Ndonëse vetëm pak ditë më parë Zhoze Murinjo deklaroi se e ardhmja e tij ishte në Angli, ai duket se po i shkel syrin PSZH-së, duke kërkuar tashmë që të transferohet në radhën e klubit francez në fund të këtij sezoni. Trajneri portugez ka pësuar një krisje që duket e parikuperueshme me Real Madrid, tifozët dhe vetë lojtarët e kësaj skuadre, ndaj pritet që në fund të këtij sezoni të largohet nga skuadra që në sezonin e kaluar e shpalli kampione në Spanjë duke thyer hegjemoninë e Barcelonës.
“Ekziston një mundësi, por nuk e di se kur. Nuk mund ta them kur. Përse jo!”, ishte komenti i Murinjos për “Canal+”, kur u pyet nëse ishte i interesuar për të drejtuar në Francë.
Pasiguria e tij për të ardhmen ka bërë që të hapen shumë skenarë të merkatos, ku përfshihen emrat e disa prej klubeve më të njohura angleze si Çelsi, Arsenal, Mançester Siti e Mançester Junajtid. Por duket se milionat e PSZH kanë filluar të tërheqin vëmendjen e portugezit.
Pronarët e klubit kanë investuar shuma të rëndësishme për lojtarë të mirë por ekipi përsëri nuk arrij të shkëlqejë ashtu siç pritet më kampionat, ndonëse ka emra si Ibrahimoviç, Laveci, Pastore e Tiago Silva. Humbja 3-2 në fushën e Sosho një natë më parë ka bërë reale mundësinë e ndryshimeve në pankinë në fund të sezonit, pasi sheikët e Katarit dëshirojnë një personazh shumë më mediatik dhe Murinjo plotëson profilin e personit që ato kërkojnë.
Perfundimisht Mourinjo eshte trainer i paafte.
E keni pare cfere shkaterrimi kane pesuar klubet, si i shkreton Mourinjo?
Shikoni Celsean qe u riparua vetem pas 7 vjetesh.
Shikoni Interin qe ka 4 vjet qe nuk di ku eshte.
Do shikoni Realin, si do i veje filli edhe per 5 vjet te tjera kur te iki Mourinjho.
Mourinjho blen Lojtare teper te shtrenjte, dhe arrin nje rezultat shume te vogel. Zhurmen e bene tek Media, sikur ai eshte specialist Futbolli.
Deshtimi ne Madrid, vulosi paaftesine e Mourinjos si Trajner.
Te transferohet te Arsenali se vetem me Venger mund te krahasohet. Te dy i kane cuar klubet ne nivele skandaloze.
Ik o Pilo futi ndonje pace-pilaf,ose na i tas me grosh nuk eshte per ty komenti sportiv!Pra sipas teje Mourinjo eshte i paafte se ka drejtuar Chelsea qe per dy vite nen drejtimin e Mourinjos mori dy Premier League ku kishte 50 vite pa e ngritur kete trofe,pa llogaritur dhe FA cup,apo duke shkuar me tej me Interin qe kishte “shekuj” pa ngritur trofeun e Champions-League ku nen drejtimin e atij qe ti e urren(Mous) mori dhe kampionatin Italian por dhe kupen e Italise,pra 3 trofe ne nje vit,me pas erdhi te Reali ku nuk ju desh me teper se nje vit t’ja rrembente Barcelones trofeun e Premiera Divizion,dhe kupen e mbretit nje vit para se ta fitonte kete trofe!Nese do me per Belulin po te them se me Porton ngriti trofeun e Champions,ky ishte trofeu qe i hapi rruget per ne Angli.Eshte sport i veshtire te komentosh per dike qe e urren,JEPI CEZARIT ATE QE I TAKON CEZARIT,jo pse e urren dike ti mohosh vlerat e tij,dhe sa per lojtare Mourinjo nuk merret me shitjen e tyre ne menyre direkte,klubet e medha kane manaxheret e tyre qe ne kompromise dhe me trajneret sjellin prane tyre nje lojtar qe i duket i pershtateshem,pra po te them se as Mourinjo por as dhe ndonje trajner tjeter,nuk kane ekskluzivitet ne shitjen dhe blerjen e lojtareve,jane disa hallka qe ti s’mund ti kuptosh dot,se jo me kot te shkruajta ne fillim te komentit qe shko e gatuaj ndonje gje te mire,kjo eshte ajo qe ti mund ta besh me mire.