Kristiano Ronaldo ka lëshuar një intervistë për revistën “GQ”, duke hedhur poshtë të gjithë zërat që janë shfaqur shpesh në shtyp se brenda Real Madrid janë krijuar klane të ndryshme në bazë të kombësive të lojtarëve, duke filluar nga ai portugez që është më i shumtë në numër.
“Kam shumë miq të mi brenda klubit, jo vetëm bashkëkombësit. Sigurisht, më shumë rri me njerëz si Pepe dhe Kaka pasi flasim të njëjtën gjuhë. Por kjo nuk do të thotë kurrsesi se është formuar një klan”, deklaroi ai, duke hedhur poshtë pretendimet se në këtë grup të famshëm bëjnë pjesë edhe lojtarët e tjerë portugezë e brazilianë si Koentrao, Karvajo e Marcelo.
“Kritika është pjesë e profesionit tonë, por ajo që mua më dhemb më shumë është kritika për gjërat që kanë lidhje me atë që ndodh jashtë fushës së lojës. Nuk më shqetësojnë kur bëhet fjalë për mënyrën se si luaj, pasi jam unë personi i parë që i kërkoj llogari vetes kur gaboj në fushë”, shpjegoi futbollisti portugez.
Ndonëse ka ende shumë vite para deri në fundin karrierës së tij, Kristiano Ronaldo duket se ka vendosur që tani të vazhdojë të jetë pjesë e këtij sporti edhe kur të varë këpucët në gozhdë.
“Futbolli është jeta ime. Do të pëlqente të qëndroja në këtë botë edhe pasi të largohem nga futbolli i luajtur. Por për momentin po përqendrohem te vitet që më mbeten si lojtar. Koha do të tregojë atë që do të ndodhë më vonë”, deklaroi futbollisti portugez.
MURINJO + RONALDA = BLENDI HYSENBEGASI =KLAN .Turp per REALIN qe i kane mare frenat ne dore INATCORET SHERRXHINJ PORTUGEZE .Me vjen per te vjelle ,kur shikoj kete REAL.