Guardiola nis projektimin e Bajernit të ri

27 Shkurt 2013, 14:39Sport TEMA

Ndonëse Pep Guardiola ka deklaruar se do të fillojë punën te Bajern Mynih vetëm në qershor, për të mos ndikuar te ajo që po bën skuadra nën drejtimin Jup Heinkes, ai ka bërë hapat e parë drejt ndërtimit të ekipit për sezonin  ardhshëm.

“Bild” ka zbuluar se dje është mbajtur një takim i fshehtë mes trajnerit spanjoll dhe drejtuesve të skuadrës bavareze, Karl Hainz Rumenige dhe Matias Samer, në një hotel në Zyrih, ku janë zhvilluar bisedimet rreth planeve për vitin tjetër.

Sipas asaj që ka mësuar gazeta gjermane, Guardiola ka kërkuar informacion më të detajuar rreth lojtarëve që janë aktualisht pjesë e ekipit, si dhe ka bërë të qartë se cilët janë emrat që ai kërkon të afrojë në ekip për sezonin e ardhshëm.

Në majë të kësaj liste vazhdon të jetë sulmuesi polak Robert Levandovski, i cili sonte do të jetë si kundërshtar i skuadrës bavareze në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë.

Një lajm i tillë dhe sidomos zërat por merkaton e klubit, mund të shpërqendrojnë skuadrën, e cila deri tani ka zhvilluar një sezon perfekt, me dominimin absolut në kampionat dhe kualifikimin thuajse të siguruar në Ligën e Kampioneve, ndërsa në takimin ndaj Borusia Dortmund do të kërkojë të mbetet në garë për trofeun e tretë sezonal./lajmeshqip

12 komente në “Guardiola nis projektimin e Bajernit të ri”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Je i mirpritur, besoj se do sjellesh mrekulline edhe tek Bajern, qe megjithate si mungon.

    1. Tirona e Re says:

      Do beje pune se eshte ambicioz dhe i pergatitur. me ikjen e tij Barca ka rene ndjeshem, me ardhjen e tij Bayern do rritet ndjeshem.
      I ka te gjitha shanset, boll te largoje ca medioker nga skuadra.
      http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/blog-post.html

  2. enea says:

    Ky nuk e ka te gjate, maksimumi deri ne dhjetor rri. Bayern eshte shume mire me kete trajner qe ka.

    Guardiola do jete nje fiasko. Ashtu sic eshte Mesi (shkelqen vetem ne Spanje, jashte saj eshte nje lojtar medioker).

  3. kopliku says:

    suksese guardiola ke nje ekip te persosur

  4. totila says:

    “ENEA ” ,Nuk shitet kali me nje te qorrollisur . Sa per MESSIN Une e di qe ti e urren por pamvaresisht opinionit tend, ai ka 4 vjet te pakten qe ka dhene ne futboll aq shume sa te gjithe yjet e futbollit qe nga 1930 dhe deri me 2008 nuk kane dhene sa ai . 4 TOPAT E ARTE QE MESSI KA MARE RADHE JANE NJE GJERDAN SHUME I RENDE QE ASNJERI PER TE PAKTEN NE 30 VJETET E ardhshem nuk do te mund t’i marre dot .MESSI ,PAMVARESISHT 2 NDESHJEVE TE FUNDIT NGELET GJENIU ME I MADH I FUTBOLLIT PER TE GJITHA KOHRAT ,do apo nuk do ti apo disa si ty. Me ty ENEA jane vetem tifozet e semure dhe rreth 25-30 % e tifozeve ne bote . Une jam pak skeptik PER GUARDIOLEN ,eshte trajner shume inteligjent ,por ndryshon puna .BARCELONA U BE NGA AKADEMIA dhe te gjithe lojtaret ishin ushtare ,kurse BAYERNI eshte ekip I RENDE SEPSE FANELLEN E TIJ nder vite te pakten prej 45 vjeteve e kane veshur BURRA TE RENDE ,DHE LOJTARET GJERMANE TE BAYERNIT JANE NE NIVELIN E GJENERALEVE .Do t’a kete shume te veshtire GUARDIOLA ne se nuk ka perkrahjen e BECKENBAUERIT SEPSE AI ESHTE NE TE VERTETE TRAJNERI REAL i BAYERNIT. Une i uroj suksese GUARDILES ,POR KRENARIA GJERMANE nuk e pertyp dot diktatin e nje trajneri te huaj ,per me teper SPANJOLL. Le te shpresojme per me te miren .

    1. grigor says:

      Tani sa per MEssin ti “sinemati” i sportit e dim te gjithe se cfare lloj lojtari eshte….ashtu sic e dime te gjithe qe dy nga kto topat e arte nuk i meritonte…pse do thuash ti?!!! “sepse ne vitin 2010 ai dhe barcelona e tij nuk fituan asnje trofe kurse argjentina u raf 4-0 nga gjermani dhe cfare beri mesi ndonje gje te jashtzakonshme ne boteror? asgje nje MUT… ate vit kish shum lojtar qe e meritonin duke u nisur nga shnaider iniesta etj…. kalojme perseri ne vitin 2012 me sa di une per goleade jep cmimi kepuca e arte dhe nuk fitohet trofeu me gola se trofe perseri nuk fitoi ne mos gaboj vetem kupen e mbretit perseri kte vit kish shum lojtare te tjere qe e meritonin…duke u bazuar ne shprehjet e lojtarve te medhenj qe thone “per te fituar topin e arte ne kohen tone duhet te fitoje shum trofe Messi eshte vertet lojtar shum i mire por ai nuk fitoi trofe kte vit” ndaj “TOTILA” mos ja fut pordhes kot se messi vetem ne spanje vlen se e kemi pare tere ato here te luaj ne SAN SIRO cka bere?! po meargjentinen cka bere??!! kujtoje pak maradonen ku e coi argjentinen ai eshte MESSIA dhe jo ky…..ta dish qe nuk jam as tifoz i interit as i milanit

      GUARDIOLES i uroj suksese ne detyren e re

  5. bobi says:

    O Totila une jam tifoz i bayernit qe ne 95 kur kam fillu dhe me pa futboll. Bayerni ka pas trainer te huj mer vlla. I funit qe ishte hollandezi van gal. Ca krenaria gjermnae nuk pertyp dot nji trainer te huaj. Edhe hitzfeld nuk qe gjerman por fitun champions edhe kampionate kshuqe e ke gabim.

    te gjith lojtaret e bayernit edhe ata gjerman e kan prit me entuziasem afrimin e guardioles kurse per ty na del ndryshe.

    1. Tironci Lugano says:

      bobi
      Amund te em tregosh se nga eshte Hitzfeld te lutem?Sa per totilen ka kohe qe ja fut p….
      pershendetje

      1. bobi says:

        @ tironci lugano
        Kisha pershtypje qe ishte austriak,(e kisha fiksuar gabim) por tani e pash qe paska lind ne gjermani. pardon.
        Nejse Bayerni ka pas edhe trainer te huaj. Ne 90 Trapatoni beri revolucion tek bayerni.

  6. thon se luani esht mbret i kafsheve .por nje dit ne explorel chanal pash 10 hiena e mbyten luanin ne milano sa her mesi merrte topin e rrethonin 5 lojtar milanist po ashtu edhe me realin prandaj mos shikoni 99 ndeshje te mesit dhe ne njeren prej tyre nuk shkelqen direkt e kritikoni per lojtaret e kombetares shqiptare kur luajn 15 minuta me ekipet e tyre na duket kenqsi kur japin pasim per gol mrekulli kur shenojn gol ndonje rast te rrall per 1 jave nuk flejm gjum nga gezimi shikoni kampionatin spnjoll te shtunen ronaldo shenon 1 gol te djelen mesi 2 ronaldo shenon 2 mesi 3 ronaldo shenon 3 mesi 4 prandaj them mos ta kritikojm por talentin e tij ta shijojm per jet besnik i lionel mesit lish dema londer

  7. totila says:

    TOTILA ,thjesht jep opinionin e tij dhe asgje me shume .TOTILA ,di ti respektoj “ekipet KUNDERSHTARE “.Ne fillimet e mia shume te hereshme te ADOLESHENCES ,une kam patur fatin te shikoja KONKURENCEN AJAX-BAYERN ne fillimin e viteve ’70 .Ne ate bote luanin ne te 2 kampet ,tek BAYERNI ,SEPP MAYER,BERTLI WOGST ,ZILOF,FRANTZ BECKENBAUER,WOLFGANG OWERATH dhe LEGJENDA FJALE-PAK GERD’HARD MULLER .Ne anen tjeter ,JONGBLOD ,SURBIER,BLACKENBURG,RUDI KROL,JOHANEN NESCENSE ,GERY dhe ANROLD MUHREN ,PITT KEISER dhe LEGJENDA JOHAN KRUIF. Te dy ekipet e moren me duket nga 3 here KUPEN E KAMPIONEVE .Por per analogji ne se do te krahasoja 1970-1975 ME 2009-2013 DHE te hiqja nje paralele midis AJAX-BARCELONE dhe BAYERN-REAL DO TE GJEJA SE :Ne dyshen e pare ka shume gjera te perbashketa dhe ne se do te krahasoja CRUIF-MESSI pa dyshim qe CRUIFI dhe AJAXI nuk mund te rronin pa njeri tjetrin dhe CRUIFI ESHTE PERFAQESUESI ME AUTENTIK I FUTBOLLIT TOTAL.Nuk dua qe te hyj ne dtaje dhe te permend shifrat e takimeve BAYERN-AJAX.Kurse MESSI eshte lojtari me super-inteligjent qe eshte shfaqur ndonjehere ne historine e futbollit MODERN dhe per mendimin tim ,AI MESSI dha gjithcka kishte te tijen ne moshe shume te re 21-25 vjec ,si askush tjeter para tij .Te shohim konkurencen BARCELONA -REAL .Pamvaresisht 2 takimeve te fundit te BARCELONES AS qe behet fjale se ;PESHORJA ANON DUKSHEM NGA BARCELONA SI per REZULTATE per TROFE por per ate se BARCELONA SOLLI NJE FUTBOLL QE NUK ISHTE PARE NDONJEHERE NE PLANETIN TOKE dhe se do te jete e veshtire qe te APLIKOHET nga ekipe te tjere.3 ekipet ne kohe te ndryshme e bazojne filozofine “QE BUKEN E BEJNE ME MIELLIN E TYRE “,kurse REALI JO vetem i tanishem e mbeshtet filozofine e lojes tek NJE EKIP KOZMOPOLIT,gje qe i jep atij avantazh te dukshem ne marrjen e lojtareve ME TE MIRE TE BOTES NE QARKULLIM por kur vjen puna rezultatet e tij jane nje fiasko e vertete .Pervoja tregon se :duhet te mbeshtetesh TEK EKIPET ZINXHIR .Une nga ana ime e percaktoj GUARDIOLEN SI TRAJNERIN ME INTELIGJIENT TE TE GJITHA KOHRAVE DERI TANI .Gjithashtu me duhet te pohoj se :Futbollin me spektakolar dhe rezultatet me te mira ne historine e futbollit i kane arritur ekipet dhe vendet LATINE ,PERFAQESUES I TE CILIT ESHTE DHE GUARDIOLA .Por une nuk dyshoj ne aftesite e tij ,por ne ate se :A do ta kete GUARDIOLA gjate te gjithe kohes mbeshtetjen e SUPERSTRUKTURES se BAYERNIT ,sidomos atehere kur ai do te vendose qe te bej revolucion dhe te imponoj FILOZOFINE E TIJ? Sepse GUARDIOLA do te preke per mua dhe do te eleminoj dhe SAKRIFIKOJ dhe lojtar qe tek TIFOZERIA E BAYERNIT JANE IDHUJ .Per kete flet dhe eksperienca e tij tek BARCELONA ku ne 2 nga 4 vitet qe punoj tek BARCELONA eleminoji 3-4 lojtare qe ne te gjithe i shikonim si te mrekullueshem ,por KOHA QE kaloi ATIJ I DHA TE DRERJTE .Ritheksoj dhe nje gje qe :pamvaresisht se opinioni im nuk u pelqen disave ,une nuk u imponohem ,por une nxjerr konkluzione duke u mbeshtetur ne fakte te pakundershtueshme ,dhe prandaj OPINIONET e mija jane me afer te vertetes DHE SHKAKTOJNE “REAKSION “tek tifozet e X apo Y EKIPI.

  8. bobi says:

    Bayerni, Guardiolen e bleu qe ai te sjelli filozofine e tij dhe ne bundeslige ku dita dites niveli i tij rritet ndjeshem.
    Drejtuesit e Bayernit pranej e moren qe ai te shpalosi filozofine e tij tek bayerni. Bayerni aktualisht ka ekip te forte, gati ne nje nivel me Barcen dhe Realin. Ecuria e tyre eshte fantastike. Tani pse e moren Guardiolen??? Guradiolen se kan mare per kto vjet sepse bayerni ne elite eshte dhe pa te por e kane marre qe frytet e guardioles ti korrin brenda nje 10 vjecari. Bayerni ose gjermanet ne pergjithesi nuk bejn plane sot per neser, per ket te jesh i sigurte. Sepse kampionatin edhe kupen me ket ekip qe ka bayerni tani mund ta fitoj dhe me nje trainer te rangut normal.

    Jam dakord me ty ne aspektin qe lojtaret latine jane me teknike se ate gjerman. Po vitet e fundit bundesliga ka nxjerr dhe lojatr klasi me teknike te larte dhe jo vetem lojtar fizik. (PSH Gotze, Reus). Nqs ti mendon se do sakrifikohet Shweini apo Lahm e ke shume gabim. Thjesht lexo intervistat e Xavit,Iniestes apo dikujt tjeter tek Barcelona ne drejtim te tyne do e kuptosh qe niveli i ktyre te dyve eshte i nje rangu te larte. per mua me shume te prekur me afrimin e Guardioles mund te jete Roben ose Ribery pasi ata jane individualiste dhe njo here e teprojne me mbajtjen e topit.

    Mua opinioni yt nuk me jep reaksion fare. Po meqe jemi te dy tifoz futbolli thjesht diskutojme. Nuk ka gjo te keqe ktu nqs kemi pikepamje te ndryshme. Per disa gjera te jap te drejte per disa jo dhe per ato qe jam kundra po mundohem te ti argumentoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje