Palestina refuzon miqësoren me Barcelonën

23 Shkurt 2013, 14:22Sport TEMA

Dështon iniciativa e Barcelonës për të zhvilluarën të ashtuquajturën “Ndeshja e paqes” në Tel Aviv, kundër një skuadre izraelito-palestineze, pasi Palestina ka refuzuar të marrë pjesë në një ndeshje të tillë.

Ndonëse presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, ishte dje në Ramallah dhe u takua me presidentin palestinez, Mahmud Abas, ai nuk ka arritur të bindë drejtuesit e këtij vendi që të promovojnë këtë aktivitet. Ishte presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit, Xhibril Razhub që konfirmoi mospjesëmarrjen në këtë aktivitet, duke nxjerrë si justifikim “pengesa të shumta”.

“Kjo është një ide shumë e mirë, një ëndërr që mund të bëhet realitet vetëm pasi të përfundojë pushtimi i vendit”, deklaroi ai për mediat pas takimit me Rosell.

Ndërkohë, presidenti i Barcelonës ka theksuar se si ky takim me drejtuesit palestinezë, pas atyre izraelitë, ishte një hap i rëndësishëm, ndërsa zbuloi se presidenti Abas i kishte thënë se dy fëmijët e tij ishin tifozë me Barcelonën.

Në ndryshim nga vizita e tij “diplomatike” duke ndjekur një protokoll të mirëfilltë në Izrael, vizita e Rosell në Palestinë ka qenë shumë më popullore, pasi gjatë vizitës së tij ai është ndalur nga një turmë e madhe tifozësh në rrugët e Ramallah, që e ka përshëndetur dhe ka dashur ta takojë, aq sa është nevojitur ndërhyrja e ushtrisë palestineze që të qetësohej situata dhe ai të kishte mundësinë të vazhdonte itinerarin e tij.

2 komente në “Palestina refuzon miqësoren me Barcelonën”

  1. lloqe lloqe says:

    ne mes te atikullit shkruhet: “…presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit, Xhibril Razhub…kjo është një ide shumë e mirë, një ëndërr që mund të bëhet realitet vetëm pasi të përfundojë pushtimi i vendit”, deklaroi ai për mediat pas takimit me Rosell.

    Ne fund te artikullit thuhet: “…është nevojitur ndërhyrja e ushtrisë palestineze që të qetësohej situata dhe ai(presidenti I Barcelones)të kishte mundësinë të vazhdonte itinerarin e tij.”

    Po Palestina sikur eshte e pushtuar dhe ka ushtri? Eshte apo nuk eshte?

    1. Palestina says:

      Lexo pak o lloq lloqi! Pyetja jote tregon se sa i paarsimuar je dhe se s’din asgje pos t’i fshijsh qyrret nga hunda (e ndoshta s’je i afte edhe aq!?)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje