PSZH ëndërron një dyshe Ibra-Runi

27 Shkurt 2013, 14:36Sport TEMA

Paris Sent Zhërmen ka kthyer sytë nga Uejn Runi. “Alarmin” e ka lëshuar gazeta “The Times” në Angli, e cila paralajmëroi Mançester Junajtid se parisienët e kanë marrë shumë seriozisht një ide të tillë, ashtu si atë të blerjes së Kristiano Ronaldos nga Real Madrid.

Sheikët vazhdojnë të planifikojnë “pushtimin” e Evropës, e për këtë arsye duan më të mirët e mundshëm, sidomos në repartin e sulmit ku duan të jenë skuadra më e frikshme në qarkullim. Për këtë arsye, ëndërrohet një dyshe e pandalshme në repartin e avancuar, ajo me Ibrahimoviç e Uejn Runi, pas të cilëve mund të veprojë Kristiano Ronaldo.

Mund të duket fantazi e merkatos, por parisienët janë të gatshëm të shpenzojnë çfarëdo shifre për të bërë realitet ëndrrën e tyre. Jo rastësisht, gjatë kohëve të fundit, disa të dërguar të klubit kanë vëzhguar ndeshjet e Mançester Junajtid, jo si një kundërshtar i mundshëm në Ligën e Kampioneve, por për të ndjekur sulmuesin anglez.

Parisienët shpresojnë të bindin sulmuesin duke i kujtuar atij se tashmë vëmendja e “djajve të kuq” është te Robin Van Persi, ndaj nuk do të gabonte nëse do të zgjidhte një eksperiencë tjetër larg kësaj skuadre.

3 komente në “PSZH ëndërron një dyshe Ibra-Runi”

  1. shqiptari says:

    THJESHT NJE SUGJERIM PER GAZETEN : NUK SHKRUHET PSZH POR PSG (DHE NUK PERKTHEHET NE SHQIP SIGLA !!!)

  2. TOTILA says:

    Mendja ime shume here bredh ne vise te panjohura . Kam frike se ka nje teori KONSPIRACIONI ,NJE DORE TE FSHEHUR qe don te prish ekuilibrat e vendosura tek ekipet . Pse ta prishesh fjala vjen HARMONINE E MANCHESTERIT dhe te ndertosh nje ekip FANTAZME ,duke mbledhur lojtare nga e gjithe bota e PARE .e DYTE dhe e TRETE DHE qe do me cdo kusht qe te maresh TROFE .Pervoja e deritanishme e REALIT te MADRIDIT ,me gjithe investimet kolosale per lojtare dhe trajner per 4 vite perfundoi nje FIASKO e vertete ( REALI PER 4 VJET MORI NJE LA-LIGA ,nje COPA DEL REY dhe do mare dhe te dyten ,nuk mori as nje CHAMPIONS LEAGUE ). P.S.G-ja HISTORIKISHT eshte nje ekip pa lavdi ,atehere si mund te behet ky ekip elitar duke mbledhur KAPURRALET -KOKORROSHA- KAPOSHA pa BISHT, MERCENARE .Eshte njelloj si te besh BETON VETEM ME RERE DHE ZHAVORR pa uje dhe cimento . Me habit fakti : PSE investohen lume milionash EURO ,bile dhe MILIARDA ,kur keta sheike mund t’i investonin ne SUPERSTRUKTUREN E VENDIT ,apo vendeve te tyre qe edhe keshtu jane kaq te varfera ,ne vend qe te mbledhen lojtaret me te mire ne qarkullim andej e ketej. Ndonjeri mund te me akuzoj dhe te me thote qe keto jane mendesi KOMUNISTE . Pse ky vrap i cmendur . MANCHESTER CITY eshte nje tjeter shembull negativ . KETO jane thjesht mendime dhe nuk i hodha ne EFIR per te shkaktuar efekte ,dhe nuk i permenda emrat e ekipeve per te lenduar tifozet e tyre .

    1. Horri i Bulevardit says:

      Eshte shume e drejte ajo qe shkruan ti Totila edhe PSG po ndjek rrugen e Mancester Sitit, ku me miljardat e sheikeve blihen lojtare te castit dhe vetem kaq, e filloi Abramovic, vazhdoi me M. Sitin dhe tani kemi miljarderin e rradhes qe kerkon te beje ekim vetem me lojtare te blere dhe mund tja dali nje sezon, por ne sezonin e dyte, bien si kerkpurdhat ne thatesire.
      Por ky lloj investimi sjell te keqen e largimit te elemntit te ri ne keto ekipe, se ata e shohin qe sdo te kene shance te luajne me ekipin e pare dhe largohen dhe keshtu nje tradite dhjetra vjecare, shkermoqet per tekat e nje biznesmeni te ardhur nga larg.
      Me kujtohet kur u be me ligj per te blere lojtare te huaj u fillua ne Itali dhe e vendosen qe ne nje ndeshje mos te luajne me shume se dy te huaj, kjo per shkak se do te shkaterrohej futbolli dhe elemnti baze ne ekipe, por do te shkaterrohej edhe ekipi kombetar, qe sdo te kishte lojtare te gatshem, te nivelit te larte, me vone e bene deri ne kater te huaj te luajne dhe pastaj e hoqen dhe perfundimi ishte qe ekipi kampion i Belgjikes ne vitet 80, kishte vetem nje lojtar vendas, dhe 10-lojtare te huaj luanin ne fushe, dhe perfundimi, ekipet belge, sjane me kerkund ne futboll.
      Por me vjen cudi nga disa komentues, jo ata qe bejne te fortin e shrjeve mbas monitorin, se sja vlen te shkruash, por per ata qe nuk kapin esencen e nje shkrimi, por kundersulmojne shpejt me Mesian e futbollit Mesi.
      Do te desha deri ne dy lojtare te huaj te luajne, por jo me shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje