Runi: Van Persi nuk është shumë i zgjuar

22 Shkurt 2013, 18:57Sport TEMA

Robin Van Persi është një gjeni në fushën e lojës, por jashtë saj, sipas Uejn Runit, nuk mund të kualifikohet mes inteligjentëve. Vetë sulmuesi anglez është objekt talljesh, pasi shumëkush e cilëson atë një person jo shumë të kulturuar. Gjithsesi, ai ka zbuluar në një intervistë përkrah Xhoni Evans dhe Tom Kleverli, se viktima e preferuar e shakave të tij është pikërisht holandezi që ka partner në sulmin e Mançester Junajtid.

“Cili është viktima e shakave të mia? Më duhet të them Robin, ai nuk është mes personave më inteligjentë! Aq futbollist i mirë sa është në fushën e lojës, aq është edhe jo shumë inteligjent jashtë saj, ndaj është shumë e lehtë t’i punosh atij një rreng”, ka zbuluar Runi.

Sipas Xhoni Evans, braziliani Anderson është lojtari më përtac në stërvitjen e “djajve të kuq”, ndërsa mesfushori ka merituar edhe çmimin e lojtarit që vishet më keq në skuadër, përkrah Fil Xhons. “Ai do të blejë çdo gjë që ka një etiketë të shtrenjtë në të”, shpjegoi Evans për Xhons, “ dhe nuk është e thënë që duhet të përshtatet me gjërat e tjera që ka veshur”.

5 komente në “Runi: Van Persi nuk është shumë i zgjuar”

  1. ka mundesi says:

    Te jesh i drejte nuk ka te beje me ate qe thote ky fshatari(Runi) qe Van Persi nuk eshte i zgjuar.
    Van Persi beson te shoket qe ka dhe e ka te veshtire te besoje qe nje mik i mire mund tja kete me te futur.
    Mendoj se eshte ceshtje kulturash dhe jo zgjuarsie!

    1. Dre says:

      Jo “ka mundesi”,eshte shqiperimi I intervistes qe te ben lëmsh ty.Dhe e transferon ne menyre automatike ne mendjen tende dhe ne tastjere pak me vone.Pa kuptuar humorin.Fshatari Rooney ….????!!!!! Ohh…

      1. vedo says:

        hmm sa e thelle ironia,pjelle e injorances.Damn,,!!! sa e holle

  2. Illegal Mind says:

    Si shumica e arabeve ?

  3. TOTILA says:

    VAN PERSIE duket shume djale i edukuar ,dhe pamvaresisht perfomances se tij ,qe eshte shume e mire ,mua ne disa aspekte me sjell ndermend CRUIFIN dhe VAN-BASTENIN ,kuptohet jo ne shkallen e tyre . ROONEY ,ngelet nje futbollist imire i fuqishem ,por jo aq intrligjient sa te marr per dore ekipin drejt fitoreve .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje