Klop hedh dyshime për Roben dhe Gomez

28 Shkurt 2013, 19:14Sport TEMA

Konfirmimi nga ana e drejtuesve të Borusai Dortmund se Robert Levandovski nuk do të rinovojë me klubin, duket se nuk ka kënaqur shumë trajnerin Jurgen Klop, i cili pas ndeshjes së humbur kundër Bajern Mynih, në vend që të fliste për lojtarin e tij, ka folur për ato të kundërshtarëve.

“Në vend të Levandovskit dhe të ardhmes së tij, unë do të isha më i interesuar të dija se ku do të luajnë në sezonin e ardhshëm Gomez dhe Roben”, tha Klop. “Nuk mendoj se ata do të pranojnë një tjetër vit si ky në stolin e rezervave. Ndoshta kjo është më interesante sesa të flasësh gjithmonë për Levandovskin”, ishte komenti i trajnerit që duket se shpresonte të mbante sulmuesin polak.

Drejtori sportiv i Borusias, Mikael Zork, konfirmoi se polaku do të largohej nga kjo skuadër, ndonëse nuk bëri të qartë nëse do të shitej apo do të respektonte deri në fund kontratën që e lidh me klubin deri në fundin e sezonit të ardhshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje