"Modesti" Mançini: Jam unë trajneri më i mirë në Angli

18 Shkurt 2013, 19:50Sport TEMA

Trajneri i Mançester Sitit, Roberto Mançini, ka humbur plotësisht sensin e modestisë, duke deklaruar hapur se ai është trajneri më i mirë në Angli, ndonëse skuadra e tij është 12 pikë pas kryesuesve të Mançester Junajtid në kampionatin e këtij vendi.

Edhe pse kësaj i shtohet fakti se Mançester Siti është jashtë Kupave të Evropës pas një edicioni zhgënjyes, italiani nuk ka ngurruar të tregojë për BBC se mendon seriozisht se asnjë trajner tjetër nuk ia kalon atij, të paktën për 15 muajt e fundit.

“Në 15 muajt e fundit, unë jam trajneri më i mirë në Angli. Dikush tha që prej gjashtë muajsh se Mançester Siti do të ndërronte trajner, do të vinte Guardiola dhe pasi ai iku te Bajern, kanë filluar të përmenden trajnerë të tjerë”.

“Unë kam fituar një kampionat, një Kupë FA dhe një Superkupë, nuk ka asnjë trajner tjetër që të ketë fituar kaq trofe në 15 muajt e fundit. Nuk kam çfarë t’i bëj, ky është realiteti”, ishte deklarata aspak modeste e teknikut italian.

Trajneri ka deklaruar gjithashtu se të gjitha shpresat e tij në këtë sezon për të fituar kampionatin apo Kupën FA, varen nga forma e Serxho Agueros, i cili shënoi dy herë kundër Lids.

“Shpresoj që Serxho të vazhdojë kështu deri në fund të sezonit. Nëse ai paraqitet kështu dhe sulmuesit tanë vazhdojnë të shënojnë shumë gola, atëherë kampionatin mos e cilësoni të mbyllur”.

2 komente në ““Modesti” Mançini: Jam unë trajneri më i mirë në Angli”

  1. Zemani says:

    Dale Mançin,dale, se na zuri data
    Hiqesh më i miri,se ke flok të gjata.
    je më imiri *të zu sytë paraja”
    Duket me veteveten të ka zënë sevdaja.

  2. Horri i Bulevardit says:

    Po ser Alex Ferguson, cfare vendi ze o tarallak italjoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje