Barcelona bën autokritikë pas humbjes me Milanin

21 Shkurt 2013, 13:39Sport TEMA

Humbja 2-0 ndaj Milanit ka lënë shenjë në radhët e Barcelonës, me futbollistët e kësaj skuadre që kanë pranuar se kjo ishte një nga ndeshjet më të dobëta që kanë zhvilluar në vitet e fundit. Mesfushori Andres Iniesta konfirmoi mendimin e përgjithshëm se kjo Barcelonë e shfaqur në “San Siro”, kishte shumë pak lidhje me atë skuadër që cilësohet si një nga më të fortat në historinë e futbollit botëror.

“Ky ishte një rezultat negativ. Gjëra të tilla mund të ndodhin kur nuk paraqitesh në ndeshje”, ishte komenti i mesfushorit, që la të kuptohet se skuadra kishte luajtur shumë poshtë pritshmërisë.

Edhe qendërmbrojtësi Zherard Pikë ka bërë autokritikë para kamerave, duke theksuar se ndoshta kjo humbje ishte pasojë e një mendjemadhësie të katalanasve.

“Prekja me dorë të goli i parë? Gjyqtarët mund të gabojnë por shpesh nuk ka justifikime. Ky është një rezultat shumë i keq. Duhet të përmirësohemi në “Kamp Nou” nëse duam të kalojmë turin. Dihej që “San Siro” është një fushë mjaft e komplikuar, pasi e dinim që Milani është një klub i madh. Për ne nuk ka justifikime”, tha ai duke hedhur poshtë pretendimet se katalanasit kishin pasur kundër gjyqtarin.

“Vinim në këtë ndeshje si favoritë dhe u duk qartë që ndoshta nuk jemi aq të mirë sa mendohet dhe nëse nuk japim maksimumin, nuk kualifikohemi”, ishte autokritika e Pike.

20 komente në “Barcelona bën autokritikë pas humbjes me Milanin”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Prekja me dore, beri ate qe topi te kthehet tek Boateng, qe e shfrytezoi me nje gjuajtje te bukur dhe shenoi.
    Ne momentin kur topi u prek me dore dhe ndrshoi drejtim, dy lojtare te Barcelones, disa sekonda ndaluan lojen se kujtuan se arbitri po e jep faull, nuk gjykoj arbitrin se ndoshta se ka pare, por gjyqtari ansor ose ai i katert duhej te kishin dhene sinjal.

    1. Martin says:

      vendimi i gjykates nuk diskutohet!

      1. raimondi says:

        Me kete loje Barca tregoi se nuk ka trajner…..

      2. Arbereshi says:

        Ashtu eshte anonimi “Martin”.Vendimni i gjykatesit nuk diskutohet.Berisha ,per shembull(qe eshte shembulli i botes ne kete drejtim), nuk i diskuton kurre vendimet e gjykatave ne Shqiperi!Hahaha!

      3. fatmiri says:

        e ka thene dhe jozefina ate

    2. Ben Chicago says:

      Horr i kuq,furbollistet e Barces,e pranojne rezultatin,e pranojne qe Milani luajti me mire ndersa ti analizon golin.Goli u shenua ne ’55,pas golit Barca jo vetem qe nuk rrezikoi por pesoi golin e 2,dhe mund te hante te 3.Do mesoheni ju mengjarashet shqiptare qe te respektoni vendimin e gjyqtareve dhe gjykatave ne cdo fushe te jetes apo do vazhdoni te ngeleni njerez te eger.

    3. AK says:

      KUR TOPI I GODITUR BEN RIKOSHET DHE ME PAS NG NJE DISTANCE E AFERT PREKET ME DORE NNUK ESHTE FAULL…

    4. Arditi says:

      O trongull shiko videon se na çave trapin tu komentu kot e me kot.E SHIKON QE NUK E KAP ME DORE TOPIN!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  2. TOLOTITA says:

    O TOTILA ke humbur FARE????

  3. ja ky jam un says:

    http://www.youtube.com/watch?v=2k3wfgh7I4I dor ishte vertet hahahahahahahahahahaha

    1. Horri i Bulevardit says:

      Eshte dore, se mbas gjoksit vjen dora dhe prekja me dore quhet faull ne futboll, mund te tolerohet kur nuk perben rrezik ne porte, por jo kur eshte afer portes.

  4. Veterani i futbollit! says:

    Unë mendoj se gjyqtari ka pasur mendim tjeter, sepse topi po mos të ishte ndaluar me dorë në menyre te pavullneteshme, mund të përfundonte direkt në rrjete që nga goditja e parë.

  5. ajaxs says:

    barcelona ka prishur bukurine e futbollit.Ajo vetem mbane topin me pasime ta pa fund.Duket sikur eshte ne stervitje 3veta pasojne topin dhe nje fatkeq vjene verdalle.Dje barcelona e mbajti topin 65=75 perqinde.Sa here rrezikoje per gol=0.Sa here gjuajti ne porte=1 me ane te iniestes.Futbolli eshte i bukur kur luajne te dy ekipet.Kur ka raste emocionesh ne te dy portat etj.Ndeshja tjeter gallatasaraj SHalke 04 doli ne barazim 1=1, por kjo ndeshje i kish te gjitha brenda. duke filluar tek golat,rastet,gjuajtjet, shtyllat.Kesaj ndeshje i mungoje vetem nje gje emri i madhe i ekipit (REal,bajer,etj.

  6. ermal says:

    me rikoshet sala vrau 4 veta e gjygjtari nuk dha asnje denim cfare pret ne futboll ndodh dhe ketu barcelona nuk e kontestoj faullin loja vazhdoi hengri dhe te dytin dhe milani i tha -buon apettito- .forca milan dhe mos ki frike se do fitosh edhe ne spanje dhe ne finale te pret man.utd

  7. bobi says:

    Topi me dor nuk u ndalua nga lojtari barcelones mer veteran por nga lojtari milanit.
    Gjithsesi perseri nqs nuk do behej ai gol,goli milanit do vinte…se barca eshte ekip qe ha zakonisht gola. Masanej me ate unfirmoe tekuila sunrise nuk trem as ekipin e mamurrasit dhe jo milanin.

  8. TOTILA says:

    Une nuk kam humbur MOJ LO-LITA .Une e kam dhene opinionin tim tek shkrimi i pare qe redaksia e ka hequr .Por problemi yt dhe i disave ketu eshte se mburren me KOQET e XHAXHAIT dhe TUAJAT . Nga ana tjeter KURRE REALI dhe BAYERNI do te behen ndonjehere BARCELONE ,dhe disa me kot presin qe DASHIT qe ju pelqeni kaq shume T’I BIENE KOQ…..T dhe tja HANI APO lepini JU qe ne kete rast jeni ne ROLIN e dhelpres . GIORDANO BRUNNO ne vitin 1600 perpara turres se druve KUR INKUIZITORET SHTAZARAKE MESJETARE qe mbuloheshin me veladonin e PAPES E pyeten per fjalen e fundit ai u tha : JU po me digjni por …..EPORSI MUOVE ( E MEGJITHATE AJO PRAPE ROTULLOHET).Problemi ne kete blog eshte se ketu komentojne shume persona qe ne radhe te pare u mungon ETIKETA NJEREZORE dhe ngaterrojne SUBJEKTIN me OBJEKTIN .Une nuk e bej kete gje por jam gjak-ftohte dhe kurre nuk e kaloj cakun dhe kur jap nje opinion UNE kam siguri matematikore qe ashtu eshte ,ose ashtu do te ndodhe sepse ve llogjiken para PASIONIT . Une e thashe qe se si ndodhen ngjarjet ne fushe ,une e pergezoj MILANIN ,dhe nuk dua qe te HIPOTETIKOJ ngjashmerine si 2 pika uji te njejta midis CHELSEA -BARCELONA dhe MILAN -BARCELONA .Por kam mendimin qe ne nje te ardhme do te dale dhe e verteta e kesaj NDESHJE . Kete ma perforcon PARAQITJA SHUME -SHUME e dobet e BARCELONES e cila nuk erdhi fare nga “EGERSIA apo nga PRESINGU i MILANIT “,por nga dicka tjeter qe llogjika t’a thote se ka ndodhur . Nuk eshte kjo loja e BARCELONES qe me shume me ngjan me “SEMUNDJEN E PAPRITUR TE FENOMENIT BRAZILIAN RONALDO ” .perpara finales se botes ne FRANCE 1998. FRANCES .sic treguan ngjarjet e mevoneshme do t’i duhej ajo kupe bote SIC DHE E MORI ,POR I DUHEJ TE BENTE “BISS” dhe me KAMPIONATIN EUROPIAN te cilin e mori kunder ITALISE me nje barazim ne extremis te kohes se rregullt ,me nje faull 100$ te paster duke shkelur dhe bllokuar PORTIERIN dhe me mbas ustallartet e F.I.F.A-s kishin menduar dhe per “GOLDEN-GODOSH-GOLIN”,te cilin FRANCA E SHENOI ,POR mund t’a kishte shenuar dhe ITALIA ,por nuk je ne kushte te barabarta se nuk me jep mua kohen e duhur per te reaguar dhe pak rendesi ka ne se une shenoj apo jo. Pra me q e ra fjala FRANCA do barazonte R.F.GJ.e dikureshme me 1972-1974 . Po kete sukses ne arriti kombetarja spanjolle per 4 vjet me 3 trofe si asnje tjeter ,por me te drejten e zotit asnje nuk eshte ne gjendje t’ma hedhe poshte se 80$ te suksesit SPANJOLL E KA
    BARCELONA .Jane shume te komplikuara sot dhe te kamufluara veprimet qe behen nen RROGOZ ,sidoqofte po e ritheksoj se si erdhen ngjarjet MILANI E meritoi fitoren dhe une e shikoj te kualifikuar ,por kam mendimin absolut qe MILANI ME KUALIFIKIMIN E TIJ (SEPSE S’MUND TE APLIKOSH KATENACIO 2 HERE RRESHT ,SEPSE harxhon me shume energji nervore se sa fizike ),u ka lehtesuar shume pune ekipeve te tjera qe tmerroheshin nga BARCELONA dhe ky MILAN me besoni (nuk e kam nga xhelozia ) do te jete nje “PRE e LEHTE ” per kundershtarin e radhes .

    1. Horri i Bulevardit says:

      Totila ne europe une kam qene me Bajern dhe me Juven kjo per shkak te bardh e bluve te Tirones, por se edhe juva ka qene ekipipi dominant ne Europe, ose nje nga dominantet.
      Nji gol tek ekipet e medha ben edhe ndryshimin dhe goli i Milanit i Buateng, nje gol shume i bukur per nga goditja, ishte faull me dore, se dora ndryshoi drejtimin e topit. Por dora ne qofte se e ke vene re, beri dhe ate stepjen e dy lojtareve, Pike dhe tjetrin, qe per disa sekonda u ndalen se kujtuan se arbitri po jep goditje denimi per Barcen, se po te ishin ata te dy mos ta kishin ne mendje se mund te jepej faull, Boateng sdo te kish mundesi te gjuaj, se do te bllokohej ne castin e gjuajtjes.
      Problemi i dyte ishte fusha, bari shume i larte, i lene me qellim se dihet qe Barcelona ben loje me pasime te shkurtra dhe te shpejta dhe ne nje fushe me bar te kositur normal, kjo loje funksionon shume mire, por ne nje fushe me gunga dhe me bar te larte, eshte shume e veshtire te besh lojen tende.
      Po te them se 17-Nentori gjithmone ne fushen e Durresit, kur ishte ne ditet e tija me te mira, nuk fitonte dhe ndoshta ndahej me nje barazim me Lokomotiven, kjo per shkak se fusha e Durresit ka qene nje nga fushat me te keqija ne Shqiperi, ishte gjithe gunga, ku mbaj mend ne nje rast, kur gjuan nje sulmues i Durrsit dhe portieri tirones sme kujtohet tani emri, ishte ne pozicion dhe 2m para portes topüi ndryshoi drejtim dhe shkoi ne anen tjeter, se takoi tek nje gunge.
      Durrsaket ishin mesuar me ate fushe dhe si bente pershtypje.
      Prandaj te them se ne Kamp Nou do te kemi nje tjeter realitet.

  9. Best says:

    Jam shume dakort me komentuesin Totila
    Ajo nuk ishte Barcelona e zakonshme, se cfare kishte ndodhur ndoshta do te zbulohet nje dite
    Sigurisht cdo skuader e madhe ka ditet e saj te keqija gjate nje sezoni, qe mund t’i ndodhin edhe ne ndeshje te medha…
    Ajo qe kuptova ose me sakt nuk kuptova ishte fakti se Barcelona kurre ne ndeshjet e saj nuk ka bere vaki te kete zoterim topi 70 per qind, te mos beje asnje rast ne porte, asnje shtylle asnje grinte loje……
    Po keshtu nuk kishte ndodhur qe nje ekip ta mundte me aq zoterim topi, 30 per qind dhe vetem me dy raste ne porte…..
    Interi dhe Celsi e kane mundur me loje me raste, pavaresisht me pak zoterim topi
    Pra, pyetja eshte, mos dhe Barca ka nis t’i beje nder basteve….Milanit te Berluskonit per zgjedhje e 27 vjetor…apo apo ku i dihet
    Me Totilen nuk jam dakort kur thote Barca eshte e eleminuar….
    Edhe arsenali e mundi 2-1 me 2011, por e permbysi ne Barcelone 3-1
    Nuk e shoh Milanin skuader Katenacioje qe mund ta perballoje Barcen vetem me ata lojtare qe ka
    Ndaj mendoj se Barca fiton ndeshjen e kthimit me 3 gola diference
    gjithsesi ky eshte mendimi im…..

  10. england says:

    Nuk mund te rrija pa hedhur dy rreshta per kete teme!Persa i perket takimit te djeshem te gjithe pame nje Barcelone ndryshe,pa nerv dhe pa shume fantazi,tingellon habitshem per kete ekip por keshtu ndodhi,Milani e meritoi komplet fitoren.Ajo qe me beri pershtypje ishte komenti i replikuesit tim te hershem Totila i cili ndryshe nga heret e tjera eshte treguar i matur,dhe nuk ka hedh balte,dhe shprehja e tij se:Problemi ne kete blog eshte se ketu komentojne shume persona qe ne radhe te pare u mungon ETIKETA NJEREZORE,kjo fraze me ngacmoi dhe nuk mund te rrija indiferent,pa te thene se ti zoteri je nje nga personat me pa etike ne kete forum!me goje piset dhe shume vulgar,dhe per ta vertetuar kete po te jap dy nga shume komentet e tua qe tregojne pikerisht gojen tende te ndyre,ja se c’thua ti Totila:

    lajm SHUME I MIRE SE ME NE FUND DO TE CLIROHET EKIPI MBRETEROR NGA METASTAZAT E KANCERIT

    Ndersa nje tjeter koment eshte ky;

    XABI ALONSO eshte njelloj si PEPE ,FYTTRE E NDYRE ,KAFSHE ,KRIMINEL KASAP NE FUTBOLL. E KAM THENE QE NE FILLIM ai eshte ne klanin e
    PORTUGEZEVE ,KUNDER IKER KASIJASIT

    Ja dhe nje tjeter:

    U LODHA SE THENI SE FYTYRAT ME TE NDYRA tek REALI I MURINJOS NE VEND TE PARE QENDROJNE ,MURINJO ,SKUTHI dhe i POSHTERI XABI ALONSO , SERGIO RAMOS ,PASTAJ ne vend te DYTE JANE MAJMUNI PEPE ,SHTAZA ARBELOA , WAGABONDI KAENTRAO , dhe ne fund QARAMANIA RONALDA

    Keto 2-3 komente tregojne etiken njerzore te Totiles!nuk desha te shtoj te tjere komente,pasi goja e tij mban ere te ndyre.

    1. Gent says:

      @england,

      Une nuk shoh ndonje mungese etike nga ana e Totiles ne keto komente shembuj te cilat ti i ke paraqitur me lart. Thjesht eshte nje shprehje e opinionit, qe jam i sigurt se kushdo qe pelqen lojen e bukur do te ndante po te njejtin opinion. Mu mund te fitoje c’do trofe te mundshem por fryma c’njerezore qe sjell ai ne c’do club qe ka drejtuar eshte e paprecedent. Ramos, Alonso dhe Arbeloa jane komplent ndryshe kur luajne me Spanjen kurse Xavi, Iniesta, Pedro, Alba etj. nuk manifestojne asgje te ndryshme ne sjelljet e tyre. Kurse per pepe majmunin nuk dua te diskutoj fare se s’ja vlen. Kudo qe shkon ne bote e therrasin “vrases” for a reason.

      Me kupto, e respektoj realin si ekip i madh po Mu i ka demtuar imazhin ketij klube dhe do duhen vite per tu larguar nga memoria gjurmet e lena nga ky ndikim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje