Pele: Neimar e ka mendjen të modeli i flokëve, jo te loja

21 Shkurt 2013, 13:40Sport TEMA

Legjenda e futbollit brazilian, Pele, nuk ka ngurruar të kritikojë sulmuesin brazilian Neimar, duke thënë se ai nuk është më shumë se një “lojtar normal” kur vesh fanellën e kombëtares. 21 vjeçari është krahasuar shpesh me ish-sulmuesin legjendar, por vetë Pele mendon se Neimar mbivlerësohet dhe është më shumë i përqendruar te imazhi i tij.

“Për ekipin kombëtar, ai është thjesht një lojtar normal”, tha Pele për “O Estado de Sao Paulo”. “Ai ka një përgjegjësi të madhe mbi shpatulla por shqetësimi i tij më i madh është të ndryshojë stilin e rrobave apo modelin e flokëve”.

“Në çdo ndeshje që luajmë jashtë Brazilit ai nuk paraqitet mirë. Çdokush mendon se ai duhet të jetë përgjigja ndaj problemeve të kombëtares, por Neimar nuk është gati për një barrë të tillë, nuk mund t’ia dalë mbanë”.

Sipas Pele, të gjitha paraqitjet zhgënjyese të Neimar me Brazilin vijnë sa herë që ai përballet me lojën e kombëtareve evropiane, që janë të disiplinuara taktikisht.

“Ai nuk luan jashtë dhe futbolli evropian është shumë i ndryshëm nga ai që luajmë këtu në Amerikën Latine. Ai do të ketë topin, të driblojë, të bëjë numrat e tij, por atij i duhet që të lëshojë pak topin, të luajë për skuadrën. Ai nuk ka eksperiencë ndërkombëtare. Barcelona do të ishte vendi ideal për të, por nuk besoj se do të largohet, pasi Santos ia ka ende nevojën”, ishte deklarata e Pele që duket se ka ndërruar plotësisht opinion për sulmuesin, të cilin deri pak kohë më parë e vlerësonte si lojtarin më të mirë në botë.

Por pas kësaj deklarate ka ardhur një tjetër më e bujshme nga menaxheri i futbollistit, Vagner Ribeiro, i cili u kundërpërgjigj me një koment mjaft të ashpër.

“Pele duhet të kujdeset për nipat e tij në vend që të flasë për Neimar. Kjo është xhelozi. Nëse Pele do të luante sot, ai do të ishte inferior ndaj Neimar. Në kohën e tij, të gjithë mbrojtësit ishin të ngathët dhe forca fizike nuk ishte e njëjtë”, tha Ribeiro.

1 komente në “Pele: Neimar e ka mendjen të modeli i flokëve, jo te loja”

  1. TOTILA says:

    Me ne fund PELE po e kupton dhe e ka bere kthesen . Pele ka plotesisht te drejte .Une per te qene modest KETO MENDIME I KAM SHPREHUR KOHE EMPARE ( do te ishte cmenduri te krahasoje mendimin tim teknik me ate te PELES ,por dhe une si gjithkush kam te drejte te jap nje opinion)). E KAM THENE SE EKIPI IDEAL PER NEYMARIN do te ishte BARCELONA ku ne te gjithe do te shikonim RRITJEN e NEYMARIT , PJEKURINE e MESSIT ,pse jo dhe nje KONKURENCE po brenda ekipit qe do te na e jepnin keta 2 lojtare VIZIONARE .Nuk do te ishja kurre dakord se do te egzistonte nje konkurence midis RONALDOS dhe MESSIT ,sepse RONALDO nuk ter afron asgje vec forces fizike ,asnje nga GOLAT E TIJ NUK TE JEP KENAQESINE E GOLAVE TE “PLESHTIT”. E kam theksuar :ne se NEYMAR DO TE TUNDOHET nga tufa e EUROVE QE DO TI AFRONIN SHEIKET E ZINJ ,apo sheiket me PARDESY te BARDHA ,dhe ai do te zgjidhte nje EKIP KOMERCIAL ,AI DO TE DILTE I HUMBUR DHE DO TE perfundonte si PATO-PATOKU eku di une tjeter .Ne se do te zgjidhte BARCELONEN ai do te dilte i fituar dhe BARCELONA e HUMBUR . Si do qofte ai eshte akoma i ri dhe shpresoj qe ai kur te rritet edhe pak taktikisht te na jap ne ndjekesve te futbollit SPEKTAKOLAR po ate kenaqesi qe na jep MESSI !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje