Sulmuesi i Mançester Junajtid, Uejn Runi, mendon se Lionel Mesi është futbollisti më i mirë në botë, duke e renditur edhe para ish-shokut të skuadrës, Kristiano Ronaldo.
“Ata janë dy lojtarë krejtësisht të ndryshëm. Por mendoj se Mesi është i pabesueshëm. Mendoj se ai është më i miri i të gjitha kohëve ndaj personalisht zgjedh Mesin”, tha sulmuesi. “Por Ronaldo ka qenë pak pa fat, pasi në çdo periudhë tjetër ai do të kishte fituar të gjithë trofetë që ka tani Mesi. Por dua të them se të dy janë mes lojtarëve më të mirë të historisë së futbollit”.
Portugezi dhe argjentinasi janë dy makineri golash dhe këtë e kanë treguar me statistikat e pabesueshme që kanë regjistruar në këto vite. Ronaldo ka shënuar 183 gola në 181 ndeshje me fanellën e Real Madrid, ndërsa Mesi ka realizuar 301 gola në 366 ndeshje me Barcelonën.
Por në kundërshtim me Runin, shokët e tijtë skuadrës, Tom Kleverli dhe Xhoni Evans mendojnë se portugezi është një futbollist më i mirë.
“Unë nuk kam luajtur kurrë përkrah Ronaldos. Jam dakord se ata janë dy lojtarë të ndryshëm, por unë do të preferoja Ronaldon”, tha mesfushori i Mançester Junajtid.
“Është e vështirë të bësh krahasime pasi ne nuk kemi pasur rastin të shohim Mesin nga afër çdo ditë siç ka ndodhur me Ronaldon. Isha pjesë e ekipit të parë në sezonin e fundit kur Ronaldo ishte këtu dhe e kuptoj cilësinë që ka, ndonëse është e vështirë të zgjedhësh mes këtyre dy lojtarëve. Por thjesht për faktin se e kam parë Ronaldon çdo ditë dhe përkushtimin që shfaqte, po zgjedh atë”, shpjegoi mbrojtësi.
Me duket pak si pa kuptim diskutimet kush eshte me i mire Mesi apo Ronaldo. Te dy jane yje ne stilin e vet. Problemi me rendesishem sot eshte te shohim sa do te mund te ngrihet Barcelona. Te jemi te sinqerte me humbjen ndaj Milanit ka humbur shume nga shkelqimi i saj. Te shohim sot dy ndeshjet me Realin dhe sidomos ndeshja me Milanin qe te bindemi se sa Barca e meriton lavdine qe ka fituar. Mendoj se po u eleminua nga kupa dhe liga e kampioneve epoka Barcelona quhet e mbyllur.
Mendoj se epoka e Barces u mbyll vjet me humbjen ndaj Celsit vjet.Nuk mendoj se Barca do fitoje ndonje CL 3-4 vitet e ardhshem.Mgjse do mbahet mend si nje nga ekipet me loje me te bukur se bashku me Ajaxin dhe Hollanden e “70,dhe Milanin e Hollandezeve.
Mesi eshte me i miri dhe eshte i shkelqyer kur ne krah ka mjeshtra te futbollit si Iniesta dhe Xavi.
Ronaldo nje futbollist shume i mire, eshte akoma me i mire kur ne krah ka nje mjeshter te topit, megjithese akoma i ri, si Ozil.
Ndryshimi ndermjet Mesit dhe Ronaldos, eshte se Mesi luan shume me lojen ne grup dhe per kete ka kete performance, ndersa Ronaldo kerkon shume here te jete vete protagonist dhe harron shoket e vet qe mund te jene ne pozicione me te pershtatshme per te realizuar golin e deshiruar.
Mesi qendron me kembe ne toke, ndersa Ronaldo tregohet egoist dhe i pelqen shume vetja, megjithate nuk eshte dicka shume e keqe, duke pare dhe moshen e tij te re.
Komenti juaj eshte shume i sakte dhe korrekt por mua personalisht ne kete moment mendjen e kam vetem tek performanca e Barces ne ndeshjen me Milanin prandaj kam shkruar jashte temes.
skuadra BARCELONES eshte vertete skuadre me kembe ne toke por duhet te thene qe topi eshte i rrumbullaket fotbollistet e BARCELONES dhe loja etyre eshte nje nga loja me emire qe bejne ne bote kurse RONALDOJA eshte vetem nje egoist do qe te shenoje vete ay kur topin e ne kembe ai nuk komonikone me shoket por do qe te gjuajvete por si BARCELONA ATO nuk jane kurre e kurres prandaj rrofte BARCELONA me ate stil telojes fantastike qe kane fundja edhe pse te humbin jane shume te adhuruar dhe te respektuar nga egjithe bota dhe sportedashesit une personalishte jame shume admiruse e kesaj skuare kaq te madhe ….cao ….
eshte me i miri per te gjitha kohrat ,pamvaresisht se cdo te beje ne te ARDHMEN . Mos u mundoni te beni cic-mic,dhe permendni deshtaket qe kane qene para tij ,pervec DIEGO MARADONES .
Barca e tregoi veten me Seviljan
vetem kete sezon ka bere nja 7 remontada ne kampionat dhe dy ne Champions me permbysje rezultati
Me ate qe u pa kunder Sevillas, nje skuader goxha e veshtire, them se Barca ketevit do mbahet mend si skuadra Remontada, e permbysjeve
Permbysi Seltik dhe Spartak ne grup champions
pervec sevilles fazen e pare nga 0-2 ne 3-2 dhe mbreme 0-2 ne 2-1, ka permbys granaden 1-0 ne 1-2, osasunen po keshtu ne transfertee shume te tjera si Atletiko madrid se spo i mbaj mend
Kurse sa per Messin, Runi nukflet kot dhe nuk eshte cudi qe te vije ne Barcelone nese Ferguson merr ronaldon dhe do shihet barca e vertete qe i mungon nje si runi
Messi-Runi-Villa
nga pas Xavi-Iniesta-Fabregas
ne mbrojtje Buskuet-Alvesh-Maskerano-Pike-Alba jane te pandalshem