Flamini: Pika e dobët e Barçës është Fabregas

18 Shkurt 2013, 15:05Sport TEMA

Mesfushori i Milanit, Matië Flamini, mendon se pika e dobët e Barcelonës është Cesk Fabregas, i cili sipas tij, “harron të mbrojë” shumë shpesh dhe ky avantazh duhet shfrytëzuar në ndeshjen mes dy klubeve në Ligën e Kampioneve.

Flamini, i cili ka luajtur përkrah Fabregas gjatë karrierës së tij te Arsenali, vlerëson maksimalisht 25 vjeçarin spanjoll, por mendon se kuqezinjtë mund të shfrytëzojnë këtë mangësi të lojtarit në ndeshjen e mesjavës.

“Fabregas është një lojtar me shumë cilësi, ai ka një vizion të jashtëzakonshëm dhe është gjithashtu shumë i mirë para portës. Përsa i përket defekteve të tij, ai shpesh harron të mbrojë”, shpjegoi mesfushori francez për “Milan Channel”.

Barcelona është padyshim favorite në sfidën mes dy skuadrave dhe Flamini pranon se do të kishte preferuar një kundërshtar tjetër në këtë pikë të turneut.

“Barcelona ka talente të jashtëzakonshme individualë dhe luajnë një futboll të shkëlqyer, ndaj janë mes favoritëve për të fituar trofeun. E pranoj që do të kishim preferuar një ekip tjetër në këtë pikë të turneut, por me siguri që këto do të jenë dy ndeshje fantastike. Ne do të bëjmë maksimumin për të bërë çudinë ndaj Barcelonës”, tha mesfushori që ka filluar të gjejë përsëri hapësira në radhët e kuqezinjve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje