Berisha shënon golin e 12-të për të ringjallur Brisbein

17 Shkurt 2013, 15:41Sport TEMA

Besart Berisha ka shënuar sot golin e tij të 12-të për Brisbein Roar në këtë kampionat, pas suksesit 2-0 ndaj Uellington Feniks që ka ringjallur shpresat e kësaj skuadre për të marrë pjesë në këtë playoff.

Berisha ka shënuar golin e dytë për ekipin e tij në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes, ndërsa është tani në vendin e dytë në renditjen e golashënuesve më të mirë të kampionatit.

Në këtë sezon, Brisbein Roar nuk po shkëlqen si vitin e kaluar ku u shpallën kampionë, por shpreson që të kthejë fatin dhe të marrë pjesë në playoff falë kthimit në formën më të mirë të Berishës.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar 7 nga 12 golat e tij në vitin 2013, duke lënë pas përfundimisht problemet fizike që e shqetësuan në pjesën e parë të sezonit.

Aktualisht, Brisbein është 2 pikë larg vendit të 6-të që të çon në playoff dhe që mbahet nga Njukasëll Xhets, kundërshtari i radhës i kësaj skuadre në sfidën e javës së ardhshme.

1 komente në “Berisha shënon golin e 12-të për të ringjallur Brisbein”

  1. Liburni says:

    Nuk e di sa shkolle duhet te kete ky qe nxjerr lajmet sportive!?
    Emrat e lostareve ,skuadrave apo ne kete rast te qyteteve duhet te shkruhen ashtu sic jane..,ne kete rast shkruhet Brisbane dhe jo brisbein,Newcastle Jets dhe jo Njukasell xhets etj etj .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje