Ksavi: I kemi borxh tifozëve një përmbysje spektakolare

21 Shkurt 2013, 18:44Sport TEMA

Ksavi Hernandez, një nga figurat më të spikatura të Barcelonës në vitet e fundit, është shfaqur para mediave për të komentuar disfatën e rëndë të pësuar në “San Siro” përballë Milanit. Sipas tij, kjo skuadër nuk ka asnjë justifikim, pasi thjesht ishte paraqitur shumë dobët përballë ekipi italian.

“Goli i parë që pësuam ishte një fatkeqësi. Topi u përplas në dorë dhe kundërshtari e gjuajti në portë. Por në fund të fundit, nuk ishim të rrezikshëm në sulm”, pranoi mesfushori katalanas.

“Rezultati nuk është i favorshëm, pasi Milani do të mbyllet edhe më shumë në mbrojtje. Ata ishin spektakolarë në mbrojtje, nuk arritëm të krijonim ndjesinë e rrezikut që krijojmë zakonisht. Nuk ishe një ndeshje e mirë për ne. Por ky brez nuk ka bërë ende asnjë përmbysje historike dhe do të na pëlqente që ta bënim një gjë të tillë. Ia kemi borxh tifozëve. Me pak fjalë, në zhgënjyem në pjesën e dytë dhe tani duhet të japim maksimumin për të evituar eliminimin”, ishin fjalët e Ksavit.

“Nëse je i mirë apo i keq duhet ta tregosh çdo ditë dhe këtë nuk e bëmë në ndeshjen kundër Milanit. Në ndeshjen e dytë do të kemi rastet tona për të shënuar dhe duhet t’i shfrytëzojmë, por duhet edhe kujdes, pasi ata kanë kundërsulm të shpejtë, edhe dje vinin me shpejtësi si plumba në fushën e lojës. Ishin dy gola në kundërsulm, ndeshja e ëndrrave për ta”, deklaroi mesfushori.

24 komente në “Ksavi: I kemi borxh tifozëve një përmbysje spektakolare”

  1. aqifi says:

    Ne ndeshjen e dyte Barcelona fiton dhe kualifikohet. Ndeshja ne San Siro ishte favor per Berluskonin me rastin e zgjedhjeve…

    1. UEFA = Mafia says:

      E drejte Aqif, qe ishte ndeshje e lene! Dhe pse?
      – Sepse italianet zhurmues me Galianin ne krye, ruajten nje qetesi olimpike para ndeshjes, e dinin perfundimin e saj;
      – Sepse Barcelona megjithese vinte me lehtesi ne porten e Milanit, nuk godiste drejt Abiatit;
      – Sepse nuk u tregua aspak agresive;
      – Sepse linte me qellim jo pak hapesira prapa per t’u kapur ne “befasi” nga ZEZAKET ANONIME te Milanit.
      DHE KRYESORJA, MAFIOZI PLATTINI DHE ITALIANET QE KA NDIHMES NE UEFA, E KANE PERSERITUR EDHE ME PARE SKENARIN E FUTBOLLIT NE FUNKSION TE ZGJEDHJEVE:
      Kur ne Euro 2012, u manipulua ndeshja Rusi-Greqi 0-1, qe Samaras te fitonte zgjedhjet te nesermen. Per kete ka prova, pasi nje dite para kesaj ndeshjeje, pati nje takim Platini me kreun e Federates Ruse et Futbollit, ku u fiksua takimi.
      TEK E FUNDIT MONEDHA EURO €, VLEN SHUME ME SHUME SE NJE EURO-PIAN APO CHAMPIONS FUTBOLLI.

    2. Martin says:

      Hem-hem! Tani une dy gjera do them:
      1. Ndeshjen e fitoi Milani.
      2. Ndoshta fajin e ka berisha!

      1. shqiptari says:

        Une do them 1 gje:
        1. Keshtu i perceptojne ngjarjet injorantet e maleve, o Martin.

    3. Pse says:

      A e di ti o Aqif qe Berjuskonin nuk e do asnj ne Europe?

    4. Pse says:

      Simbas jush Milani nuk ka asnje merite per fitoren e madhe,por patjeter duhet te jete ose ndeshje e trukuar ose e falur per shkak politiken.Mbas 2 javesh do te dali e verteta.

  2. TOTILA says:

    PO FILLON TE ravijezohet FANTAZMA E INTERIT dhe e CHELSEAS . Italianet si italianet .Jane mjeshter te jashtezakonshem nga ana taktike .E cuditeshme por ata kete arme KATENACION e perdorin shume -shume rralle ,vetem ne sfidat decizive . Perdorimi i kesaj menyre te luajturi thirret vetem nje here apo 2 here ne sezon ,por eshte ARMA ME VDEKJE-PRURESE ne ELEMINIMET DIREKTE . Kjo menyre loje te shkakton pervecse lodhje FIZIKE te shkaterron me shume nga ana PSIKOLLOGJIKE dhe t’i dobeson e lodh nervat ne kufirin me EKSTREM . A nuk e pat perdorur ITALIA KETE MENYRE LOJE NE daten 5 korrik 1982 kunder BRAZILIT EUFORIK te cilit i mjaftonte dhe nje barazim me ose pa gola . Por ajo KOMBETARE ISHTE ME BRILANTJA qe ka pasur ndonjehere kombetarja AZURRE NDER KOHERA . Me gjithe respektin qe kam per INIESTEN ,une e shikoj BARCELONEN te ELEMINUAR DHE A E DINI PSE ? Nuk eshte ne A.D.N e KOMBIT SPANJOLL SHPIRTI ITALIAN apo GJERMAN. Ata ITALIANET e MILANIT do ti ruajne si HALMALI 2 golat e cmuar qe i shenuan BARCELONES ne SAN-SIRO . Por po them dhe dicka (( jo nga XHELOZIA apo CMIRA )) :MILANI nuk ka potencial qe te arrij finalen .Ah !,po MILANI u ka bere nje sherbim te vyer ekipeve qe do te vazhdojne rrugen me tej ne champions league . I sepse u ka larguar nje RIVAL TE JASHTE-ZAKONSHEM dhe u ka hequr dhembjen e kokes. INIESTA per ate paguhet qe te mbaje lart moralin dhe te shkoje me shprese se tifozet e BARCELONES DO T’A POPULLOJNE KAMP NOUN.

    1. tf dashnorja janullatosit says:

      Totila…te lumte goja. Skisha per te shtuar apo hequar as edhe nji presje.

  3. berti says:

    O aqiiif eshte futboll jo politike,beje nje here ne jete ndarjen e gjerave.mesi te vije te luaj ne itali,nuk ka kellqe si maradona.

  4. best says:

    Totila
    me vjen keq qe je kaq pesimist, mbase dhe me te drejte
    pajtohem me Aqifin, megjithese konspiracionet kur shprehen publikisht denohen, por ama e gjithe bota rrotullohet me konspiracione
    jam i bindur se Milan-Barca e mbremshme ishte e trukuar ne favor politikes
    Ndeshja e kthimit do e tregoje
    Barcelona do fitoje shume lehtesisht dhe te gjithe do habiten se si ka mundesi ndryshoi
    Vetem nje fakt eshte bindes
    Zoteroi 70 per qind top e nuk shkoi nje here ne porte
    A nuk ju ben cudi???
    S’ka bere vaki asnjehere me kete Barce historike, edhe kur mundet nuk resht se vrapuari e sulmuari deri ne fund
    Vjet me Celesin pedro ne 93 tronditi shtyllen
    Me interin i anuluan golin e Bojan
    e keshtu me radhe
    Pra edhe pse humbet sulmon
    Mbreme nuk e pame keshtu
    Madje regjia nuk fokusonte as Galian dhe as Berluskon……
    Per here te pare ndodh kjo
    Milani nuk di Katenacio
    per me teper pa Maldinin, Albertinin, Kostakurten, barezin
    Imagjinoni, Mekses Konstant apo Zapata, aplikojne perfekt Katenacion
    hahahahahahaah
    e pamundur
    hajt tung
    shihemi me 12 mars

  5. Indrit says:

    I pergjigjem Aqifit.:Milan do te thote histori e futbollit, ok?

  6. Taktia nuk ka fund says:

    Milani fitoi me merit.
    Brenda saj kishte zgjuarsine,fatin,sakrificen,deshiren per fitore etj.
    Milani i imponoi Barcelones te dale nga loja e saj “jashtetoksore”.
    Mbrojtja me dy sakalione e organizuar ne mesfushe,nuk i dha mundesi Barcelones te organizoi veprime sulmuse.
    Hapja e topit ne te dy krahet e fushes e detyruan Barcelonen te demtoje kuadratet levizor.
    Loja e shpejt dhe kundersulmi provuan se mbrojtja e Barcelones nuk eshte ne nivelin e sulmit te saj.
    Ne kete takim Milani ishte me bateri te karikuara 100%,kurse Barcelona ishte ne besimin e lojes se saj.
    Miloni fitoj se solli per Barcelonen te panjohuren.

  7. TOTILA says:

    ” BEST” ! Nuk doja te delja hapur me OPSIONIN TEND ,sepse do te me paragjykonin BLOGISTAT qe jane “KUNDERSHTARTET ” E MI . Por edhe pse nuk dua qe t’a paragjykoj ,per mua kjo BATRCELONE nuk kishte asgje te sajen , ishte thjesht nje ‘RONALDO FENOMENI I SEMURE ” ne vitin 1998 kur FRANCA FITONTE ME “LEHTESI TE MADHE NDAJ BRAZILIT ,E theksoj BRAZILIT ,QE TE NGRIHEJ MITI I ZIDANES dhe te ulej YLLI I RONALDOS. Ajo ndeshje FRANCE -BRAZIL ,ndeshja ARGJENTINE 6—PERU O NE 1978 : NDESHJA E VITIT TE KALUAR REAL -BAYERN ne CHAMPIONS LEAGUE dhe ndeshja e mbremeshme po e them me plot gojen qe ishin ndeshje KONSPIRACIONESH DHE MASHTRIME TE FRIKESHME .Dhe a e dini pse ? Lajm nuk perben me kur fiton BARCELONA dhe SHENON MESSI ,por perkundrazi lajm qe perhapet me shpejtesine e drites perben kur nuk shenon MESSI dhe kur humbet BARCELONA .Kompanive te basteve ((pjese e te cilave jane dhe U.E.F.A dhe F.I.F.A ,bile mendoj se keto institucione i kane ngritur dhe i menaxhojne )) ,nuk u interesojne koeficientet MONOTONE .Cudi e madhe po e shikojme CHELSEAN sivjet si dhe REALIN me breke neper kembe ne kampionatet respektive ,i vetmi vend ku matet realisht FORCA DHE FUQIA E NJE EKIPI .Kur permend keto ekipe dua te theksoj se keto shkuan me larg ne kupen e KAMPIONEVE ,pamvaresisht se edhe REALI edhe BARCELONA U ELEMINUAN NE TE NJEJTIN TUR. INDRIT ! Histori e futbollit nuk eshte as MILANI YT dhe AS REALI NE KUPEN E ATEHERESHME TE KAMPIONEVE , I CILI I MORI SHPEJT E SHPEJT 5 TITUJ TE KUPES SE KAMPONEVE KUR MERRNIN PJESE 16 SKUADRA NGA EUROPA NE VITET 1955-1960 ,dhe kur REALI ishte ekip kozmopoilit ku ne gjiun e vet kupat ja dha-ITALIANO – ARGJENTINASI ALFREDO DI STEFANO . Po ky real qe qe nga 1960 dhe deri ne 1998 ,pra plot pas 38 vjetesh mori kupen e kampioneve ,kur tek ky REAL PER KETO 38 VJET LUAJTEN KAMPIONET ME TE MEDHENJ TE BOTES .MILANI ,edhe MILANI eshte ekip KOZMOPOLIT qe kupat e kampioneve i ka mare duke pasur ne gjirin e vet 7-8 lojtare jo ITALIANE . I vetmi ekip qe ka mare 4 here titulin ITALIA KAMPIONE BOTE ka qene JUVENTUSI qe qofte ne 1934 ,1982 ,2006 KUR juventusi merrte SERINE A KOMBETARJA AZURRE PATI TE TRE HERET 7 JUVENTINE NE KOMBETARE .Bile dhe ne 1938 kur e mori kampionatin italian ,nuk me kujtohet O INTERI o MILANI JUVENTUSI KISHTE 6 LOJTARE NE FORMACIONIN QE FILLOI LOJEN NE KOMBETARE . Periudhat me te ZEZA NACIONALJA AZURRE I KA PATUR NE 1966 ,1970 ,1984,1986 ,1992 KUR NE ASNJE NGA KETO RASTE KOMBETARJA AZURRE nuk ka patur me shume se 2-3 juventine .Ne keto raste SERIA -A ESHTE fituar O NGA MILANI o nga INTERI. E njejta gje vlen dhe per GJERMANINE .Sa here ka qene mire BAYENI aq here ka qene mire dhe NAZIONAL -MANNSCHAFTI, BOLL TE KUJTOJME 1972-1974 kur BAYENI ishte ekipi qe kishte legjendaret me te MEDHENJ TE TE GJTHA KOHRAVE ,BAYERNI merrte BUNDESLIGEN ,bile ne mos gaboj ne 1974 merrte dhe KUPEN e KAMPIONEVE SIC QUHEJ ATEHERE . MILANI i SAKIT solli dicka te re ne ITALI ,POR NUK ARRITI AS NE 1990 QE ITALIA TE MERRTE KUPEN E BOTES sido qe luhej ne shtepi dhe as ne 1994 ne U.S.A ,pamvaresisht se humbi me penallti .Te jemi te sinqerte KY MILAN SIDO QE KISHTE 3 HOLLANDEZE ,ata nuk i vinin as tek maja e gishtave gjigandeve te 1970-1974 te AJAXIT ,sepse t’i afroheshin FILOZOFISE SE BARCELONES as qe behet fjale . Per te gjithe skeptiket kam nje sugjerim .BARCELONA QE NGA 2006 DHE DERI NE 2012 KA MARE VETE :3 CHAMPIONS LEAGUE dhe ka ndihmuar kombetaren SPANJOLLE duke patur ne formacionin baze 2008.2010.2012 7 lojtare KU spanja mori 2 kampionate europiane dhe nje kampionat BOTEROR . Pra sic e shihni faktet jane kokeforta dhe gjuha te rrjedh me lehtesi Po e them hapur : ISHTE K O N S P I R A C I O N !!!!!!!?????

    1. Mateo says:

      Ja ke fut kot.Pse kush po luante aty Skenderbeu me Flamurtarin.Bashkohem me mendimin e Ajax qe luanin 2 klube gjigande dhe me histori ne futboll dhe ska vend per Konspiracion.Mesi ti thote 100 here faleminderit Ksavit dhe Iniestas sepse po mos te ishin ata sdo ishte as Mesi.E kemi pare Mesin te Argjentina se ca ben.U turperuan nga Gjermania ne kampionatin boteror.

  8. Erjon says:

    Cdo gje the ti komentues me larte, por asgje per futbollin. Nuk eshte e cuditshme qe njeriu ka imagjinate dhe larmi mendimesh,pasi eshte kjo diferenca me kafshen. Por kur ato tekkalohen jane te semura. Jam dakort per trukime, por mos harro, Barca luante me Milanin,nje nga ekipet me me shume trofe ne bote.Dhe Barca desh apo jo iu nenshtrua lojes trper te sakte,taktike dhe burrerore te Milanit. Historia nuk te le , nje dite rikthehet dhe gjerat shkojne atje ku duhet. Boll folet brockulla me trukime e politike, por kenaquni dhe shijojeni ate leksion te vertete qe te jep Milani, qe edhe pa yje, di si te reagoje dhe te vendose pikat mbi “I” , mos u jargavitni ne supozime e hamendje te semura. Nuk luante Laci me Kukesin aty….

  9. ajax says:

    Totila dhe disa te tjere po hedhin hije mbi ndeshjen e mbremshme,nuk shiten ndeshjet kur luajne 2 gjigande futb.shiten ndeshje te tj.dhe te me falni mos flisni budalleqe.Mire eshte te flasim per futb.Ekipet qe kane bere histori ne futb.jane ato ekipe qe i nxirrnin dhembet dhe kafshonin per disa vite,le te fillojme me Realin kafshoi 5 vite rrjesht dhe pse ne ate kohe lauanin sh pak ekipe dhe jo 16,por anglezet nuk merrnin pjese,ekip tjeter eshte Ajaksi humbi finalen ne 69 por fitoi 3 te tjera 71-73,Bajerni 74-76,me vone Liverpuli 2 rrjesht dhe 1 me 1 vit me vone,Milani i madh 89-90 dhe e dime sh.mire si u elim ne 91 nga ol.M.ku Bernard Tapi kishte bler sh,ndeshje,ne 92 Milani u denua por doli ne 93 e humbbi,ne 94 e fitoi dhe humbi ne 95,po shikoheni sa her i ka nxjere dhembet ne ato vite,prape ajaksi me 2 finale nje e fiton dhe 1 e humbet me penallti,prape reali 98-2000-02shikoni sa here ka kafshuar,le te kthehemi tek Barca ska 2 finale njera pas tjetres dhe jo te kete fituar 2 njera pas tj.Barcelona eshte ekipi me i mire per momentin por ska bere histori,histori kane bere te tjeret,kupat e Barces jane si shkollat e mbremjes ne kohen e xhaxhit nje po nje jo,shkolla ishte 1 dite po 1 dite jo.Te tjeret kane bere histori se kane mbaruar diten dhe gjimnazin. une jam anti Juve por dhe Juvja ka 3 finale rrjesht dhe ka fituar 1 96-97-98.

  10. TOTILA says:

    “ajax”. Problemi yt nuk eshte imi .Ty te ka ngelur ora ne 1989.Nuk eshte faji im. Mer nje pene dhe studioi fjale per fjale 2 komentet e mija dhe aty ti do te gjesh ato te verteta qe nuk i ke ditur ,ose nuk t’a ka qejfi t;i dish .Une e kam pare ndeshjen MILAN -BARCELONA dhe nen kontributin qe kane dhene keto 2 ekipe per te gjitha koherat ne futboll ne KOMBETARET RESPSKTIVE . ESHTE PROBLEMI YT QE HOLLANDA NUK KA HISTORI NE FUTBOLLIN BOTEROR ku AJAXI YT KA QENE DESHTAK I PERJETSHEM.Sa per dijeni HOLLANDA KA DALE 3 HERE NE FINALE TE BOTEROREVE DHE SI ASNJE KOMBETARE NE BOTE NUK KA MARE ASNJE TROFE .Kur une thashe se mund te jete KONSPIRACION une fola ne baze te llogjikes se ngjarjeve per nje ngjarje te PABESUESHME SE NUK ISHTE AJO BARCELONA E DJESHME EKIPI REAL. QE NUK ARRIN TE GODAS PORTEN ( !) ,dhe ti kete na e servir si sukses te MILANIT .Po une e di qe disa kur nuk kane pulen preferojne te hane SORREN ose te mburren me KOQET E XHAXHAIT. GJUME TE EMBEL SEPSE eshte vone dhe do te vemi ne pune neser .

  11. england says:

    U desh qe Barcelona te humbiste nje ndeshje 2-0 dhe filluan te hidhet ne treg fjala konspiracion,apo dhe “ndeshje e lene”.Po pse more njerez cfare jane keta futbollistet e Barces robote?mos ne venat e tyre qarkullon zhive?Pastaj mos harrojme se luajti perballe Milanit,dhe San Siro ka qene dhe eshte ferri i gjithe ekipeve evropiane.Personalisht nuk do desha qe Barca te eleminohej,por edhe nese kjo gje ndodh,nuk eshte fundi i botes,ne futboll fiton ai qe ben sa me pak gabime,dhe eshte i mire organizuar,mos harrojme se me te vertete Milani nuk po kalon periudhat e tij me te mira,por organizimin dhe disiplinen e kane ne nivele te larta,ajo qe me beri pershtypje ishte fakti se si kompanite e basteve e kishin koutuar fitoren e Milanit me koeficent mbi 3.5 dhe fitoren e Barces diku te 1.6 te mendosh se ndeshja luhej ne Itali…

  12. ajax says:

    Une nuk mburra Milanin e djeshem,por shkruajta ekipet qe kane bere histori.Hollanden e pranoj qe eshte deshtake sepse tregojne finalet po te me thuash Ajaksin deshtak eshte cmenduri. ajaksi ka ne ch.lige 6 finale dhe ka fituar 4 dhe te fundit kunder Juves e dime si e humbi ,ishte Juvja e Moxhit.Ne kupen e kupave 2 finale dhe 1 fitues,ne kupen e uefas 1 finale dhe fituese,gjithesesej 9 finale dhe 6 here fituese ,ma trego te lutem eshte Ajaksi deshtak?! Dhe dicka per ty si tifoz italian shikoji me ke i ka finalet dhe pastaj shkruaj. mos u losh se ti tregoj une. 69 e humb me mil.fiton me Panaith,inter,juven,milanin dhe hum me Juven me penallti.kupa e kupave,fiton me lok.e lajpcigut dhe humb me porton,ne uefa,eliminon ne gjysem fin.xhenoven dhe fiton ne finale me Torinon,nga 9 finale qe ka 6 i ka me italianet,fiton 4 prej tyre dhe humbet 2. Me te vertet deshtak eshte..une nuk mburr Ajaksin sotem sepse futb sotem eshte biznez dhe sot fitojne e kipet qe harxhojne miliona vit per vit.
    gjume te embel,neser jam pushim dhe do te shkoje per fundjave ne Shqiperi.

  13. Totila asht fanele e rane Milani ,dan takraf(vinç) me u vesh ,edhe Barcelon fanel e bukur e modes ,po provizore siç asht vet moda .

    Pershnetje .

  14. mister x says:

    o njerez gjithe bota kishte vene baste per barcen ose barazim po kurre per milanin me koeficent 5.5, ca mendonit ju qe do fitonte barcelona???sa here ndodh keshtu ne futboll, shifni barcelona celtic ose humbjet e chelsit.

  15. Horri i Bulevardit says:

    Prisni ndeshjen e kthimit, ???????????????

  16. TOTILA says:

    Te uroj rruge te mbare ne token meme . Une nuk thashe se AJAXI eshte deshtak , jo AJAXI ESHTE ATDHEU I PARE I FUTBOLLIT SPEKTAKOLAR ,na ka dhene kenaqesi te madhe ne adoleshencen tone ,por se ai AJAX I MADH NUK JA DOLI ME LOJTARET QE KISHTE T’A KISHTE NXJERRE NJE HERE KAMPIONE BOTE HOLLANDEN . Ndoshta ata luanin per qejf dhe ishin shume EKSTRAVAGANT. E shkrova me lart se shpirti hollandez nuk eshte si shpirti italian APO GJERMAN.

  17. Guxhua says:

    England urime per opinionin je realist dhe une si simpatizant i Barces pajtohem me mendimet e tua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje