kaluar në çerekfinalet e turneut.

“Kupa FA është një objektiv i rëndësishëm për ne. E marrim gjithmonë seriozisht, po ecim mirë dhe duam të vazhdojmë në këtë mënyrë”, tha Venger.

4 komente në “Venger: Nëse mundim Bajernin, mund të fitojmë Champions”

  1. Fatjoni: Vlorë-Skelë & Tiran-Petrelë says:

    Sikur te kishte halla e Arsenit koqe do i therrisnin Liri Berisha
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/blog-post.html

    1. DRILONI says:

      Nese,,,,,as mos e shko ne mendje se bajer rival ka vetem barcelonen,tjeter gje jane kompanite e basteve,,varet si e godasin por ,,,,,

  2. detroit says:

    bajerni,per mendimin tim,nuk eshte cilesor sa duhet,mund te them e 6-ta apo e 7-ta ne europe.

  3. MALUA says:

    DRILONI eshte me afer te vertetes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje