Serxho Ramos, rekordmen i kartonëve të kuq

19 Shkurt 2013, 14:56Sport TEMA

Serxho Ramos ka thyer një rekord të ri te Real Madrid pas ndeshjes kundër Rajo Vajekano, pasi ka marrë kartonin e tij të 16-të të kuq, duke u bërë lojtari më i ndëshkuar në historinë e klubit.

Mbrojtësi regjistron tani 16 largime me karton të kuq, nga të cilat 12 në kampionat, 2 në Kupën e Mbretit dhe 2 në Ligën e Kampioneve, shifra të jashtëzakonshme pasi i bie që mesatarisht ai merr një karton të kuq çdo 21 ndeshje.

Por duket qartësisht se problemet e Ramos vijën më shumë në Spanjë me fanellën e Realit, pasi ai nuk është ndëshkuar asnjëherë me karton të kuq në kombëtare, ndonëse ka luajtur 99 ndeshje me të. Nëse do të luante të njëjtën mesatare si me Realin, ai tani do të kishte të paktën 4 kartonë të kuq. Edhe në Ligën e Kampioneve, dy kartonët e kuq të tij janë shumë të vjetër. I pari ka ardhur kur ishte vetëm 22 vjeç dhe në vitin e parë me klubin, në ndeshjen kundër Olimpiakos. Ndërsa i dyti erdhi si rrjedhojë e një urdhri të vetë Murinjos në ndeshjen e famshme kundër Ajaks, në mënyrë që ai dhe Ksabi Alonso të shlyenin kartonët e verdhë që kishin marrë më në takimet e mëparshme dhe të kalonin “të pastër” në fazën tjetër të turneut.

Për lojtarin rëndon mbi supe edhe statistika e kartonëve të verdhë, pasi në 5 sezonet e fundit ka marrë 107 të tillë, një tjetër rekord për klubin madrilen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje