Terri: Tifozët kanë të drejtë të vërshëllejnë Benitez

20 Shkurt 2013, 15:00Sport TEMA

Kapiteni i Çelsit, Xhon Terri, mendon se tifozët kanë plotësisht të drejtë të kontestojnë Rafael Benitez për sa kohë që skuadra vazhdon të dhurojë paraqitje të dobëta.

“Faji bie mbi ne, pasi në rast se fiton ndeshje, gabimet harrohen”, tha lojtari i Çelsit për “The Independant”.

“Nëse humb ndeshjet, gjithë trysnia bie mbi trajnerin. Ai duhet të pranojë këtë përgjegjësi pasi është ai që përzgjedh formacionin. Ndaj nëse nuk fitojmë, ashtu si me çdo trajner tjetër, fatkeqësisht përgjegjësia bie mbi kokën e tij”.

Protestat e tifozëve kundër Benitez janë bërë një kor i zakonshëm në stadium pasi tifozët londinezë kanë bërë të qartë se nuk e duan ish-trajnerin e Liverpulit. Sipas Territ, gjithçka ka lidhje me formën që po shfaq në këtë sezon Çelsi dhe vetëm sukseset mund ta ndryshojnë këtë situatë.

“Tifozët paguajnë para ndaj kanë të drejtë të plotë të japin mendimet e tyre. Ajo që mund të bëjmë ne është të përqendrohemi në punë tonë, që është të fitojmë ndeshje. Nëse e bëjmë një gjë të tillë, këto protesta do të përfundojnë. Kur fituam kundër Brentford nuk dëgjova shumë kontestime”, shpjegoi mbrojtësi./lajmeshqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje