Katari hedh poshtë akuzat e ryshfeteve për Botërorin 2022

28 Shkurt 2013, 14:44Sport TEMA

Konsultuesi i shtetit të Katarit për organizimin  Botëorirt 2022, Majk Li, ka hedhur poshtë akuzat për ryshfet që kanë dalë herë pas here ndaj këtij vendi, që në momentin kur siguroi organizimin e Botërorit 2022. Ai ka saktësuar se është vepruar në të njëjtën mënyrë si me kandidaturat e mëparshme për të cilat është punësuar, përfshirë atë të Lojërave Olimpike 2012 të Londrës.

“Nuk ka pasur asnjëherë një akuzë sipas të cilës është vërtetuar se kishte ryshfet. Në artikullin e publikuar nga “France Football”, flitet për bisedime mes qeverive të dy vendeve të ndryshme, por kjo është normale në proceset moderne të kandidaturës për aktivitete madhore sportive. Londër 2012 fitoi pjesërisht për shkak të Toni Bleir. Soçi 2014 fitoi pjesërisht për shkak të ndikimit të Putin, Rio 2016 fitoi pjesërisht për shkak të presidentit Lula”.

“Sigurisht, mendoj se ka prova që një qeveri po diskutonte me një tjetër, por nuk e shoh këtë si diçka ndryshe nga kandidaturat fituese të viteve të kaluara për aktivitetet sportive”, u shpreh Li për mediat britanike, duke shpjeguar këndvështrimin e tij.

Sipas “France Football”, Katari fitoi të drejtën e organizimit të Botërorit 2022 pasi “bleu” Mishel Platini me ndërmjetësimin e ish-presidentit francez, Nikolas Sarkozi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje