Mesfushori holandez, Klarens Sedorf, mendon se ekspertët e futbollit po tregohen të padrejtë me Neimar, duke e krahasuar gjithmonë atë me Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon.
Paraqitjet e sulmuesit të Santos në vitet e fundit kanë bërë që shumëkush të fillojë ta vlerësojë atë duke e ngjitur në nivelin e dy futbollistëve të Real Madrid e Barcelonës, që aktualisht cilësohen si më të mirët në botë. Por Sedorf beson se është ende shumë herët për të vënë një barrë kaq të rëndë në supet e këtij futbollisti.
“Ai është shumë i ri, përgjegjësia për ekipin kombëtar nuk duhet të bjerë vetëm mbi të. Duhet të jenë edhe lojtarë të tjerë që ndajnë të njëjtin mendim”, tha Sedorf për mediat në Brazil.
“Është e padrejtë ta krahasosh me Kristiano Ronaldon dhe Mesin. Por mua më pëlqen shumë ta shoh kur luan dhe shpresoj që të ketë sa më shumë suksese në jetë”, u shpreh mesfushori holandez që tani aktivizohet në kampionatin brazilian me fanellën e skuadrës së Botafogos.
Sipas Sedorf, lojtari do të ketë mundësinë të shkëlqejë edhe më shumë nëse do të vendosë në të ardhmen të transferohet në Evropë.
“Neimar ka shumë talent. E kam takuar dhe më ka pëlqyer energjia e tij. shpresoj që një ditë ta shoh të luajë në Evropë, pasi kjo eksperiencë e pasuron një njeri. Të shohim nëse ai mund të shkëlqejë edhe atje. Normalisht, nëse një futbollist di të luajë, ai përshtatet lehtësisht kudo. Merrni si shembull Robinjon. Fizikisht janë njëlloj prandaj përse duhet të dyshohet se Neimar nuk duhet t’ia dalë mbanë si Robinjo?”, deklaroi Sedorf.
U lodha duke e RI PERSERITUR : NEYMARIT MEDIA ja ka ngritur vlerat artificialisht . NEYMAR ne se degjon GRAMAFONIN E PRISHUT PELE te cilit kohet e fundit nuk i punon me zemereku , dhe median ,per mua shume shpejt do perfundoje si “DON ZHUANI PATOK-PATO”,I cili ne moshen 24-vjec kthehet nga ka ardhur . SANTOSI eshte ne tabele ne vendin e 7-8 DHE NEYMARI si goleshenues ESHTE I SHTATI . Ne se NEYMARI DRIBLON SHUME MIRE keto nuk kane vlere dhe te ulin shume pike ne EUROPE ne se ti nuk zgjedh te kombinosh dhe te shkrihesh me skuadren . NEYMARIT do ti bente mire te vente tek BARCELLONA ,por asaj ,BARCELONES do t’i prishte BALANCAT ,DHE do te ishte NEYMAR QE DO TE PERFITONTE .NEYMAR eshte ne peshen e pare te mundjes 48-52 kg. ,eshte si pende e lehte dhe nuk i duron dot perplasjet . Veshtire do ta kete NEYMARI TE BARAZOHET ME MESSIN dhe RONALDON . Nuk e di por jam skeptik . Sidoqofte le t’ia leme kohes sepse ajo eshte GJYKATESJA ME E MIRE ,ME E DREJTE dhe me e pa aneshme .