Devid Bekam me “eskortë personale”

20 Shkurt 2013, 14:59Sport TEMA

Devid Bekam mund të jetë një nga personazhet më të vëzhguar të historisë së futbollit botëror dhe këtë e tregon më së miri fakti se ai ndiqet çdo ditë nga dhjetëra paparacë që e shoqërojnë në çdo moment të jetës.

Fotoja në vijim tregon qartësisht se si është udhëtimi i tij i përditshëm që nga momenti kur hipën në makinë për të shkuar në stërvitje e derisa mbërrin në fushën e lojës.

Fillimisht, parisienëve u bënte përshtypje kur shihnin një makinë që ndiqej nga një mori motorësh me fotografë e gazetarë, por tashmë të gjithë e kanë mësuar se vetura në fjalë është ajo e Devid Bekam, lojtarit më të ri të skuadrës së qytetit, me të cilën ai nuk ka luajtur ende asnjë minutë dhe nuk dihet se kur do të debutojë.

2 komente në “Devid Bekam me “eskortë personale””

  1. S says:

    Une kam pare shtepine e tij(nga jashte ishte mese e zakonshme) ne Bel-Air ne Los Angelos dhe qelloi qe doli me makine dhe nuk kishte asnjeri.Vetem furgoni ku isha une qe te tregon shtepite e yjeve ne Hollywood

  2. Tarrasi says:

    Ketu e kane fjalen per ne EU jo ne USA.

    Ne USA nuk e perfillin dhe aq shume futbollin apo yjet ose ish-yjet e ketij sporti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje