Milani ka zhvilluar ndeshjen perfekte kundër Barcelonës, duke marrë një fitore 2-0 ndaj skuadrës që nga të gjithë cilësohet si favorite për të fituar trofeun. Ekipi italian është treguar mjaft cinik, duke shfrytëzuar në maksimum rastet e krijuara, ndërsa ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt një kualifikimi të bujshëm.
Ashtu siç pritej, gjatë gjithë ndeshjes ka qenë Barcelona që ka kontrolluar topin, por pa u shfaqur asnjëherë e rrezikshme në zonën e Abiatit, pasi Alegri kishte ndërtuar një gardh të mirëfilltë para zonës së rreptësisë për të mos lejuar depërtimet e katalanasve. “Kafazi” i kërkuar nga Berluskoni funksionon aq mirë sa Barcelona nuk bën asnjë gjuajtje në kuadrat në pjesën e parë, ndërsa Milani i afrohet dy herë golit me El Sharauin e Boateng, gjithmonë të rrezikshëm sa herë nisej një kundërsulm.
Në pjesën e dytë pritet një sulm i vrullshëm i Barcelonës, por katalanasit vazhdojnë me të njëjtin ritëm, ndoshta edhe të kënaqur me mënyrën se si po shkonte ndeshja. Por minuta e 57-të rezulton vendimtare për fatin e këtij takimi. Pas zhvillimit të një goditje dënimi, gjuajtja e Montolivo devijohet nga Zapata me dorë dhe përfundon te Boateng, i cili gjuan fluturimthi dhe mposht Valdes. Pavarësisht protestave të katalanasve, gjyqtari bën shenjë se goli është i rregullt, duke ndezur entuziazmin në “San Siro”.
Avantazhi ndihmon edhe më shumë Milanin, që tashmë është më i qetë dhe fillon të tregojë një presing mbytës ndaj lojës së Barcelonës. Katalanasit mundohen në të gjitha mënyrat të rrezikojnë, por gjuajtja e tyre e parë drejt kuadratit vjen vetëm në minutën e 76-të të ndeshjes.
Për më tepër, vetëm 5 minuta më vonë, ata pësojnë edhe golin e dytë. Këtë radhë është një kundërsulm i shpejtë i Milanit ku Niang kombinon me El Sharauin dhe ky kalon topin të Muntari që gjuan fluturimthi dhe mposht përsëri Valdez, duke shënuar golin e dytë që vulos rezultatin e kësaj ndeshje.
Kjo fitore vë Milanin në pozita shumë komode në ndeshjen e kthimit në “Kamp Nou”, sidomos nëse katalanasit do të vazhdojnë me të njëjtin stil loje, i cili në mbrëmjen e sotme ishte zbërthyer plotësisht nga ekipi italian.
ME NE FUND…..
NA O BO BAJAT KJO BARCA ME LOJ CIC MICI….
pas kesaj ndeshje,,tifozet e milanit kane te drejte te thone..la storia siamo noi..fanella kuqezi peshon shume..po aq sa San Siro..sa per ate qe thuhet qe kjo ndeshje ishte katenacio..jam dakord me nje komentator spanjoll qe tha..milani katenacio?..kishte 6 raste goli..te gjitha sulmet te rrezikshme..e mbi te gjitha lojtaret e milanit skishin cte humbnin pasi shumica jane ne kufijte e 20-23-vjeteve..ndersa barca beri vetem nje gjuajtje per gol..ajo qe alegri beri dje me lojtaret ishte shkence e mirefillte..futbolli nuk luhet me keshilla nga skype..por me filozofi,zemer,,e kembe..ndersa barca vinte anes kot me kot..e eshte mesuar qe i ngre nervat ekipeve kundershtare me mbajtje topi..ndersa milanit sja ndjeu hic..kur kapte topin milani sulmonte egersisht..e jo me frike si bejne ekipet e tjera..perfundimisht ne milanistet kemi te drejte te themi la storia siamo noi..messi?..thjesht i fryre nga media..shikojeni me argjentinen qe sperfytyrohet sa here luan..
A e gjeni dot ndryshimin mdis Maradones dhe Messit? Totila gjume te embel.
Ta them une ndryshimin lale,Maradona 1,69 cm ishte nga natyra,,Messi 1,69 cm eshte si pasoje e dopingut dhe hormoneve te zhvillimit!!!
Milani e fitoi ndeshjen mbase dhe per mungese impenjimi nga Barca por mendoj se fusha e San Siros eshte shume e disfavorshme per lojen e Barces megjithse qe njesoj per te dyja. Por te rrini te qete se Barcelona ndeshjen e kthimit jo do ta shkateroje por do e shkallmoje futbollin e qelbur italian. Hendboolli nuk eshte futboll.
Ik o guxho futi i tas hallve se nuk je per futboll ti….sa merr vesh dhia nga tagja, merr vesh dhe guxhua nga mjeshteria.
Ky eshte problemi me ata qe kane pese vjet qe shofin futboll si Guxhua.Kur Milani i shkelynte prej bythesh jo vetem Barcelonen por edhe Realin e te tjera,keto si puna Guxhos me shoke ishin akoma tek bolet e babit,qe i shperdorote plumbat kot tek vrima hales.
Fusha ishte ne konform me rregullat e Uefa-s,bari ishte prere ne mengjes 2 cm.Vitin e kaluar xhuxhat e dopuar,u ankuan se Milani kishte lagur fushen,sivjet u ankuan per barin,vetem ankesa dhe ankesa.
O Guxho djali,po si ma shpjegon lojen fantastike te Barcelones me vetem nje gjuajtje ne porte brenda 95 minutave???????????????????????
E mos shkruj budallalleqe se nese ka ekip qe eshte favorizuar çdo vit ne kupat e Europes ai eshte Barcelona.
Futbolli i qelbur nuk eshte ai italian,por ai qe po parplaset me akuzat e dopingut,me xhuxhin Messi qe eshte rritur me hormone zhvillimi.
Me ne fund e gjeti ustain barcelona,super ekipi pa nje gjuajtje ne porte duket e pabesueshme.
Mafiozi Platini, gjithmone ka ndihmuar koleget e vet mafioze italiane, ashti si Interin me 2010-en, apo Celsin vitin qe shkoi.
Ishte krejt e qarte qe kur u hodh shorti, se Milan-Barcelona, qe ne menyre krej te pakuptimte, po takohen 3 here brenda 2 sezonesh, eshte nje cift i vendosur me dore me qellim ndihmesen ndaj Padrinos Berlusconi para zgjedhjeve.
Dhe jo vetem kjo:
Futbolli europian e boteror eshte teresisht i pilotuar, ciftet dhe fituesit e Champions, Boteroreve dhe Europianeve, vendosen qe ne fillim te sezoneve mbi baze rotacioni, e me qellim pervetesimin e shumave marramandese financiare prej basteve dhe bllofeve te dukshme me to.
Kjo eshte mese e sigurte dhe i bashkohem mendimit tend qe futbolli ka marre tatepjeten prej basteve. Ajo dihet me kohe dhe perplasjet me te forta vihen me njera tjetren shume shpejt.Kjo per efekt sponsorash, reklamash dhe fitimesh marramendese. Nje ish zyrtar i larte me post te mire prane FIFA-s ka nxjerre nje liber ku i pershkruan me hollesi keto ceshtje. Rasti konkret qe ai shqyrton eshte fakti qe pse Gjermani-Brazil perplasen gjithmone ne finale ne nje eveniment boteror. Gjetja ishte shume e thjeshte. Ne rastin e shorteut, goglat qe ndryshonin prej temperatures (ngaqe futeshin ne frigofer me perpara), nuk duheshin kapur me dore. Ne kete menyre rruga behet me e thjeshte per te avancuar drejt finales.
Shko mor injorant futbolli,e harruat vitin e kaluar ju?Ndeshja Barcelona-Milan me penallti per Barcen qe nuk egzistonin.Platini,o kungull eshte dhe ka qene gjithmone kundra Milanit,dhe e ka dekalaruar edhe para 8 vjetesh,kur i tha njerit prej krereve te UEFA se ishte i lodhur nga fitoret e Milanit ne Europe.
Po me e bukura nga komenti jot,eshte qe nje francez paska qejf italianet,me ja thene ndonje francezi apo ndonje italiani,do te qeshi me te madhe ne surrat.
fain e ka saliu.goli i pare ishte faull se e kapi topin me dor,te dyti barca e la vet,TOTILA dil e mbrohe barcen se na degjeneruan keta milanistet e 7 kupave.
ja sa i kan velerat keta barbonat e barceleshit kur dalin nga spanja.
eh, me ne fund legenat e qelbur xhuxha te barcelones nuk munden te trillonin mjaftueshem qe te fitonin. epo, vjen nje kohe kur dhe albitrat zdun me u duk idjota duke besuar teatrin e dani alves ose qelbsires tjeter busquets. shporru o barcelon se na cavet trapin.
Pergezime MILANIT per FITOREN ,e MERITOI . BARCELONA nuk ka zene mend ,dhe nuk do te zere mend .Me kete menyre loje te MILANIT ,BARCELONA u mposht dhe nga INTERI i MURINJOS . Ekipet italiane ,sidomos JUVEN por tani se fundi dhe MILANIN ,NUK I hap dot cdo lloj celsi qofte dhe ky kopil . BARCELONA gaboi ,ajo duhej te luante e terhequr dhe t’ua linte ne dore iniciativen MILANEZEVE . BARCELONA dukej ne panik te plote .Detyrimisht qe dhe trajneri ka fajet e veta perderisa eshte KUKULL dhe dirigjohet ne menyre VIRTUALE nga VILANOVA qe nga matane oqeanit .Bile une jam habitur se si ka mundesi qe kjo BARCELONE E ROURES ,nuk eshte rrahur dhe me pare . ROURA qe ne momentin kur e shikon te jep pershtypjen e nje DEBILE ,WEAK-MINDED , atehere si mundet ky person te marr per dore ekipin .Une e kam thene dhe ne nje koment te para disa diteve se BARCELONA do te shkoj drejt shperberjes si ekip :lojtaret do te largohen neper ekipe te tjera . Nuk ka me skema per te konsumuar me ,dhe ekipet kundershtare kane 3-4 vjet qe po punojne per te gjetur ‘RECETEN ” SE si mund t’a ndalin . Mbrojtja fut uje duke filluar qe nga EKSTRAVAGANTI DANI ALVEZ dhe nga INSUFICIENCA e PUYJOLIT ,dhe “PASIGURIA e SIGURTE ” e VIKTOR VALDESIT . Pastaj dhe MESSI ka filluar qe te behet me shume “NERVOZ” e ka hedhur poshte thjeshtesine ,ALTRUIZMIN ,dhe i do vete te gjithe topat aq sa po te vini re nje LOJTAR POTENT si DAVID VILLA ka ngelur ne ‘MINORANCE ‘dhe perpara MESSIT rri si “NXENESI para MESUESIT”. Nuk mund te mbreteroje nje ekip ne arenen nderkombetare me shume se 4-5 vjet .Kete mesim na e meson pervoja qofte e futbollit KLASIK apo dhe e atij MODERN . Per mua MILANI eshte 100% i kualifikuar, bile dhe REALI DO TE KUALIFIKOHET NE COPA DEL REY ,sepse REALI nuk eshte me nen presion sepse E KA lene luften per LA-LIGAN ,dhe presioni eshte ne anen e BARCELONES . Ketu duket pergatitja PSIKOLOGJIKE E EKIPIT ,qe te jete i afte te suportoje te gjitha frontet ,gje e cila u vertetua ne kete ndeshje se BARCELONA ka filluar qe t’a humbase ate SHKELQIMIN E DIKURSHEM dhe rete e ZEZA po shfaqen tani ne QIELLIN E SAJ .URIME MILANIT ,diten te luftojne atje ku duhet dhe si duhet .
Milan eshte Milan,ka qene dhe do te jete nje skuader e madhe pavaresisht riorganizmit qe po ben.
fitorja i duhej berluskonit per zgjedhje, ndeshja e kthimit eshte e barcelones dhe kualifikimi i saj. shikoni milanin ne kampionat. dhe pastaj trukohen ndeshjet ne shqiperi. prisni deri javen tjeter.
Bravo Milan je ma i miri …….
Pershendetje te gjithve,me pelqejne komentet qe beni ketu por ne vecanti ai i Totiles sepse eshte hera e pare qe e shikoj te jet realist ne komentin e tij.Sigurisht qe milani nuk eshte 100% i kualifikuar por ama ka ber nje hap te madh dhe ka treguar se edhe barcelona nuk eshte e pathyeshme.Une nuk jame dakort kur thuhet se nuk funksionoi barcelona por do te thoja qe Alegri diti te mobilizoj skuadren dhe gjeti skemen egzakte se si ndalet barcelona.Suksese milanit dhe mbase i njejti fat e pret barcelonen perseri me realin e madridit javen tjeter dhe ateher do te shihni nje barcelon te teresisht te rrenuar moralisht.Tung dhe nje dite te kendeshme.
Skuader interesante kjo Barcelona. Pasojne shume sakte, por sidomos dendur. Dhe ku pa, ne sektorin me te rrezikshem te fushes, dmth, ne mesfushe. Per te pritur qe topi te shkoje ne zonen kundershtare, Barcelona te jep mundesine e kenaqsise dhe kohes se nevojshme per te pire edhe nje birre pa me te voglin shqetsim.
NUK I KUPTOJ KETA KOMENTUESIT NDAJENI MENDJEN E KA SHIT BARCELONA? SE PO E KA SHIT I BIE QE JANE KOKKRAT E MASHTRUESVE. SA PER NDESHJEN MENDOJ SE BARCA ISHTE NEN NIVEL DICKA NUK SHKONTE NDOSHTA LODHJA, NDOSHTA NJE PERCARJE NE EKIP, MUNGESA E TRAJNIERIT NDIKON NE MORALIN E EKIPIT…. POOOOOOR PA I HEQUR ASGJE PERFORMANCES FANTASTIKE TE MILANIT. SUPER MILAN FORCA DJALLI KUQEZI……………
Barceona u kthye me kembe ne toke,ashtu dhe Totila u kthye me kembe ne toke.Nuk e di kualifik.Milani a Barca ate tjea leme fushes.Per mua aktualisht Messi eshte futb.me i mire por jo me i miri i te gjitha koherave nuk mund te krahasohen lojtare te periudhave te ndryshme. Me siper ka pyeteur cili eshte ndryshimi midis Maradones dhe Messit asnje nuk me dhe pergj.Maradona merrte pe dore nje ekip te vogel dhe e coj lart,kurse Messi nuk e ben dot kete dhe e tregoi dje,nuk luajti Barca ne mesfushe,Messi u shua.Kam debatuar me te nderuarin Totila per num.e golave te shenuar nga Messi ne Spanje num.eshte me te vertete mbreselenes 365 ndeshje 301 gola,i kam thene Totiles po te luante ne Itali nuk do te shenonte as gjysmen dhe nuk do te thyente as rekorde,m.gj.th per mua rekordet nuk tregojne se je me i miri,se dhe Myler qe mbante nje rek.prej sh.vitesh nuk ishte me i miri. ja disa te dhena per Messin.ne ch.lige kunder italianeve. Bar-udin 4-1 0 gola Int-BAR 0-0,BAR-INT 2-0 O GOLA INT-BAR 3-1 0 GOLA BAR-INT 1-0 0 GOLA BAR- MIL 2-2 0 GOLA MIL-BAR 2-3 1 GOL ME PEN.MIL-BAR 0-0 0 GOLA BAR-MIL 3-1 2 GOLA ME PEN. DHE DJE MIL-BAR 2-0 O GOLA Messi.
Besoj se sduhet te kundershtoni se goli p pare ishte faull me dore, ku dy mbrojtes gati e lane lojen se kujtuan se arbitri po e jep faull.
Nji gol me ekipet e medha ndryshon gjith rrjedhen e lojes
shiko pak kete video se ti qarteson dyshimet per golin e parregullt.
sa per info nuk jam milanist,
http://www.youtube.com/watch?v=9mR40algin8
E theksoj edhe njehere se ne qofte se ai top nuk do ishte ndalur me dore, ai top sdo te kthehej tek Boateng, por do te perfundonte jashte.
Jam me mendimin e komentuesit Guxhua, qe e sqaron edhe lojen e piset te milanisteve jo lojtareve, qe sidomos me barin e fushes, arriten tja ndalin lojen tribluese dhe me shume kontakte te shpejta Barcelones.
Bari i lene kastile i gjate, ishte nje nga arsyet qe Barcelona nuk arriti te beje nje loje te shpejte ne pasime te shkurtra, ku eshte edhe loja qe i jep rezultat.
Ne Kamp Nou, milanistet jo lojtaret, smund te bejne me asgje per te bere dicka ne fushe, aty do te jete ajo se kush fiton, pa hile dhe truke, qe vetem syri i atyre qe e duan futbollin e shohin.
E para nuk ka nevoje per te share e ofenduar njeri -tjetrin. E dyta une e thashe qe Milani e meritoi fitoren por kjo vlen kur te kualifikohet. E treta fusha ishte per te dyja ekipet por Italianet jane mjeshtra per hile. Edhe vjet Barcelona nuk luante dot ne kete fushe. Fusha ishte e shkitshme ,me bar te gjate dhe me dimensione minimale gjatesie e gjeresie. Ne Bernabeu? Qesh mire kush qesh i fundit. Atje Barca do luaje ndeshjen e jetes. Po u kualifikua Milani i pari qe do e uroj do jem une simpatizanti i Barcelones. Barca po te jete ekip le te beje dhe ajo dy gola dhe me pas te luaje per kualifikim.
me ket ndeshje qe ka bo mesi duhet me e dorzu titullin lojtari me i mire???????
Gazetari qe ben lajmin duhet te dije qe topi qe preket me dore mbas devijimit qe i beri futbollisti i barces ne te gjitha rastet eshte penallti,ju nuk mund te shkruani si tifoz i rendomte.shiko komentet e kolegeve tuaj neper bote.
Topi u prek me dore nga nje lojtar i Milanit, i cili ndryshoi drejtim duke i dale shume bukur tek Boateng qe me nje gjuajtje po shume te bukur, shenoi.
Ne qofte se ai top nuk do te kishte ndryshuar drejtim nga nje lojtar i Milanit, topi do te perfundonte jashte vijes fundore, se gjuajtja ishte e forte.
Shife tek linku qe jep der kommentator dhe do te bindesh se ai top shume qarte u ndryshua mbas prekjes me dore nga lojtari i Milanit.
Ne se une kam bere nje analize ,sipas menyres time ,kjo nuk don te thote qe une E ‘SHITA LIRE ” ,EKIPIN QE UNE SIMPATIZOJ . JO .BARCELONA ,megjithate na ka dhene kenaqesine te shohim per keto 4-5 vite ,futbollin me spektakolar qe eshte shfaqur ndonjehere ne bote . Nuk besoj se ndeshja eshte shitur ,jo . Persa i perket krahasimit midis MESSIT dhe MARADONES ,ky i fundit qendron me poshte se MESSI ,qofte ne aspektin TEKNIK , INTELIGJIENT,per sasine e TROFEVE ,te GOLAVE te shenuar , te ASISTEVE te dhene ,te IMAZHIT NJERZOR e ku di une te tjera .Une jam simpatizant i BARCELONES ,por jam TIFOZ I ZJARRTE I AZZURREVE ,mu per faktin se ata te gjithe KUPAT E BOTES NE NIVEL KOMBETARJE I KANE MARRE ME SHPIRT ,ME DJERSE DHE ME GJAK ,JANE LUFTETARE TE PAEPUR .Nuk jam tifoz i MILANIT apo INTERIT ,sepse kombetarja AZURRE ditet e saj me te erreta i ka pasur vetem ne ato raste kur ka patur ne kombetare me shume futbolliste te ketyre 2 ekipeve . Persa i perket komentit qe dikush ka bere qe me ene fund BARCELONA “U KTHYE me KEMBE ne TOKE ” ,une nuk jam dakord ,sepse kete nuk e vendos dot nje apo dy ndeshje . Pastaj eshte SKEPTICIZEM TE BARAZOSH SERINE -A- me LA-LIGEN ,eshte njelloj te krahasosh naten (SERINE A) ,DITEN ( LA-LIGEN). Futbolli prandaj eshte i bukur ,se s’mund te mbreteroje vetem nje ekip p.sh. lemeni te beje nje krahasim vulgar :17 NENTORI I dikurshem ne BASKETBOLL per femra ishte kampion absolut per femra 1955-1975 ,dhe a e dini pswe ? sepse ekipet e qyteteve te tjera nuk kishin fare ne organike ekipe basketbolli femrash. Ah ,une do te isha i kenaqur qe te kishte dhe te dalin te tjere ekipe te denja qe te jene si BARCELONA ku futbolli te kete te gershetuar ,karakterin LUFTARAK ,BURRERINE ,INTELIGJIENCEN, KRETIVITETIN dhe ARTIN MAGJEPES .Kam frike se kurre nuk do te shohim me nje futboll te tille . Sido qofte koha do t’i vendose gjerat ne vendin e duhur.
Guxhua! Jo në Bernabeu,por në Camp Nou.
mua nuk me duket si dor hapni syt ju tifozat e cmendur te barcelones tifozat e ekipit qe ben gjat 1 zezoni 1 ose 2 gola me kok dhe asnje kundersulm. http://www.youtube.com/watch?v=2k3wfgh7I4I. ne quftese kjo quhet dor atehere ajo e alba-s c’far eshte?
Ajo ndalese me dore, ndoshta jo me dashje, por qe ndryshoi drejtimin e topit.
Korrigjim jo Bernabeu por Kamp Nou.
Si e ke vene pseudonimin je dhe ne llogjiken qe shfaq,po te kshilloj ta shikosh mire rastin e golit te pare,e para nuk ka qene direkt te zapata por ka devijuar nje lojtar i barces pastaj ka prekur doren e djathte te zapates per tu stopuar ne ftyren e tij,fundi ne te gjitha rastet eshte penallti.per kujtese te gjithe komentuesve barca vjet ka mare penallti me milanin pa u futur topi ne loje nga korrnja.fleni rehat tani.