Çelsi ka vendosur të shkëpusë çdo lidhje të skuadrës aktuale me Roberto Di Mateon, ndërsa ka hequr fotografin e tij me Ligën e Kampioneve nga muri i trofeve që gjendet para ambienteve të klubit londinez.
Një fotografi e trajnerit italian me të gjithë skuadrën dhe me dy trofetë e fituar, Ligën e Kampioneve dhe Kupën FA, ishte vendosur në murin e Tribunës Perëndimore të stadiumit. Por tani kjo fotografi është zëvendësuar me një gjigande ku shihen lojtarët e Çelsit dhe stafi teknik duke festuar pas suksesit në finalen e Ligës së Kampioneve, por në fotografi mungon vetëm Roberto Di Mateo.
Ky vendim ka irrituar edhe më shumë tifozët e skuadrës, të cilit shpesh bënin foto pikërisht para fotografisë gjigande të mëparshme, duke e cilësuar një simbol të historisë së klubit.
Klubi ka shpjeguar se vendimi për të ndërruar fotografinë, për të përdorur një ku nuk gjendet Di Mateo, erdhi pasi trajneri italian nuk cilësohet më pjesë e klubit, që pas shkarkimit të tij në nëntorin e vitit të kaluar,. Por në fotografinë e përzgjedhur janë shumë lojtarë të cilën nuk janë më pjesë e bluve si Drogba e Bosingva, ndërsa në foto figuron edhe Malouda, i cili është dënuar nga klubi dhe që nga fillimi i sezonit stërvitet me ekipin e të rinjve.