Maradona: Dua të drejtoj Napolin

26 Shkurt 2013, 17:36Sport TEMA

Diego Maradona është gati të firmosë për Napolin, këtë radhë për t’u bërë trajner i skuadrës italiane, nëse Valter Mazarri vendos të largohet nga drejtimi i saj. Ka qenë vetë legjenda e futbollit argjentinas që ka konfirmuar këtë dëshirë të tijën, gjatë vizitës në Itali për të zgjidhur problemet që ka me zyrën e taksave.

“Do të dëshiroja të kthehesha lirshëm në Napoli me nipin tim, për t’i treguar se çfarë mbresash ka lënë gjyshi i tij, edhe pse De Laurentis nuk më ka ftuar kurrë për të parë skuadrën në një ndeshje. Mazarrin e respektoj si trajner, por kur të largohet ai, unë jam gati për Napolin. Sot nuk jam këtu për këtë çështje, në të ardhmen mund të flasim përsëri. Tani nuk po mendoj për pankinën e Napolit, pasi kam shumë respekt për Mazarrin. Por ajo mbetet ëndrra ime dhe di që Interi dhe Roma po e kërkojnë atë si trajner”, ishte batuta e Maradonës.

Më pas, ai ka shpjeguar se sipas tij, Napoli ka ende shanse të shpall;et kampion, ndonëse është 6 pikë pas Juventusit kryesues. “Në ndeshjen direkte mos kini frikë të fitoni. Me 12 ndeshje para fundit, asgjë nuk është e humbur, Juventusi nuk është shpallur ende kampion”, ishte mesazhi i tij për skuadrën.

Më pas, një batutë edhe për armikun e tij më të madh dhe sigurisht pasardhësin e tij më të denjë.

“Pele nuk ia fal gjërat që thotë. Kur merr ilaçet e duhura, flet mirë. Kur i ngatërron, flet budallallëqe. Ndërsa Mesi duhet të fitojë një Botëror me Argjentinën, edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Por unë vazhdoj të mendoj gjithmonë se jam më i miri të gjitha kohëve”, deklaroi argjentinasi para gazetarëve italianë.

2 komente në “Maradona: Dua të drejtoj Napolin”

  1. TOTILA says:

    Jam dakord qe je me i miri i te gjitha kohrave ,por gabon kur ke deshire qe te trajnosh sepse je provuar dhe nuk ke aftesi sepse ne se ne futbooll ishte talenti i lindur qe te beri te MADH ,ne trajnim jane idete dhe karakteri dhe diturite si dhe menyra se si ti i percjell idete e tua tek futbollistet , dhe si arrin ti motivosh ata dhe te jesh i afte qe te zgjidhesh situatat me te veshtira qe mund te te paraqiten 2 apo 3 here qofte dhe ne nje ndeshje te vetme . BUENOS NOTES MI AMIGO !

    1. Horri i Bulevardit says:

      Totila do me ardhe afer, ndoshta mbas deshtimit te rradhes si trajner ne Napoli, vjen si trajner i kombetares kuq e zi, se afer eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje