Tifozët e Arsenalit kërkojnë largimin e Venger

17 Shkurt 2013, 15:42Sport TEMA

Arsen Venger po kalon sezonin e tij më të keq në 16 vitet që ka drejtuar Arsenalin dhe këtë e provon më së miri fakti se tifozët tashmë kërkojnë largimin e trajnerit francez që deri pak kohë më parë kishte statusin e “të paprekshmit” në drejtimin e ekipit.

Tekniku francez mendoi më shumë për ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Bajern, duke lënë në stolin e rezervave shumë futbollistë titullarë në ndeshjen e Kupës FA ndaj Bllekbërn, por skuadra e tij u mund 1-0 dhe i dha lamtumirën turneut. Kjo ishte hera e parë që Venger mundej në Kupën FA nga një skuadër që nuk është në Premier, duke shënuar kështu një tjetër pikë të ulët në karrierën e tij me “topçinjtë”.

Tifozët kanë kërkuar në kor në fund të ndeshjes largimin e Venger dhe këtë radhë, bordi drejtues mund të vendosë t’i kënaqë ata, ndonëse do të pritet fundit i sezonit. Venger ka një kontratë deri në vitin 2014 me klubin londinez, ndërsa deri tani ka refuzuar ta rinovojë atë. Sipas burimeve të mediave angleze, në fund të këtij sezoni, që me shumë mundësi do të jetë i 9-ti radhazi pa asnjë trofe, bordi drejtues dhe Venger do të ulen në tavolinë dhe pritet të zgjidhin me marrëveshje kontratën, pasi edhe trajneri është mërzitur me situatën e krijuar dhe kontestimet e shumta.

Ai u shfaq shumë i irrituar në konferencën për shtyp pas ndeshjes, duke qëndruar më pak se 5 minuta para gazetarëve.

“Është shumë e dhimbshme dhe zhgënjyese. Në fillimin e ndeshjes luajtëm me 11 futbollistë që luajnë me kombëtaret e vendeve të tyre. Por kemi bërë një gabim të madh te goli i pësuar. A është ky sezoni më i dobët i karrierës time këtu? Nuk ka mbaruar ende! Ndoshta për ju, por jo për mua! Është e rëndësishme të përqendrohemi te takimi i radhës sepse është një mundësi e mirë për të treguar se kemi karakter”, tha ai.

Sipas mediave angleze, zëvendësuesi më i mundshëm i Venger në stolin e kësaj skuadre është trajneri aktual i Evertonit, Devid Mojes. Ndërkohë, francezi pritet të kthehet në Francë te PSZH apo të marrë drejtimin e Real Madrid.

3 komente në “Tifozët e Arsenalit kërkojnë largimin e Venger”

  1. Tironci Lugano says:

    Me kohe duhej te ishte larguar.

  2. england says:

    Strategjia e Arsenalit ka qene te perfitoje sa me shume para,nga shitja e lojtareve,dhe kete e ka pranuar vete Stan Kroenke qe eshte financuesi me i madh te Arsenali me 41% te aksioneve,dhe ku ka bere oferten qe ta bleje klubin gjate ketij viti!muaj me pare ku kishte nxjerre bilancin e fitimeve nga shitjea e yjeve ne klub,duke filluar nga Henry e Viera,Ashly Kol,duke vazhduar me K.Ture,Adebajor vazhdojme me Fabregas,Klichy,Nasry,Aleksander Song apo dhe se fundmi Van Persi.Vlera e shitjeve shkonte me shume se 200 milion euro.Sa per Arsen Vengerin nuk besoj se do rri pa pune asnje sekond,nese Arsenali ben gabimin dhe e hedh matane,klubet e tjera po rrine “mbas deres”

    1. Argita_B says:

      Arsene Wenger kur shkoi te Arsenal e gjeti klubin ne mes te tabeles. Nese Arsenal sot eshte nga klubet me te fuqijshem ne bote, meriten me te madhe per kete e ka menaxhimi i bere prej Wenger.
      Tifozet harrojne se aksoineret te Arsenal nuk jane si arabet te M. City apo Abramovitch te Chelsea qe kane shpenzuar mbi 1.5 miliarde paund per te fituar trofe.
      Wenger vjen pas Ferguson per misionin e kryer te Arsenal, jetgjatesine, besnkerine, seriozitetin…
      Mire hoqen Wenger, po à e dine ke do vene ne vend te tij!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje