Realin arrin një akord me Ançelotin për të zëvendësuar Murinjon

20 Shkurt 2013, 16:36Sport TEMA

Real Madrid po bëhet gati për një ndryshim shumë të madh në fund të këtij sezoni, duke filluar nga ai në pankinën e skuadrës, ku nuk do të ulet më Zhoze Murinjo, por italiani Karlo Ançeloti. Ndonëse ky i fundit ka një kontratë ekzistuese me PSZH, duket se mes palëve ka një akord paraprak, të paktën sipas asaj që ka shkruar sot “Le Parisien”.

“Karlo Ançeloti ka një lloj akordi parimor me Realin. Nga të dy palët ka pasur një marrëveshje se ekziston dëshira për të bashkëpunuar në sezonin e ardhshëm”, ka shpjeguar një burim pranë trajnerit italian për gazetën franceze, e cila sqaron gjithashtu se PSZH nuk ka ndër mend të mbajë Ançelotin, pasi kërkon të sjellë Murinjon në verë.

Pikërisht portugezi është çelësi i çdo lëvizje të mundshme, ndonëse në Spanjë janë të bindur se ai do të mbyllë këtë sezon dhe do t’i japë lamtumirën madrilenëve. Por duke parë se presidenti Perez kërkon ta largoje gjithsesi, Murinjo ka bërë të qartë se nuk ikën pa marrë 10 milion euro si dëmshpërblim për prishjen para kohe të kontratës që mbyllet në vitin 2016.

Pas ndryshimit në pankinë, Reali do të mendojë të zgjidhë çështjen e merkatos. Në maj është planifikuar një takim sqarues me Kristiano Ronaldon, ku do t’i kërkohet rinovimi, në të kundërt do të nxirret në shitje, me shpresën që PSZH të ofrojë një shifër shumë të lartë që kalon 100 milion eurot. Kjo shumë do të shërbente për të realizuar blerjen e 4 lojtarëve cilësorë: Beil, Neimar, Isko dhe David Silva.

3 komente në “Realin arrin një akord me Ançelotin për të zëvendësuar Murinjon”

  1. zanetti says:

    erdhi dita te kthehet te dashuria e tij e perjetshme aty ku e presin si mbret inter

    1. Tulipani says:

      Zanetti flitet per PSG e jo Interin.Morati se merr me se ska ekip per te marre trofe.

  2. Kumarxhiu says:

    Morati nuk ka ndermend te shpenzoje me para dhe trajnere si Murinjo, Anceloti, Mancini kerkojne ekip kompetitiv. Nuk fitohet Champions me ekip pa lojtare te medhenj. Murinjo ne fakt eshte i vetmi qe e ka provuar ne praktike se ka marre nje ekip shume te mire si Interi i 2010 dhe e beri ekip te madh. Po ashtu me Porton e njejta gje. Pa u zhdukur dy mafiozet Platini dhe Blatter Champions ne 10 vitet e ardhshme do ta fitojne vetem 2-3 ekipe: Barcelona, Mancester ose Bajern, ndoshta PSG se aty eshte drejtues djali i Platinise. Me Fairplay Platini hoqi qafe,mjaft ekipe pretendente qe mund te investonin dhe kishin mundesi te fitonin si Inter, Milan, Man City, Real Madrid, Arsenal etj.
    Futbolli eshte kthyer ne nje farse pa u qeruar kjo rrace mafiozesh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje